Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KINË–Izolimi i vendeve dhe mbyllja e kufijve nuk mund të hiqet plotësisht deri në zbulimin e një vaksine. CNN shkruan se sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore ‘The Lancet,” është vënë re se izolimet drastike që u morën nga Kina ishin ato që i dhanë fund valës së parë të infektimit nga Covid-19.
“Këto masa duket se kanë zvogëluar numrin e infeksioneve por rastet mund të rikthehen lehtësisht pasi bizneset, operacionet e fabrikës dhe shkollat gradualisht rifillojnë dhe rritin përzierjen sociale, veçanërisht duke pasur parasysh rrezikun në rritje të rasteve të importuara nga jashtë, pasi Covid-19 vazhdon të përhapet globalisht,”- tha Profesori Joseph T Wu nga Universiteti i Hong Kongut, i cili bashkë-drejtoi studimin.
Ai paralajmëroi se shpejtësia e infeksionit do të rritet nëse qeveritë nuk siguroheshin që kufizimet të hapen ngadalë dhe që gjithçka të monitorohet nga afër.
“Megjithëse politikat e kontrollit si distanca fizike dhe ndryshimi i sjelljes ka të ngjarë të mbahen për ca kohë, duhet kufizuar rifillimi i aktiviteteve ekonomike derisa vaksinat efektive të bëhen gjerësisht të disponueshme,”– shtoi ai më tej.
CNN shton më tej se vendet që kanë kaluar disa javë në kufizime, nuk duhet të marrin parasysh hapjen e kufijve dhe lehtësimin komplet të masave, pasi kjo mund të jetë e rrezikshme. Hapi i gabuar mund të çojë në shpërthime të mëtejshme dhe kufizime të reja, dhe mund të jetë katastrofik për shërbimet shëndetësore dhe ekonomitë.
Austria të hënën tha se gradualisht do të fillojë të rihapë dyqanet pas Pashkëve. Në Gjermani, një grup ekonomistësh, avokatë dhe ekspertë mjekësorë rekomandojnë një rigjallërim gradual të ekonomisë më të madhe të Evropës që do të lejonte që industritë specifike dhe punëtorët të rifillojnë aktivitetet e tyre ndërsa ndërmerren hapa për të parandaluar ringjalljen e koronavirusit.
Disa akademikë shkruajnë në një studim të botuar javën e kaluar nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike Ifo, se ata nuk presin që një vaksinë apo trajtim efektiv për koronavirusin të jetë në dispozicion para vitit 2021. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po rishikon bllokimin e saj pothuajse tre javë pas fillimit të gjithçkaje.
Studiuesit britanikë të ekonomisë kanë sugjeruar që 4.2 milion të rinj të moshës 20-30 vjeç që nuk jetojnë me prindërit e tyre duhet të lejohen të kthehen në punë së pari.
Efektet e heqjes së masave, shumë herët mund të godasin disa zona më tepër se të tjerat. Analizat e në raportin e ‘Lancet’ treguan se rreziku i vdekjes për ata që testuan pozitivisht për Covid-19 ndryshonte ndjeshëm në pjesë të ndryshme të Kinës, bazuar në zhvillimin ekonomik dhe disponueshmërinë e burimeve të kujdesit shëndetësor.
Shkalla e vdekjes në Hubei ishte 5.91%, gati gjashtë herë më e lartë se jashtë krahinës, ku ishte 0.98%.
Kufizime të rrepta në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave u vendosën në të gjithë Kinën në 23 janar pasi koronavirusi i ri u shfaq në Wuhan në dhjetor, duke prekur në mënyrë drastike ekonominë, si dhe liritë personale. Që nga ajo kohë janë rihapur në mënyrë progresive në disa provinca kineze.
Analiza e katër qyteteve dhe 10 provincave jashtë Hubei thotë se masat duhet të hiqen gradualisht. Studimet sugjerojnë gjithashtu se pasi të rritet numri i personave të infektuar, masat shtrënguese nuk do ta zvogëlojnë dot.
“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se ndërsa aktiviteti ekonomik rritet në të gjithë Kinën në javët e ardhshme, infeksioni lokal ose ai i importuar mund të çojë në rigjallërimin e transmetimit,” shtoi autori bashkë-udhëheqës, Dr. Kathy Leung nga Universiteti i Hong Kongut.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Amerika tashmë është vendi më i prekur nga Covid-19 dhe numri i viktimave po rritet nga ndjeshëm çdo ditë. Autoritetet shëndetësore raportojnë se g...
FRANCË-Numri i viktimave në Francë po rritet ndjeshëm, ku sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 1341 viktima, duke e &cced...
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Boris Johnson është përmirësuar dhe ka dalë nga terapia intensive. “The guardian“, shkruan se Johnson është ...
ITALI- Prej më shumë se një muaji, njeriu më i dashur për amerikanet është Dr. Anthony Fauci, eksperti infektivolog dhe epidemiolog i Task-Forcës Koronavirus të...
SHBA- Dje në mbrëmje vonë ka mbrri në “Qytetin e Alpeve” ndihma humanitare me 25 tonë miell për 1 mijë familje më në nevojë të Tropojës, e dërguar nga shqiptaro...
ANGLI- Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit në një studim të bërë janë shprehur se ekzitojnë tre lloje të ndryshme të Covid-19 që infektojnë njerëzit. Këto ...
KENYA- Organizata ndërkombëtare bamirëse ‘Oxfam’, ka paralajmëruar se gjysmë milardë njerëz në të gjthë botën mund të përfshihen nga varfëria në botë nga Covid-...
KINË– Qyteti Wuhan është vendi ku për herë të parë u dëgjuar fjala koronavirus, virus i cili tashm është përhapur në të gjithë botën dhe po merr mijëra jet...
KARAIBE– Një parti e shfrenuar e organizuar nga fëmijët e biznesmenëve të fuqishëm në Venezuelë ka sjellë shpërthimin e Covid-19 në arkipelagun e Los Roques në ...
ITALI– Shpërthimi i koronavirusit bëri që shumë çifte të anulojnë datën e dasmës ose të bëjnë një ceremoni më të thjeshtë si shkak i Covid-19.Kështu ka ...