LIVE UPDATES
Bota

Mrekullia ime personale gjatë Krishtlindjeve

24 Dhjetor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Mrekullia ime personale gjatë Krishtlindjeve

Në një prej dimrave të kaluar, atë dimër kur lindi ime bijë, im atë dhe ime më u nisën nga një qytezë e vogël periferike në Bullgarinë jugore për të ardhur tek ne në Sofje. Ata donin medoemos të shihnin beben. Kështu i hipën një treni, të parin që mund të merrnin, erdhën në banesën tonë dhe u lanë mirë e mirë. Pastaj filluan të qëndronin si të ngrirë në pragun e derës që të çonte tek dhoma e fëmijës.

Ata kishin qenë gjithë natën në rrugë me trenin bullgar, të ngadaltë si karvanet e deveve, ashtu siç kanë qenë në rrugë tre mbretërit shenjtorë, që ylli i Betlehemit i drejtoi tek Jezu Krishti.

Natyrisht që ata kishin marrë me vete edhe dhurata, jo flori, temjan dhe mirrë, por ime ëmë kishte futur në një kutizë të vogël që ia dha fëmijës, unazën e floririt që ia kishte pas lënë e ëma dhe ca monedha të vjetra argjëndi. Im atë kishte zbukuruar një “Surwatschka”, një degë peme, që sipas traditës iu jepet fëmijëve për Krishtlindje.

Unë rrija duke parë këtë skenë duke kuptuar rëndësinë e saj. Shkrimtari Jorge Luis Borges do të thoshte në këto raste se ndodhi, u bë edhe një lindje, siç thoshte kur duhej përsëritur një skenë tjetër. Mua mu bë e qartë, ajo që të gjithë prindërit e dinë: Çdo lindje është Lindje Krishti. Në miniaturë. Për familjen. Një fitore e brishtë e jetës.

Ime ëmë dhe im atë qëndronin me drojë dhe të lumtur si tre shenjtorët e Betlhemit në prag të derës së dhomës dhe i bënin nderimet fëmijës. Mbase kjo nuk është fjala e duhur, por sidoqoftë ata kishin respekt për të. Bebja e vogël sa një pikë, qante pa pushim dhe vuante nga verdhëza që ze të sapolindurit. Prindërit e mi ulën kokat dhe bënë diçka që unë nuk e prisja: Ata i puthën dorën fëmijës. Në kulturën patriarkale të Bullgarisë, zakonisht ndodh e kundërta: Të rinjtë i puthin dorën të moshuarve, u përulen dhe tregojnë respekt.

Kjo ishte mrekullia e lindjes.

Lindja i ndryshon të gjitha. Prindërit e mi bënë me kujdes disa hapa. Me aq përkujdesje, sikur donin t’i përuleshin dikujt që vinte nga një botë tjetër. (Dhe ta themi mes nesh, vërtet që kështu ishte: Fëmija erdhi vërtet nga një botë tjerë. Në rrugë nëntë muaj me radhë, deri sa erdhi këtu.)

Unë nuk i kisha parë prindërit e mi kurrë në atë gjendje. Po, ata kanë qenë njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë, por ne fëmijët nuk na përkëdhelnin shumë. Nuk na llastonin. Të na puthnin dorën? Mos e dhëntë Zoti! Në Bullgarinë komuniste dashuri ne fëmijëve na jepej pa shumë rituale, ne ishim thjeshtë ato gjërat e vogla që duhet të mësojnë ku e kanë vendin. Dhe ky vend nuk ishte me të rriturit. Prej nesh priteshin dy ose tri gjëra: të silleshim mirë, të mësonim mirë dhe të mos tregonim jashtë çfarë dëgjonim në shtëpi. Dhe të mos kërkonim shumë gjëra kur bëhej pazari, sepse paratë nuk ishin me shumicë, këtë e dinim të gjithë.

Lotët e gjyshes sime

Secili prej nesh, edhe më të varfërit, kanë kujtime nga festa e Krishtlindjeve në kohën e fëmijërisë, megjithëse ato festoheshin fshehurazi. Gjyshja ime, që ishte marrë si fëmijë jetim për t’u rritur nga prindër kujdestarë, më ka pas treguar se një darkë të Shenjtë ajo shkoi në një haur, përqafoi një qingj të sapolindur dhe qau. Duke treguar këtë ajo qante sërish dhe thoshte, se nuk ka për ta harruar kurrë atë qingj. Pa qenë e vetëdijshme ajo tregonte një skenë nga bibla.

Unë vetë kujtoj gjithnjë një pemë Krishtlindjesh që ime ëmë e zbukuronte bashkë me mua me poça xhami dhe qirinj të vërtetë. Po ashtu se si im atë dhe gjyshi vinin në shtëpi të veshur me pallto pellushi, se si shkundnin borën nga pallto, deri sa dhoma bëhej e bardhë.

Përbërësit e Krishtlindjeve

Unë nuk do e harroj kurrë lojën e dritave, sobën dhe kandilin me vaj. Ose, se si dal nga krevati fshehurazi, për të dëgjuar bisedat e të mëdhenjve. Ose se si zhytesha tek një libër përrallash të Andersenit, me figura të bukura.

Krishtlindje pa vajzën e vogël me shkrepse, ushtarin prej kallaji ose mjellmat e egra nuk ka pasur.

Kur prindërit e mi morrën rrugën për t’u kthyer në shtëpi atë dimër, im atë më pëshpëriti në vesh: “Uroj të jetoj edhe nja dy –tre vjet, që ky fëmijë të më ruajë në kujtesë. Kjo është vetëm ajo që dua.” Ai ndodhej para një operacioni, dhe kjo ishte ëndrra e tij, vizioni i tij për përjetësinë, që të ruhej në kujtesën e një fëmije. Dhe mrekullia ndodhi, sëmundja e pashërueshme u zhduk. Që nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet, ime bijë është adoleshente tani, dhe im atë beson me gjithë shpirt se ajo i ka shpëtuar jetën.

Jezusi, Maria dhe Jozefi

Këto janë mrekulli të vogla, personale. Por në fakt të gjitha mrekullitë janë të vogla dhe personale. Unë nuk doja ta tregoja këtë histori një herë tjetër, por doja ta tregoja tani, në një kohë kur ne jemi frikësuar shumë për njerëzit tanë të dashur. Nganjëherë nuk bën dot asgjë tjetër veçse t’i ngushëllosh dhe t’u thuash sa shumë i do. Ekziston vetëm kjo ditë, ku ne të gjithë, pavarësisht çfarë jemi gjatë gjithë vitit, shefa apo zëvendësa, punëtorë, gazetarë, të përçmuar, të fyer, fyersa, uëritësa apo që na kanë uëritur, heronj apo patriotë, bullgarë apo europianë, mund të heqim dorë nga kjo gjë. Dita, në të cilën ne jemi thjeshtë fëmijët e prindërve tanë dhe prindërit e fëmijëve tanë.

Kjo festë është aq e bukur, sepse ne festojmë ardhjen e një fëmije. Dhe aty ku ka një fëmijë, aty bëhen të gjithë fëmijë. Dhe për mamatë dhe baballarët. Çdo njeri është Jezus, Mari dhe Jozef. Kjo nuk është blasfemi. Ky është kuptimi i mrekullisë së jetës. Dhe mrekullia është çështje shumë personale.

Georgi Gospodinov (lindur 1968) është shkrimtari bashkëkohor bullgar, që është përkthyer më shumë në gjuhë të tjera. Ai ka marrë mes të tjerash Çmimin Angelus në letërsi. Aktualisht ai ndodhet në Berlin, ku merr pjesë në kolegjin shkencor, Wissenschaftskolleg zu Berlin.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 festa e krishtlindjes covid-19 festa e krishtlindjes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj