LIVE UPDATES
Bota

Moderna flet për sukses në vaksinën kundër Coronas, Fauci: Rezultate shumë emocionuese

17 Nëntor 2020, 06:53 Nga DOSJA
Moderna flet për sukses në vaksinën kundër Coronas, Fauci:

TIRANË– Sipas sipërmarrjes, vaksina kundër Coronas, e grupit bioteknologjik amerikan Moderna tregoi në një analizë të ndërmjetme një efektivitet prej 94.5 përqind në mbrojtjen kundër COVID-19. “Ne do të kemi një vaksinë që mund të ndalojë COVID-19”, tha Presidenti i Moderna-s, Stephen Hoge. Moderna përgatitet që të aplikojë për një leje emergjente në SHBA në javët e ardhshme. Agjencia Evropiane e Medikamenteve ka nisur një proces të përshpejtuar të miratimit të vaksinës.

Imunologu dhe eksperti i njohur amerikan, Anthony Fauci reagoi me entuziazëm për të dhënat e kompanisë farmaceutike amerikane Moderna për vaksinën kundër koronës. “Këto janë padyshim rezultate shumë emocionuese,” tha Fauci, sipas CNN.

Moderna është kompania e dytë e madhe farmaceutike që paraqet brenda një jave të dhëna pozitive për studimin kryesor për një vaksinë kundër Coronas. Të hënën e kaluar, sipërmarrja e bioteknologjisë e Mainz-it të Gjermanisë, BioNTech dhe partneri i saj amerikan Pfizer ishin sipërmarrjet e para në botë që folën për një sukses të studimit të tyre kryesor për efektin e vaksinës. Sipas tyre, vaksina ofron më shumë se 90 përqind mbrojtje kundër COVID-19 dhe aplikimi për të marrë një leje emergjente në SHBA është planifikuar për këtë muaj. Në këtë mënyrë, planifikohet që në Shtetet e Bashkuara të dalin në treg në dhjetor dy vaksina kundër Coronas.

Vaksina e Modernas është më e qëndrueshme

Vaksina e Modernas mund të fitojë pikë mbi të gjitha me përparësitë e saj për magazinimin, krahasuar me vaksinën e Biontech-ut. Vaksina e Modernas nuk kërkon frigorifer tepër të ftohtë dhe për këtë arsye mund të transportohet më lehtë. Moderna pret që vaksina e saj të jetë e qëndrueshme për 30 ditë në temperatura normale frigoriferi prej dy deri në tetë gradë Celsius dhe se mund të ruhet në minus 20 gradë Celsius për deri në gjashtë muaj. Vaksina e Biontech-ut dhe Pfizer-it, nga ana tjetër, duhet të transportohet dhe ruhet në minus 70 gradë Celsius, kurse në temperatura normale të frigoriferit mund të ruhet për pesë ditë.

Të dyja vaksinat bazohen në atë që njihet si korrier ARN (mARN), i cili thuhet se përcjell informacione në qelizat njerëzore për të luftuar patogjenët. Një vaksinë e tillë besohet se prodhohet më shpejt në një shkallë të gjerë se vaksinat konvencionale. Por gjithashtu kanë nevojë për ftohje më të thellë. Biontech tashmë po punon për të zgjatur afatin e ruajtjes së vaksinës së tij në temperaturat e frigoriferit.

Më shumë dhimbje pas dozës së dytë

Deri tani në treg nuk ka asnjë vaksinë kundër koronavirusit, nga i cili kanë vdekur në të gjithë botën më shumë se 1.3 milion vetë. Sidoqoftë, kjo shihet si thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë. Analiza paraprake e studimit të Modernas bazohet në 95 infektime te testuesit, që morën vaksinë ose placebo. Prej tyre, infeksioni u shfaq vetëm tek pesë vetë, ndër ata që ishin vaksinuar.

Vaksia u injektua në dy doza. Sipas Modernas, testuesin kishin vetëm efekte anësore të lehta deri të moderuara. Sidoqoftë, një pjesë e konsiderueshme e vullnetarëve përjetuan më shumë dhimbje pasi morën dozën e dytë.

Në bursë, lajmi solli rritje të kursit të aksioneve: EuroStoxx50 u shtua me pothuajse dy përqind në kulmin e tij. Aksionet e Moderna u rritën me nëntë për qind.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anton fauci vaksina e modernas anton fauci vaksina e modernas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj