Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË- Ish-kreu i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Isa Mustafa ka shpjeguar asryet që e çuan në dorëheqje nga partia. Në një shkrim në Facebook, ai u ka kërkuar falje të gj8i9thë qytetarëve dhe elektoratit të LDK-së për të gjitha veprimet që ka marrë LDK-ja që nuk janë pritur si duhet nga votuesit. Në shkrimin e tij, Mustafa thotë se dorëheqjen e ka dhënë si gjest moral dhe jo si akt pendimi pasi edhe nëse do të kthehej pas do të merrte po të njëjtat vendime.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë. Më 15 shkurt të këtij viti e njoftova Kryesinë e LDK-së se pas rezultateve zgjedhore të dt 14 shkurt do t’ia ofroj Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time si Kryetar i LDK-së. Dorëheqjen si gjest moral, jo si akt i pendimit. Sepse po të kthehesha edhe njëherë mbrapa, njëjtë do ta drejtoja LDK-në. Me orientime zhvillimore, proevropiane, partneritet me SHBA-të, pa skandale dhe të pakorruptuar. Unë do tu kërkoja falje juve qytetarë dhe veprimtarëve të LDK-së, sikur LDK të penalizohej nga elektorati për qeverisje të korruptuar dhe të padijshme! Në fakt LDK ka qeverisur pa asnjë skandal. Gjashtë vite kam drejtuar Prishtinën, si kryetar i saj. Më ka akuzuar Vetëvendosja me 72 dosje dhe nuk është vërtetuar se asnjëra prej tyre ka të bëjë me mua. Në ato vite Prishtina ka përjetuar kulmin e saj me shkolla të reja, infrastrukturë, sheshe e rrugë, gjelbërim, terrene sportive…. me fillimin e fabrikës së ujit dhe të ngrohjes së qytetit. Kam qenë gati tre vjet Kryeministër i vendit dhe qeveria ime nuk ka pasur asnjë skandal dhe veprim korruptiv. Kosova ka përjetuar rritjen ekonomike nga 2 sa e trashëguam në 4 përqind që e vazhdon edhe tani, është përkrahur sektori privat i bizneseve, është nënshkruar Marrëveshja e parë kontraktuale me me BE-në, ajo e Stabilizim Asocimit, kishim plotësuar 93 kritere për liberalizim të vizave nga 95 sosh.
Qeverija Hoti, ka sanuar relacionet e prishura me SHBA nga Qeveria Kurti si dhe relacionet me BE, të shkatërruara nga qeveria Kurti dhe Haradinaj, ka nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, ka menagjuar me sukses Pandeminë Covid-19 si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik. Unë do të isha i lehtësuar po ta dinja se pse qytetarët e ndëshkuan me votë LDK-në në këto zgjedhje. E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse??? Se është ndëshkuar, pse e kemi prishur koalicionin me VV-në, unë nuk pendohem, sepse do ta prishja edhe sot. Ndërmjet SHBA-së dhe VV-së, LDK ka zgjedhur partneritetin me SHBA-të. Ndërmjet konfrontimit me administratën e Presidentit Tramp dhe me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK ka zgjedhur të evitojë çdo konfrontim dhe acarim të marrëdhënieve me SHBA por është rreshtuar në ndërtimin e raporteve miqësore. LDK, qytetarëve ua ka dhënë besën se do të implementojë vlerat e saj fundamentale në politikat qeverisëse, nuk ia ka dhënë besën se do të martohet politikisht me Lëvizjen Vetëvendosje. Njerëzit që kanë kaluar në Vetëvendosje, nuk kanë treguar asnjëherë se çfarë ata i ofrojnë këtij vendi në aspektin ekonomik, zhvillimor, të partneritetit euroatlantik, por veç se ia kanë dhënë besën vetëvendosjes. Nuk kanë ofruar asgjë përpos njëzet fjalive me kritika. Sepse nuk dinë më shumë. Të tjerët që sot në studio televizive thonë se nuk është dëgjuar zëri i tyre, nuk e thonë të vërtetën, sepse nuk kanë pasur asnjë zë të artikuluar përveq pozicionimit abstenues e abstenimi është mungesë e qëndrimit, blerje kohe, në stilin ta shohim si del. Nëse e keni përcjellur me kujdes debatin e fundit të “zotit Kryeministër”dhe të “znj Presidente”, do të ishte mirë të ia sqaroni vetes të nderuar qytetarë dhe të nderuar ju votues të deridjeshëm të LDK-së se cilat ishin përgjigjet e tyre për të ardhmen e Kosovës. Për zhvillimin ekonomik, për përmbylljen e dialogut, për relacionet me SHBA-të. Unë nuk vërejta asnjë përgjigje por vetëm ikje nga përgjigjet. Mungesë elementare të dijes për të qeverisur. Për dallim prej disa bashkëpunëtorëve të mij, unë nuk e kam uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj. Jo se e urrej por se nuk ia dua vendit tim të sundohet nga asnjë parti politike; se nuk gjej arsye të uroj votuesit e deridjeshëm të LDK-së se kanë kaluar në Vetëvendosje, sepse LDK nuk heq dorë nga ata. Sepse LDK nuk dorëzohet. Do të kthehet edhe më e fortë.
Unë kam besim të plotë në njerëzit me të cilët kam punuar, në punën time të pastër që e kam bërë në LDK dhe në të gjitha detyrat tjera. Jam i bindur se dëmtimi i LDK-së me votat e fundit është krejtësisht i padrejtë dhe rezultat i propagandës populliste. Të penalizohet një parti shtetformuese e padhunshme dhe e pakorruptuar është sinjal i keq për të ardhmen e këtij vendi.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË – Për shkak të motit të keq shumë rrugë në Kosovë janë shkatërruar. Një rrugë në Komunën e Shtimes për në Prizrenit që prej tre vitesh është n...
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka arritur të kontaktojë me kompanitë e mediave sociale duke përfshirë Facebook, Twitter dhe Alphabet Inc Google në lidhje me trajtimin e...
DUBAI– Familja mbretërore e Dubait thotë se Princesha Latifa është nën kujdesin shëndetësor në shtëpi, në përgjigje të kërkesës së Zyrës së Kombeve të Bas...
JAPONI- Japonia ka konfirmuar një variant të ri të COVID-19. Reuters shkruan se mbi 90 raste janë shfaqur në Tokio, duke e përballur vendin me sfida të reja tek...
SERBI- “Sot është më lehtë të sigurosh një armë bërthamore sesa një vaksinë”, deklaroi në janar presidenti serb, Aleksandar Vučić. Ai po mburrej. Vendi i Ballka...
Frika u konfirmua: vaksina kundër Covid-19 e BioNTech/Pfizer është rreth dy të tretat më pak e efektshme kundër mutacionit të virusit të Afrikës së Jugut. Sidoq...
GJERMANI– Kompania farmaceutike Pfizer-BioNTech ka njoftuar, në të dhënat e reja të kaluara në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, vaksina m...
Bashkimi Evropian ka njoftuar për nisjen e një projekti të ri për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në imunizimin e popullatës kundër koronavirusit të r...
BRITANI– Një terrorit 27-vjeçar nga Sahayb Abu planifikoi të hidhte helm në akullore për të vrarë Princin George, djalin e madh të William dhe Kate.27-v...