LIVE UPDATES
Bota

Mjekja angleze lëshon deklaratën bombë: Në Itali po vdesin nga COVID-19 ata që kanë bërë vaksinën e gripit

29 Gusht 2020, 12:59 Nga DOSJA
Mjekja angleze lëshon deklaratën bombë: Në Itali po vdesin

COVID-19-Prof. Dr. Dolores Cahill është diplomuar për mikrobiologji dhe ka doktoraturë për virologji. Po ashtu ka qenë pjesë e grupit të vaksinës për malarien. Dr. Cahill, ka kështu një karrierë shumë të gjatë dhe sot flet mbi situatën e krijuar nëpër botë për shkak të Covid-19. Sipas saj, situata ku ndodhet bota ka ardhur deri këtu për shkak të masave të tepruara.

Në një intervistë ajo ka thënë se izolimi pas datës 12 prill 2020 duhej të kishte marrë fund. Sipas saj, vetëm të moshuarit duhet të izoloheshin dhe ata që kishin sëmundje shoqëruese, ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë duhej të vijonte aktivitetin normalisht.

-Cili ishte momenti kur kuptuat që kishte diçka që nuk shkonte dhe se duhet të fillonit të krahasonit të dhënat?

Mendoj se ka qenë fillimi i shkurtit. Unë kam qenë duke punuar me një doktor, i cili po punon me Shtëpinë e Bardhë dhe po i këshillon mbi protokollet për parandalimin dhe trajtimin me hidroksiklorokinën. Unë e kam takuar në Amerikë dhe në mes të shkurtit ai po më thoshte gjithçka në lidhje me virusin dhe mjekimin me hidroksiklorokinë. Ka qenë shumë frustruese për mua që të mos e jepja më parë këtë intervistë, por kuptova që ajo që po thoja në uebfaqen time në shkurt, mars dhe prill ishte shumë më ndryshe nga ajo se çfarë po paraqisnin mediat.

Ka dy gjëra që dua t’u them njerëzve. E para është që duhet të ketë shumë shpresë. Që ky virus nuk është aq i rrezikshëm sa na është servirur. Dhe tjetra është që media ka raportuar numrin e të prekurve. Duhet të kemi parasysh që trupi i njeriut e lufton virusin për një periudhë 10 ditore dhe më pas ti ke imunitet përjetë. Pra nuk je më një rast, je një i shëruar me imunitet të përjetshëm. Unë vetë e kam kaluar infektimin nga virusi në fundin e janarit dhe fillimin e shkurtit. Në media raportohet sikur një rast infektimi është diçka e rrezikshme. Nëse je imun përjetë atëherë nuk ka pse të jetë e rrezikshme dhe duhet të jesh i lirë të funksionosh normalisht me jetën tënde.

Një gjë tjetër është që në Irlandë ashtu si edhe në pjesën tjetër të botës, gjysma e të vdekurve është mbi 80 vjeç dhe më pak janë personat mbi 50 vjeç. Kurse fëmijë vetëm nëse kanë pasur sëmundje shoqëruese. Kështu që ajo që po them është që nuk ka nevojë që të kemi një mbyllje tërësore të të gjithë shoqërisë. Njerëzit duhet të shkojnë në punë. Momentalisht jam në kontakte me ministrinë e Shëndetësisë së Irlandës dhe jam e gatshme të mbroj faktin që nuk duhet të ketë izolim dhe se jam e gatshme të pranoj edhe të quajturit fajtore nëse del e kundërta, gjë që nuk do të ndodhë. Ky mendim pra i pakuptimshmërisë së izolimit është mbështetur edhe nga Prof Knut Wittowski, i cili është një epidemiolog i rangut botëror. Ajo që njerëzit duhet të dinë është fakti se në trupin tonë ka me qindra mijë baktere dhe viruse. Dhe mënyra se si mikrobiologjia jonë e brendshme funksionon është se është shumë e rëndësishme që të kemi kontakt me këto viruse. Çdo vit ka viruse pafund që qarkullojnë në botë siç është edhe gripi i zakonshëm.

Sipas grafikut të ndërtuar nga Prof. Knut, këtë vit qarkulluan globalisht tre viruse, Influenca A, Influenca B dhe Covid-19. Shihet qartësisht që piku i virusit Covid-19 ka qenë më 22 mars. Duhet të dimë që një virus qarkullon në të gjithë globin në një periudhë 3 ose 4 javore. Pra pas 12 prillit nuk ka asnjë arsye për izolim. Të dhënat i përkasin Amerikës.

Ajo që duhet të nënvizoj është që imunologët e dinin që në fillim që nuk kishte nevojë të kishte një izolim fillestar. Ka viruse që prekin të rinjtë, ky virus qëlloi që prek më shumë të moshuarit, pra nuk kishim arsye se përse të izolonim popullsinë e shëndetshme.

Ka masa parandaluese që mund të marrësh për të rritur imunitetin. Vitamina D, vitamina C dhe zinku i japin një nxitje sistemit tonë imunitar, kështu që në momentin që ne e marrim virusin, kemi pak ose aspak simptoma për shkak se sistemi ynë i sulmon suksesshëm dhe shpejt gjithçka kalon.

Duhej thjesht që të izolonim në shtëpi personat mbi 80 vjeç. 80-90% e popullatës tjetër që janë kujdesur për gjendjen e tyre shëndetësore, nuk do të kishin simptoma dhe madje as nuk do ta dinin kurrë se e kishin pasur Covid-19. Pas disa javësh virusi do të kishte mbaruar ciklin e tij dhe nuk do të qarkullonte më dhe thjesht mund t’i lejonim të moshuarit të dilnin nga izolimi.

I quajturi Severe akute respiratory desease SARS Covid 1, në vitin 2003 qarkulloi po ashtu në të gjithë globin dhe filluan njerëzit të kishin frikë, por OBSH e qetësoi situatën. Që nga 2003 Sars 1 ka qarkulluar globin edhe dy herë të tjera, dhe kur unë pashë të dhënat, 7-15 % e popullsisë globale kishin tashmë antitrupa për këto lloj SARS-esh.

Edhe më përpara se të shfaqej Covid 19 ose ndryshe SARS 2, njerëzit do të dilnin pozitivë për trupa anti sars. Kjo për shembull mund të merret si një numër 400.000 për Irlandën. Tani këto 400.000 pasi janë testuar dhe kanë dalë me antitrupa, po raportohen si të prekur me Covid dhe që e kanë kaluar. Ndërkohë që ata i kishin antitrupat që nga Sars 1.

Ajo që duhej të bënin është që të karantinonin personat le të themi mbi 75 vjeç dhe ata me sëmundje shoqëruese të rënda si le të themi fibrozë cistike. Dhe t’u thoshim këtyre personave që të rrisnin sistemin e tyre imunitar duke marrë vitaminat e sipërpërmendura. Kështu që edhe ata mund të vazhdonin jetën e tyre dhe askush nuk do të kishte simptoma shumë të rënda dhe nuk do të kishim vdekje.

Hidroksiklorokina është përcaktuar nga mjekët në të gjithë botën si trajtimi më i suksesshëm në luftën kundër Covid-19. Siç ju thashë më lart kam qenë duke punuar me një doktor, i cili këshillonte Shtëpinë e Bardhë dhe ka përgatitur protokolle për to lidhur me shtete të tilla si India. Ajo që ata kanë bërë është që kanë dhënë një kokërr për tre javë ose 2 kokrra për gjashtë javë dhe he një kokërr kushton vetëm 10 cent. Kjo është përdorur për 60 vite për malarien dhe për 20 vite për lupusin dhe artritin dhe është zbuluar gjithashtu që është shumë efektiv në virusin HIV/AIDS. Është lehtësisht i aksesueshëm dhe është i prodhuar në masë. E gjithë bota kishte furnizime të tilla në gjendje.

Kështu që ajo që mund të bënim ishte dhe mbetet që t’i jepnim një ose dy kokrra të tilla stafeve mjekësore, të cilët ishin në vijën e parë dhe personave mbi 75 vjeç dhe nuk do të kishim askënd me simptoma, askënd që do të vdiste si dhe nuk do të kishim as izolim.

Media po e trajton këtë virus si një virus i klasit të katërt që është shkalla më e lartë e rrezikshmërisë. Ndërkohë që nëse punon me sistemin imunitar, 99% e popullsisë do ta kalonin virusin me simptomat e një gripi të thjeshtë ose pa simptoma fare.

Nga një studim i bërë nga një mjek në New York është nga 800 të infektuar me Covid-19 vetëm katër u desh të kërkonin ndihmën e kujdesit mjekësor dhe të shtroheshin në spital. Ajo që mjeku bëri është se ai, pa i takuar pacientët, u dorëzoi poshtë derës disa tableta me hidroksiklorokinë në momentin që pacientët kishin simptomën e të kolliturit dhe rezultonin pozitivë me Covid. Nuk pati asnjë të vdekur prej tyre.

Nëse mediat dhe qeveritë tona do të punonin për popullin ato do të jenin paralajmërime që po vjen një virus dhe duhet të bëjmë përpjekje për të rritur sistemin imunitar.

Gjithashtu hidroksiklorokina është përdorur suksesshëm në luftën kundër SARS 1 dhe me SARS 2 u përdor shumë suksesshëm në Wuhan. Atëherë qeveritë duhet të pajisnin popullsinë me këtë kokërr që kushton vetëm 10 cent dhe nuk ka as efekte anësore.

-Përse mendoni që veriu i Italisë u godit aq fuqishëm nga koronavirusi i ri?

Veriu i Italisë ka bërë shumë doza të vaksinës kundër gripit. Ushtria Amerikane, e cila u kishte bërë ushtarëve të saj vaksina kundër gripit, raportoi se në momentin që ushtarët ranë në kontakt me koronavirusin, u sëmurën shumë rëndë dhe shumë prej tyre edhe vdiqën. Kjo quhet interferencë virusale. Rasti i Italisë duket se është i njëjtë me atë të raportuar nga Ushtria Amerikane.

-Nuk e di se përse nuk po na thuhet që të përdorim vitaminën C, të hamë shëndetshëm, të marrim ajër të pastër apo të dalim në diell e të marrim vitaminën D. Po në fakt kemi një mot shumë të bukur që na mundëson diell dhe vitaminë D. Ndërkohë na thuhet rrini në shtëpi, izolohuni dhe prisni për vaksinën. Por sa i përket vaksinës, nuk di nëse do të dalë ndonjëherë. SARS- COV-1 nuk ka një vaksinë dhe ka pasur shfaqen e saj të parë në 2003. Në 17 vite nuk arriti askush të krijojë një vaksinë për SARS 1. Bashkimi Europian mbajti një samit për mbledhjen e fondeve për të financuar vaksinën anti Covid. Për çfarë po shpenzohen gjithë këto para?

Unë do t’i thoja BE-së dhe Irlandës se nuk ka asnjë arsye që të harxhojmë kaq shumë. Studimet që janë bërë deri tani kanë qenë për të mirat e vitaminës C, D dhe hidroksiklorokinës në bashkëpunim me disa antibiotikë.

Nuk ka nevojë për vaksinë. Ne e kemi tashmë trajtimin. Më është thënë nga mjekët në Amerikë që edhe personat që kanë qenë shumë të sëmurë dhe kanë qenë të shtruar në spital, pas një ose dy dozave 200 mg me këtë tabletë, janë shëruar. Doza të mëdha të vitaminës C është provuar që janë shumë efektive gjithashtu. Çdo trajtim që do të zbulohet duhet të krahasohet me tabletën e tanishme.

Duhet pasur parasysh që edhe vaksinat në përbërje dihet që kanë pjesë që ndikojnë keq në sistemin imunitar ose kanë mërkur. Nuk ka arsye të kemi toksina të tilla në trup kur nuk është e nevojshme. Unë do të përballesha me mediat dhe qeveritë për faktin se po neglizhojnë popullatën dhe se shumë njerëz po vdesin kot.

Marrë nga NOA

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 dolores cahill covid-19 dolores cahill

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj