Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
GJAKOVË – Dy motra janë bërë bashkë dhe kanë dhunuar kunatën e tyre, nusen e vëllait, ndërsa i kanë marrë fëmijët dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia. Episodi është regjistruar në fshatin Qifllak të Gjakovës.
Ka qenë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka konfirmuar ngjarjen në fjalë, ndërsa bëri me dije se, pas marrjes së denoncimit nga e dhunuara, kësaj të fundit i janë rikthyer dy fëmijët e mitur, me të cilët është strehuar tek prindërit e saj.
Ndërkohë, njëra prej të akuzuarave është arrestuar dhe marrë në pyetje për ngjarjen, ndërsa kunata tjetër është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesën e saj kur ka shkuar policia ta shoqërojë në komisariat.
“Datë 22.12.2021 rreth orës 13:00 është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale ‘Dhuna në familje’ pasi që policia ka pranuar informate përmes telefonit nga prindi i viktimës, i cili raporton se vajza e tij e cila është e martuar që 5 vite në fshatin Qifllak sot është rrahur nga dy kunata e saj. Motrat e burrit dy të dyshuarat e lartëckura, i kanë ndaluar dy fëmijët e saj dhe e kanë dëbuar nga shtëpia”, tha Gjurkaj, i cili tha se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.
“Viktima është intervistuar në stacionin policor, ju është ofruar ndihma mjekësore në QKMF Rahovec pasi kishte lëndim të lehtë në dorën e djathtë të shkaktuar nga dhuna e përdorur, me pas në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale janë marrë dy fëmijët e viktimës të moshës 3 dhe 1 vjeç, ju janë dhënë viktimës dhe me vullnetin e saj viktima bashkë me fëmijët është strehuar të prindërit e saj në fshatin Ratkoc”, njoftoi Gjurkaj.
Zëdhënësi i Policisë shtoi se njëra nga të dyshuarat është arrestuar dhe intervistuar për rastin e cila e mohon në tërësi veprën, ndërsa e dyshuara tjetër nuk është hasur në shtëpi, dhe se të njëjtës i është lënë ftesa të paraqitet në stacionin policor në Rahovec me qëllim të intervistimit.
“Pas intervistave është konsultuar Prokurori kujdestar i cili udhëzon rastin në procedurë të rregullt. Për rast është njoftuar Qendra për pune sociale dhe mbrojtësi i viktimave”, pohoi ai.
(E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BOSNJE-HUNGARI / Kryetari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiç ka deklaruar se nëse të huajt nuk e ndalojnë anëtarin serb presidencës ...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, sot do të mbajë konferencën e tij vjetore për media.Kjo konferencë vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Pe...
TURQI – Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Turqi, ku një mësues matematike në Aksaray, ka ushtruar dhunë fizike me shuplaka dhe grushte ndaj një nxë...
KOSOVË- Në Komisionin për Legjislacion, ku ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po raportonte marrëveshjen me Danimarkën, ka filluar një debat mes saj d...
ATHINË – Një ngjarje vërtet e rëndë është regjistruar në në një jetimore në Greqi, ku autoritetet vendase kanë zbuluar skandalin ku punonjëset abuzon...
STOKHOLM – Një 34-vjeçar është qëlluar për vdekje në mes të ditës në qendër të Stokholmit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në hotelin në...
FILADELFIA – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Filadelfias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një kongresmene amer...
KINË- Një universitet në Hong Kong ka hequr një skulpturë që ishte vendosur në nderim të protestuesve pro-demokracisë që u vranë gjatë shtypjes së protesta...
ITALI- Kryeministri i Italisë Mario Draghi ka treguar se mund të kandidojë edhe për president. Mediat e huaja po spekulojnë për ambiciet e mundshme presidencial...
EVROPË – Disa shtete të Evropës janë duke u përballur me një numër të rritje të rasteve të reja me varianin e ri të Covid, Omicron, i zbuluar për her...