Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
NORVEGJI – Një delegacion i talibanëve po viziton për herë të parë Evropën, që prej se ky grup militant mori pushtetin në Afganistan, teksa përfaqësuesit talibanë po marrin pjesë në bisedimet me pjesëtarët e shoqërisë civile afgane.
Bisedimet po mbahen në Norvegji dhe ato do të fokusohen në të drejtat e njeriut.
Delegacioni i talibanëve po kryesohet nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Amir Khan Muttaqi. Talibanët do të zhvillojnë bisedime me aktivistet, gazetarët dhe pjesëtarë të tjerë të shoqërisë civile, përpara se më 24 dhe 25 janar të takohen me diplomatët perëndimorë.
Ministria e Jashtme norvegjeze tha se delegacioni taliban do të takohet edhe me afganët që gjenden në këtë shtet, përfshirë “lideret gra, gazetarët dhe personat që punojnë për të drejtat e njeriut, për çështjet humanitare, ekonomike, sociale dhe politike”.
Një delegacion i Shteteve të Bashkuara, i kryesuar nga përfaqësuesi i posaçëm për Afganistan, Tom West, planifikon që në bisedimet me talibanët të diskutojë për “formimin e një sistemi përfaqësues politik, për përgjigjen urgjente humanitare dhe krizën ekonomike, për shqetësimet e sigurisë dhe kundërterrorizmit, për të drejtat e njeriut, veçanërisht për arsimimin e grave dhe vajzave”, u tha në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Më 21 janar, ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeldt, theksoi se vizita nuk paraqet “legjitimim apo njohje të talibanët. Por, ne duhet të bisedojmë me ata që qeverisin sot shtetin”.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar lidhur me situatën serioze në Afganistan”, tha Huitfeldt, duke theksuar se kushtet ekonomike dhe politike kanë krijuar “një katastrofë humanitare të shkallës së gjerë për miliona persona” që përballen me uri në Afganistan.
Talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit në mesin e gushtit të vitit të kaluar. Qeveria e shpallur prej tyre nuk është njohur ndërkombëtarisht.
Marrë nga REL
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ARMENI – Presidenti i republikës së Armenisë, Armen Sarkisian ka dhënë sot dorëheqjen pas përplasjeve të shumta me kryeministrin e vendit Nikol Pashinian ...
TURQI – 3 viktima dhe 18 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotën në rrethin Beykoz të Stambollit në Turqi. Autobusi me të c...
JEMEN – Rebelët Houthi në Jemen morën përgjegjësinë për një sulm në Emiratet e Bashkuara Arabe gjë që mund të shënojë një përshkallëzim të madh në rajon, ...
MAQEDONI E VERIUT – Masat kufizuese që Kosova ka vendosur për qytetarët që hyjnë në territorin e saj ka shkaktuar reagimin e zv/ministrit të Shëndetësisë ...
SPANJË– Spanja kërkon që Covid-19 të trajtohet si një grip sezonal. Pavarësisht kundërshtimeve të OBSH-së e paralajmërimeve, Spanja është vendi i dyt...
ITALI – Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni është shtruar në njërin prej spitaleve të Milanos. Mediat italiane shkruajnë se 85-vjeçari ka kr...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 23 janar se në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 2,957 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja...
IRLANDË-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Irlandë ku dy të rinj u futën në postë për të tërhequr pensionin e një të vdekuri. Ngjarja ka ndodhur në qyte...
TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me dezinformimin që sipas saj po bë...
HONDURAS – Një skenë e vërtetë filmash ka qenë ajo e regjistruar në Parlamentin e Hondurasit, ku ka pasur një përleshje fizike mes deputetëve. Incidenti në fjal...