LIVE UPDATES
Bota

“Mos tregoni varret e shqiptarëve në Serbi, se ndryshe…”/ Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, letër ambasadorë

4 Tetor 2020, 08:31 Nga DOSJA
“Mos tregoni varret e shqiptarëve në Serbi, se

KOSOVË– Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla u ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të QUINT-it në lidhje deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. Letra vjen pasi ky i fundit kërcënoi serbët që mos të tregojnë  varret e viktimave shqiptare të varrosura në Serbi gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj-Stublla ka publikuar dhe letrën ku krahas saj shkruan: Kjo është letra ime për ambasadorët e QUINT-it për veprimet e fundit të turpshme të qeverisë serbe karshi viktimave Kosovare-Shqiptare të luftës së fundit në Kosovë.

Letra e plotë:

Të nderuar Ambasadorë të Grupit Quint në Kosovë dhe Serbi,

Megjithëse po kalojmë një kohë sfiduese pandemie, dhe të gjitha qeveritë demokratike po tregojnë shenja të respektit dhe solidaritetit më të madh reciprok,

Serbia po minon frymën e dialogut, marrëdhëniet fqinjësore dhe proceset e një pajtimi të mundshëm pas marrëveshjes së Uashingtonit dhe dialogut aktiv në Bruksel.

Duke qenë se i përkas brezit të luftës;

Duke qenë anëtare e një familjeje që ishte viktimë e masakrës së tmerrshme të Lybeniqit në 1999, eshtrat mortore të së cilës u kthyen nga Serbia vetëm dy vjet më parë;

E ndërsa shumë më tepër se një mijë shqiptarë të Kosovës ende janë të zhdukur, unë ndjehem e detyruar të shpreh zhgënjimin tim të thellë për një indiferencë totale të bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e gjuhës së turpshme të qeverisë Serbe kundër viktimave të luftës së fundit dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Më lejoni të kujtoj se Kosova ende pret drejtësinë për veprimet gjenocidale të Serbisë ndaj më shumë se 13,000 shqiptarëve të Kosovës të vrarë – përfshirë foshnje 18 muajshe, më shumë se 1,300 fëmijëve, më shumë se një milion të dëbuarve nga Kosova, më shumë se 400 masakrave të kryera sistematikisht, më shumë se 20,000 grave të dhunuara dhe shumë pasuri e objekte të tjera kulturore, fetare dhe historike të vjedhura ose shkatërruara!

Kërcënimet publike nga Ivica Daçiq, ndaj serbëve të cilët tregojnë vendet ku fshihen trupat e viktimave shqiptare të Kosovës, ka shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme për popullin e Kosovës e hapje të plagës së vjetër, dhe veçanërisht për familjet e viktimave dhe atyre që ende rezultojnë të zhdukur 21 vjet pas luftës. Për më tepër, thirrja ksenofobe e Aleksandar Vulin ndaj shqiptarëve – në deklaratën e djeshme zyrtare për shtyp – meriton dënimin tuaj të fuqishëm ndaj akteve të turpshme dhe shoviniste të qeverisë së Serbisë.

Ndërsa ne e respektojmë dhe e admirojmë shumë veprimtarinë tuaj të pasur diplomatike në të gjitha aspektet e interesit tonë të përbashkët dhe jetën e përditshme – e cila gjithashtu ka një ndikim transformues për Kosovën dhe institucionet e saj, ne gjithashtu presim që të njëjtat standarde të zbatohen kur e kaluara jonë tragjike nënçmohet dhe sulmohet përsëri nga vetë kryesit e saj.

Agresori dhe viktima do të mund të kenë trajtim të barabartë vetëm atëherë kur të vendoset drejtësia për të gjitha mizoritë dhe krimet e së kaluarës. Pa këtë premisë – trajtimi asimetrik është për fat të keq – gjithmonë i favorshëm për agresorin.

Ju ftoj të dënoni ashpër gjuhën jashtëzakonisht ofenduese të qeverisë Serbe, duke u mbështetur në bazamentin e fortë të paqes dhe sigurisë që ju keni siguruar për ne në Kosovë, por edhe në Serbi.

Ju lutemi pranoni vlerësimet e mia më të larta.

Sinqerisht e juaja,

Meliza Haradinaj-Stublla

Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,. 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic meliza haradinaj stublla ivica dacic meliza haradinaj stublla

Sondazh

Poll
Bota 4 Tetor 2020, 07:13

ITALI- Dy persona kanë vdekur dhe 25 janë zhdukur pas një stuhie të fuqishme që goditi Francën Jugore dhe Italinë Veri-Perëndimore. Sipas mediave të huaja stuhi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj