LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Miti i Kadmit, a ka patur zot në mitologjinë shqiptare dhe në periudhën iliro-romake

3 Qershor 2021, 12:55 Nga DOSJA
Miti i Kadmit, a ka patur zot në mitologjinë shqiptare dhe në periudhën

“Kulimllëku vagabond-modern (shqiptar) kërvesh buzët mbi thjeshtësinë e artë të mitologjisë sonë kombëtare”, do të shkruante i madhi Gjergj Fishta për mitologjinë dhe hyjnitë.

Përpos modernitetit, çdo komb ka historinë e vet. Edhe kulturën, edhe mitet, edhe hyjnitë…

Por sa i njohin shqiptarët Zotat, emrat e hyjnive që në thelb janë pellazgo-ilire, e që në rrjedhën e historisë janë të veshur me dhunë me “petkat” greke dhe romake? A kemi ne perëndi dhe a dyshojmë te miti jonë, i themelimit të iliro-shqiptarëve?

Edhe vetë studiuesi Tonin Çobani, që është marrë me mitologjinë shqiptare ndër vite, e ka të vështirë të t’i përgjigjet prerë pyetjes “a kemi Zota ne shqiptarët”? Por, ka! Ai shprehet se ekziston një mit që lidhet vetëm me iliro-shqiptarët dhe është miti i Kadmit.

“Më parë se të flitet për ilirë a fise ilire, më parë se në harta të shënohej Iliria a viset e ilirëve, në Mesdhe qarkullonte miti i Ilirit. Iliri është biri i Kadmit. Kadmi vetë është biri i mbretit Agenor (me nënë Telfasën). Dhe Agenori stërnip i Zeusit dodonas. Miti i iliro-shqiptarëve zuri fill kur Zeusi grabiti motrën e Kadmit, Europën. Kadmi dhe Harmonia lindën një fëmijë dhe e quajtën Ilir”, thotë Çobani për Gazetën “Si”.

Duke u nisur nga ky mit, sipas gojëdhënës është krijuar dhe Mbretëria Ilire.

“Gojëdhëna thotë se Kadmi dhe Harmonia u shndërruan në dy gjarpërinj/dragonj dhe u vendosën përjetësisht në Fushat e Elizeut. Iliri trashëgoi mbretërinë e të atit, të cilës i dha emrin e vet: Iliri. Ai u gëzua me shumë fëmijë (djem dhe vajza), emrat e të cilëve u mbetën fiseve ilire të hershme. Në këtë mit përmendet edhe fisi ilir i Enkelejve. Disa mendojnë se edhe fisi i Dardanëve ka marrë emrin e njërit prej djemve (apo vajzave) të Ilirit. Gjithsesi, edhe miti i Dardanit, i cili qarkulloi para dhe pas Luftës së Trojës,  është i të njëjtës kohë. Dardani është themeluesi i Dardanisë ilire. Por një Dardan është edhe themelues i Trojës. Mendohet të jetë i njëjti”, vijon Çobani.

Sipas studiuesit Çobani, edhe Zeusi që historikisht njihet si i grekëve, është pellazgo-iliro-shqiptar.

“Edhe Zeusi nuk është Zeusi i grekëve. Zeusi është kryeperëndia e Olimpit, por më përpara ai ka qenë kryeperëndi e Dodonës, dhe kultura dodone nuk është helene, as greke, kultura e Dodonës është pellazgo-ilire, dhe Zeusi që është gjet në ato rrënoja, është pellazgo-iliro-shqiptar”, shprehet Çobani për Gazetën “Si”.

Por siç duket ndër shqiptarë ka pasur dyshime për ekzistencën e miteve.

“Asnjë nuk dyshon se Romuli dhe Romi u ushqyen me qumështin e një ujkonje dhe ata themeluan Romën. Pse dyshojmë tek miti jonë ne, i themelimit të iliro-shqiptarëve, pse dyshojmë?”, thotë Çobani.

Ndërkohë që ngre pyetjen se “Pse nuk ua mësojmë fëmijëve në shkollë siç ua mësojnë romakët fëmijëve të tyre sot e kësaj dite, apo kemi frikë se mos u hyjmë në hise grekëve?”

Në një kohë që kjo pjesë e mitologjisë nuk ekziston në asnjë tekst shkollor e universitar, ai thotë se ndoshta “’kulimat’ e Fishtës (vagabondat modernë) janë edhe në Ministri, edhe në Akademi, edhe në institucione të tjera”.

Duke u kthyer pas në kohë për historinë se si janë trajtuar ndër vite zotat në vendin tonë dhe në marrëdhënien greko-romako-ilire, ai veçon dhe probleme.

“Në kohën e monizmit ka dy probleme, problemi i parë është se nuk ka Zota hiç. E dyta është se këtu ka problem ekspansioni, shtetet e fuqishme, perandoritë kanë kërkuar të jenë gjithmonë dominuese, kanë dominuar në shkrim, në kulturë, me armë, me pasuri, dhe romakët kanë pranuar që kanë marrë kulturën greke, grekët nuk pranojnë që kanë marrë kulturën pellazgo-iliro-shqiptare”, vijon më tej ai.

Sipas Çobanit, “mitologjia nuk mund të zgjidhë problemet që historia ende nuk i ka mbyllë kënaqshëm nga ana e saj. Mitologjia veçse provokon zgjidhje të mundshme, ndaj dhe historia e hyjnive nuk merr një përgjigje të prerë e të drejtpërdrejtë”.

Lidhur me rëndësinë e njohjes së mitologjisë për shqiptarët e sotëm, ai përfundon se këto janë të rëndësishme, aq sa është e rëndësishme kultura për njeriun

Marrë nga Gazeta SI.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture tonin cobani tonin cobani

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje