Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pasi ky i fundit ka thënë se Kryemadhi duhet të paditej në prokurori për shpifje.
Në një deklaratë, sekretarja organizative e LSI-së, Eriona Bixha tha se grupi i këshilltarëve të kësaj partie ka qenë gjithmonë zëri i banorëve të Tiranës, duke mbrojtur vetëm interesat e tyre dhe çdo vit para çdo miratimi të buxhetit i kemi paraqitur Bashkisë së Tiranës paketë propozimesh konkrete për çdo njësi administrative, si edhe për gratë-vajzat dhe të rinjtë.
Mes të tjerash LSI theksoi se Veliaj ka detyrim ndaj qytetarëve të Tiranës, ndërsa i sugjeron që mos të merret me propagandë.
REAGIMI I LSI
Kryemashtruesi Erion Veliaj foli pak më parë nga Njësia Administrative nr. 9, për Tiranën e “kuruar” me photoshop që ai poston në rrjetet sociale (ku dielli lind në perëndim), duke harruar që Tirana e vërtetë është ajo që qytetarët jetojnë çdo ditë, me mungesën e infrastrukturës, me ekonominë e shkatërruar, me trafikun e rënduar, me kullat e larta “mbytëse” etj. Si ish-anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës i rikujtoj Erion Veliajt se grupi i këshilltarëve të LSI-së ka qenë gjithmonë zëri i banorëve të Tiranës, duke mbrojtur vetëm interesat e tyre dhe çdo vit para çdo miratimi të buxhetit i kemi paraqitur Bashkisë së Tiranës paketë propozimesh konkrete për çdo njësi administrative, si edhe për gratë-vajzat dhe të rinjtë. Të kujtoj, që më datë 26.12.2015 në paketën e propozimeve të grupit të këshilltarëve të LSI-së për buxhetin e 2016 konkretisht për Njësinë Administrative nr. 9 kemi kërkuar zgjidhjen e 3 problemeve kryesore:
1- pastrimin dhe sistemimin e kanaleve të ujërave të zeza bllokimi i të cilave bëhet shkak për përmbytjet e vazhdueshme.
Fatkeqësisht, ende banorët e zonës së “Don Boskos” vazhdojnë të dalin me çizme llastiku nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.
2- ndërtimi i një kompleksi çerdhe-kopësht-shkollë në zonën informale.
Një kërkesë e vazhdueshme e bërë në të 4-ta vitet, si një nevojë emergjente për banorët e zonës informale. Edhe pse sot me shumë vonesë, ka nisur ndërtimi i një shkolle për këtë zone, që fatkeqësisht është e rrethuar nga ndërtime kompleksesh gjigande pallatesh duke i “marrë frymën”.
3- pika e tretë në kërkesën e sipër përmendur është: rregullimi i infrastrukturës në zonën informale ku sot është edhe me keq.
Rrugë të pashtruara, puseta të hapura, ndriçim dhe sinjalistikë e munguar, psh Rr. “Pirro Naçe”, Rr. “Andrea Themeli”, Rr. “Ali Kukaleshi” etj. Edhe diçka të fundit dua të të kujtoj Erion Veliaj, që banorët e ” Bulevardit të Ri” të nxjerrë me gaz lotsjellës nga shtëpitë e tyre ende pa u gdhirë, në Lotin e 3, enden rrugëve te Tiranës ende pa marrë dëmshpërblimin e pronës. Detyrimi që ke ndaj qytetarëve të Tiranës është i madh, ndaj boll propagandës, mashtrimeve dhe vjedhje.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duhet të paditet në Prokurori për shpifjet lidhur me rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duhet të paditet në Prokurori për shpifjet lidhur me r...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me videon që u publikua ditën e djeshme nga emisioni investigativ “STOP” për ...
TIRANË- Vaksinimi nisi edhe në Shqipëri, ndërsa efektet anësore deri më tani të Pfizer/BioNtech, kanë qenë të papërfillshme. Sidoqoftë, për rrjetin dhe faq...
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ne këtë takim nuk është rënë dakord mes përfaqësues...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e sotme ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit të Piro Samarës, i...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka nënshkruar marrëveshjen e parë me aleatin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën...
TIRANË-Depoja e Barnave ka kapacitet për 7 milionë doza vaksinash! Kjo është deklarata që tha ditën e sotme ministrja Manastirliu teksa ishte me kryeminist...
TIRANË– Këshilli i Ministrave i hap rrugë heqjes së tarifës doganore për vaksinat kundër koronavirusit që do të importohen në vendin tonë. Kuvendi do të mi...
SHKODËR– Përmbytjet në Shkodër treguan mungesën e investimeve të qeverisë ne zonat bujqësore, ku mungon infrastruktura kulluese. Banorët në Daj&ccedi...