"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Molla” e sherrit janë fëmijët! Prindërit ankohen në Polici për ish-partnerët, e reja me vrap në Komisariat
7 Qershor 2021, 13:27Nga DOSJA
Fëmijët janë molla e sherrit mes çifteve të ndara. Çifti Kadri Saliaj dhe Dhurata Saliaj, që ziheshin se kush do të kujdesej për fëmijët, duke e mbyllur çështjen tragjikisht, nuk janë të vetmit. Një 28- vjeçare e divorcuar, me inicialet P.P, as që hezitoi t’i drejtohej komisariatit numër katër në Tiranë, menjëherë sapo njëri nga fëmijët teshtiu.
Sapo e reja ka konstuatuar se njëri prej tyre ishte ftohur gjatë takimit me të atin, i moshës 30 vjeç, gruaja ka thërritur të ëmën dhe e vendosur, i ka kërkuara ta shoqërojë, jo në spital, por në polici.
Burime të GazetaSi.al, konfirmojnë zyrtarisht se grindja mes çiftit të ndarë, ka kulmuar pas takimit të radhës që babai kishte me dy fëmijët e tij, që sipas një vendimi të gjykatës, ai kishte të drejtë t’i mbante ata nga e premtja pas shkollës, deri të dielën në darkë.
P.P., sipas policisë kallëzoi ish-partnerin se shpesh ai e shkel urdhrin e gjykatës për ndarjen e ditëve, e megjithatë ajo nuk është përplasur me ish-partnerin.
“Dëshiroj të theksoj se javën e parë, kur erdhi dhe i mori, fëmijët ishin që të dy shumë mirë me shëndet, – thekson gruaja në polici, – por kur i ktheu të dielën në darkë, ishin që të dy me rrufë dhe teshtima. Ish- burri u justifikua, se kishte harruar freskuesen ndezur. Mbas kësaj, i kërkova që javën që vjen të mos vijë për t’i marrë derisa ata të shërohen.
Burimet policore, i thanë GazetaSi.al, se kjo kërkesë e P.P., e ka nxehur disi babain e fëmijëve, i cili i vendosur, ka shkuar me makinë në punën e saj.
“E pashë me makinë dhe u tremba, kuptova që ky vendim për mos t’ia lënë fëmijët derisa të shërohen, e ka mërzitur”, – thotë më tej në kallëzim e reja.
Sipas saj, fillimisht ish-burri ka telefonuar ish- vjehrrën, duke e pyetur “ku janë fëmijët e mi” dhe kur e moshuara i është përgjigjur që i ka ajo, ka filluar të shajë.
“Jam në punë, – shton e reja, – dhe më së shumti për të dy fëmijët kujdeset mami. Ai është I bindur që është më i vëmendshëm se unë dhe më i kujdesshëm se unë, mirëpo tek unë, fëmijët nuk sëmuren nga një freskuese siç i ndodhi atij”, – mbyll rrëfimin 28-vjeçarja.
Policia bën me dije për GazetaSi.al, se ka pyetur së pari ish-vjehrrën, se si janë marrëdhëniet mes dy ish- bashkëshortëve dhe në dijeninë e saj, gruaja ka shtuar se e bija dhe ish-burri i saj, grindet më së shumti për oraret, pasi asnjë prej tyre nuk është korrekt, në zbatim të vendimit që ka shpallur Gjykata e Tiranës për rritjen e tyre.
Më pas tregohet se është pyetur i riu, që këmbëngul se është një baba i kujdesshëm dhe se i ka dorëzuar të shoqes të gjitha detyrimet monetare me përjashtim të muajit gusht, në të cilin sipas gjykatës, fëmijët qëndrojnë me babain.
“Ish-gruaja më ka bërë bllok telefonin, – deklaron burri, – dhe kam merak se duhet ta pyes si janë, si është shëndeti i fëmijëve. Ajo s’ma hap, nuk përgjigjet. Atëherë detyrohem të flas me ish-vjehrrën, ose t’i shkoj ish-gruas tek puna. Mbase ajo vepron kështu qëllimisht, që t’më denoncojë për përndjekje”, – aludon babai i dy fëmijëve.
I pyetur nga policia nëse ka qenë neglizhent gjatë mbajtjes së dy të miturve dhe përse ata janë ftohur, babai e ka mbyllur i revoltuar.
“Ajo nuk kujdeset aspak më shumë se unë për fëmijët. Askush nuk mund ta thotë këtë, fëmijët teshtijnë dhe i kap rrufa, por kjo nuk më bën baba të keq”, – thotë në dëshminë e tij i denoncuari.
Marrë nga GazetaSi
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Studiuesi Eno Barjami ka folur për vdekjen e mistershme të 23-vjeçares Evgjeni Baxho, në trupin e së cilës u gjetën disa simbole, për të cilat pretendon ...
SARANDË– Më shumë se 10 persona janë shoqëruar në komiariatin e policisë së Sarandës për tu marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e biznesmenit Gramoz...
TIRANË–Presidenti i Republikës Ilir Meta në kuadër të ditës Botërore të Mjedisit ka zhvilluar ditën e sotme një veprimtari ndërgjegjësuese ku morën pjesë s...
Top Channel ka mësuar detaje të reja për vrasjen e Kudret Saliaj nga ish vjehrri i tij rreth 30 minuta para seancës gjyqësore. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar s...
TIRANË– Enkeleda Kapedani është përlotur gjatë seancës së KLGJ për publikimin e videove të saj nga ambientet e zyrës. Ajo është shprehur se do të japë dorë...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë pas hetimeve për vrasjen e Kudret Saliajt. Mësohet se në dosjen e prokurorisë thuhet se babë e bijë kanë organizuar vrasje...
DIVJAKË– Një sherr për motive banale mes tre personave ka ndodhur në Divjakë, e më pas konfliki është përshkallëzuar, derisa një prej tyre ka nxjerrë...
KSAMIL– Zëvëndës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka deklaruar se aksioni ‘Bregdeti ynë’ për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit pritet të përf...
BERAT– Pas katër ditësh ka nisur puna për rindërtimin e urës së Drazezës. Forcat xheniere të ushtrisë kanë zbarkuar në terren për të ndërtuar urën provizore 25 ...