LIVE UPDATES
Bota

Moska mohon akuzat se forcat ruse kanë përdorur dhunë kundër civilëve në Ukrainë

12 Prill 2022, 07:14 Nga DOSJA
Moska mohon akuzat se forcat ruse kanë përdorur dhunë kundër

Ukraina i ka bërë thirrje Perëndimit për më shumë armë, si ndihmë për t’i dhënë fund rrethimit të qytetit të Mariupolit, si dhe që të shmangë një ofensivë ruse në lindje.

Ndërkohë janë shtuar raportimet për dhunime dhe brutalitet kundër civilëve ukrainas dhe dyshohet se përgjegjëse janë forcat ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë të hënën vonë se Rusia mund t’iu kthehet armëve kimike teksa mbledh trupat ushtarake në rajonin lindor të Donbasit për një tjetër sulm në qytetin e Mariupolit, ku besohet se mijëra persona kanë vdekur si pasojë e rrethimit gati shtatëjavor.

“Kur është fjala për armë të domosdoshme, ne ende varemi nga furnizimet, nga partnerët tanë. Fatkeqësisht ne nuk po marrim aq sa na duhet për t’i dhënë fund kësaj lufte më shpejt… në veçanti për t’i dhënë fund bllokadës në Mariupol”, ka thënë ai.

Lideri i parë i Bashkimit Evropian që është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, prej kur ky i fundit ka nisur atë që e quan “operacion special ushtarak”, kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të hënën, 11 prill se ofensiva në lindje është “duke u përgatitur në shkallë masive”.

Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me Putinin në Moskë. Pas humbjeve të mëdha dhe tërheqjes së forcave nga lagjet e Kievit, Rusia është koncentruar në Donbas, ku kërkon që Ukraina t’ua lë kontrollon luftëtarëve separatistë.

Marrja e kontrollit të Mariupolit do t’i mundësonte Moskës që të tentonte të rrethonte forcat kryesore ukrainase në lindje.

Largimi i forcave ruse nga rajoni i Kievit ka vënë në pah dyshimet për krime lufte, duke përfshirë ekzekutime dhe dhunim të civilëve.

Moska hedh poshtë akuzat duke i konsideruar ato provokime ukrainase dhe perëndimore, si dhe ka akuzuar forcat ukrainase për dhunë seksuale.

Një zyrtare e lartë e Kombeve të Bashkuara, Sima Bahous, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ndonëse të gjitha dyshimet duhet të hetohen në mënyrë të pavarur, “brutaliteti i shpërfaqur kundër civilëve ukrainas ka ngritur të gjithë flamujt e kuq”.

“Ne jemi duke dëgjuar në vazhdimësi për dhunime dhe dhunë seksuale”, ka thënë ajo.

Kateryna Cherepakha, presidente e grupit të drejta të njeriut La Strada-Ukraine, ka thënë para Këshillit të Sigurimit se “ne e dimë dhe e shohim – dhe duam që ju të dëgjoni zërat tanë – që dhunimet janë duke u përdorur si armë lufte nga pushtuesit rusë në Ukrainë”.

Zëvendësambasadori rus në Kombet e Bashkuara ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka akuzuar Ukrainën dhe aleatët e saj “për synimet e qarta që të prezantojnë ushtarët rusë si sadistë dhe dhunues”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se Qeveria e Ukrainës është duke u udhëzuar nga Shtetet e Bashkuara si të prezantojë të dhëna të rreme për dhunën e ushtarëve rusë ndaj civilëve, pavarësisht atyre që Ministria i ka konsideruar “masa të pashembullta për të shpëtuar civilët”.

“Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë shumë vite përvojë në organizim të provokimeve me viktima njerëzore, vazhdojnë fushatën e tyre për të krijuar dhe promovuar ‘të dhëna’ të rreme”, ka thënë Ministria.

Putin pritet të takohet me liderin bjellorus Aleksandr Lukashenka të martën, 12 prill, për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe sanksionet e Perëndimit, kanë raportuar agjencitë e lajmeve në Rusi dhe Bjellorusi.

Bjellorusia është vend kyç për forcat ruse. Shtetet e Bashkuara kanë synuar të rrisin presonin ndaj Putinit, përmes ndalesave në gazin dhe naftën ruse, ashtu që ai të tërheqë trupat e tij nga Ukraina.

Mirëpo fuqitë botërore, përfshirë Kinën dhe Indinë nuk kanë vënë sanksione kundër Rusisë.

E joshur nga zbritjet, India ka blerë më shumë naftë të papërpunuar nga Rusia, prej nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt, sesa gjithë vitin e kaluar, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Në një video-lidhje, presidenti amerikan, Joe Biden i ka thënë kryeministri indian, Narendra Modi “shumë qartë se nuk është në interesin e tyre” që të rritet varësia nga energjia ruse, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Në një pjesë të shkurtër të bisedës, e cila është bërë publike për gazetarët, Modi ka thënë se ka propozuar në bisedimet e fundit me Rusinë që Putin dhe Zelensky të zhvillojnë negociata direkte.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Moska nuk do të ndalojë luftimet për çfarëdo rundi të ri të bisedimeve për paqe.

Bisedimet e fundit të këtij formati janë mbajtur më 1 prill. Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se bombardimet ruse po vazhdojnë në Donbas, mirëpo forcat ukrainase kanë zmbrapsur disa sulme dhe kanë shkatërruar tanke, pajisje dhe artileri ruse.

Guvernatori i rajonit lindor, Luhansk, ka thënë në një paraqitje televizive se bombardimet janë duke u shtuar çdo ditë dhe u ka bërë thirrje civilëve që të evakuohen.

Marrë nga REL.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 11 Prill 2022, 13:37

Kroacia shkarkon 24 punonjës në ambasadën ruse

KROACI– Qeveria kroate u kërkoi sot 24 punonjësve të ambasadës ruse të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe “sulmit barbar”, njof...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj