Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
MSH: 1 humbje jete dhe 73 qytetarë të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit
11 Mars 2022, 16:48Nga DOSJA
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin me të dhënat e 24 orëve përsa i takon infektimeve me Covid-19. Nga 1041 testime, 73 persona rezultojnë pozitiv dhe 77-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Njoftimi i plotë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1041 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 73 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 9 në Sarandë, 5 në Delvinë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Divjakë, Durrës, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Krujë, Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Librazhd, Gramsh, Poliçan, Kuçovë, Korçë, Dropull, Selenicë, Mallakastër, Lushnje, Shijak, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Kukës. Janë 974 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 39 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,093 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Mars 2022) Raste të reja ditore 73 Të shëruar në 24 orë 217 Të shtruar në spitale 39 Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1041
Testime totale 1,758,227 Raste pozitive 272,552 Raste të shëruara 268,093 Raste Aktive 974 Humbje jete 3,485
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
BERAT- Rritja e çmimeve të naftës por edhe të të gjithë shportës ushqimore ka bërë që edhe qytetarët e Beratit të dalin në protestë. Qytetarë të shumtë k...
LEZHË- Rruga e Arbrit është bllokuar nga protestuesit në Lezhë. Qytetarë të shumtë kaë dalë ditën e sotme në Lezhë për të kërkuar uljen e çmimeve të...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demorkatike Dashnor Sula u është bashkuar protestuesve në shesh. Ai është kapur teksa flet në telefon në bulevarsin “Dëshm...
DURRËS- Qytetarët në Durrës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Për shkak të rritjes galopante të çmimeve, qytetarët kanë vendosur që edhe s...
TIRANË– Një nga aktivistët u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nesër të dalin në prostë në orën 11:00. Pikërisht në këtë orë pritet të ketë një...
LEZHË- Qytetarët në Lezhë kanë dalë në protestë pasditen e sotme për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Qytetarët në Lezhë janë ulur në rrugë dhe ka...
TIRANË– Qytetarët kanë shpalosur nëj pankartë gjigante përballë Kryeministrisë. “Poshtë Qeveria e oligarkëve” shkruhet mbi të, një shenjë revolte e q...
TIRANË– Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e cila është tashmë edhe anëtarja e bordit të Karburanteve ka paralajmëruar se d...