LIVE UPDATES
Politike

Myslim Murrizi kallëzon në SPAK ish-zyrtarët për dy tendera të Bashkisë Lushnje, Panariti: Padia më unike në botë. Vojo

10 Gusht 2021, 10:13 Nga DOSJA
Myslim Murrizi kallëzon në SPAK ish-zyrtarët për dy tendera

TIRANË– Deputeti i opozitës në ikje, Myslim Murrizi ka depozituar ditën e sotme në SPAK një kallëzim penal për dy tendera të bashkisë Lushnje. Murrizi akuzon ish-ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dh eish-sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministri në vitin 2013, Vojo Bregu se kanë abuzuar me fondet publike.

Sipas padisë së depozituar nga Murrizi, tenderi i parë është me vlerë 695,678,428,64 lekë të reja me TVSH për projektin e sistemit të ujitjes në bashkinë Divjakë, për ujitjen e 2,800 hektarëve tokë. Ndërsa tenderi i dytë ka të bëjë me blerje lopësh nga kjo Ministri, konkretisht 1912 lopë për 4.5 milionë euro. Sipas Murrizit, ky projekt ujitjeje nuk u vu kurrë në punë dhe çmimi i lopës që është shkruar në tender është tre herë më i lartë se çmimi i tregut.

“Është kompletuar dosja e 2013, 2017 për tenderat mbi 6 milion euro për në Divjake dhe 4.5 milionë euro për lopët e ardhura nga Danimarka. Kam ngritur padi për tenderin e unifromave të policisë pasi shqiptarët presin që këto para të hetohen. Në kallëzimin tim kam renditur 4 argumenta, sa lopë kanë ardhur nga Danimarka dhe tenderi i radhitur me pika që nga sahati i ujit të qytetarëve të Divjakës deri te marrja e ujit në lumin Shkumbin. Nuk mund të tallen me 11 milionë euro taksa të qytetrave dhe prandaj kam bërë deopozitimin e kallëzimit penal. Pres që SPAK të ushtrojë detyrën e saj funksionale sepse abuzuesit e parave publike duhet të hetohen,”- tha Murrizi ndër të tjera.

Pas dorëzimit të kësaj padie kanë reaguar edhe palët e prekura. Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shkruan në një status në Facebook se padia që iu është bërë është më unikja në botë, e se nuk ka dhe nuk ka pasur tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës.

Edhe Vojo Bregu ka mohuar të ketë një tender të tillë të organizuar nga kjo ministri. Në një status në rrjetet sociale, Bregu ka publikuar edhe dokumente krah të cilave shkruan se në Bashkinë e Divjakës nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika e që të furnizohet me ujë nga lumi Shkumbin. Bregu, në rolin e ish-sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë në kohën që kjo drejtohej nga Edmond Panariti shton se ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, që ka kursyer nga prokurimet 11% e vlerës së projektit, rreth 3 milion e 884 mije euro dhe që është projekti i vetëm pas viteve ’90 në fushën e bujqësisë, ku donatori propozon shtesë projekti rreth 20 milion euro, për shkak të performancës së lartë. Përsa u përket lopëve, ish-zyrtari shton se Murrizi do të bënte mirë të pyeste një të afërmin e tij, por pa përmendur emra.

KALLËZIM I PLOTË:

KALLËZUES: DEPUTETI MYSLIM MURRIZI

ME OBJEKT: Kallëzim per veprat penale te meposhteme. Korrupsion Aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Korrupsion aktiv i funksionareve te larte Shteteror ose te zgjedhureve vendore, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal

Shperdorim detyre parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Shkelje e barazise se pjesemarreseve ne tender apo ankande publike parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Korrupsion pasiv i funksionareve te larte Shteteror ose te zgjedhureve vendore parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

KUNDER 1- Edmond Panaritit ish Minister Bujqesie ne vitet 2013-2017

2- Vojo Bregut ish sekretare i pergjitheshem i Ministrise se Bujqesise per rrjedhoje ish autoriteti kontraktor prane kesaj Ministrie per çdo prokurim publik nga kjo Ministri
3- Anetaret e Komisionit te vleresimit te ofertave

4-Kompanine fituese JV ALBA KONSTRUKSION shpk dhe kompanine CURRI shpk Albania

5- Kompanine fituese Natyral Farming shpk ( NAFA)

BAZA LIGJORE: Nenet 75/a,280,283 e vijues te Kodit te Proçedures Penale, nenit 244,245,248,258,259,260 i Kodit Penal nenet 8,9,10 e vijues te Ligjit nr 96/2016 per Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, Ligji nr 9463, date 20 11 2006, ndryshuar me Ligjin nr 9800 date 10 09 2007, Ligjin nr 9855 date 26 12 2007, Ligji nr 10170 date 22 10 2009, Ligji nr 10309 date 22 07 2010, Ligji nr 22/2012, Ligji nr 131/2012, Ligji nr 182/2014, dhe Ligji nr 47/2017. DREJTUAR: Prokurorise se Posaçme kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit- SPAK. Te Nderuar drejtues te Prokurorise se Posaçme Anti Korrupsion.

Po ju ve ne dispozicion materialet e mara nga Ministria e Bujqesise sipas kerkesave te mia si Deputet me nr protokolli 2402 date 25 09 2020 per tenderin me vlere 695,678,428,64 leke te reja me TVSH per projektin e sistemit te ujitjes ne bashkine Divjake per ujitjen e 2800 hektareve toke are. Tender i realizuar me date 9 12 2016 dhe nr i kontrates se lidhur ndermjet Ministrise se Bujqesise dhe kompanise fituese JV ALBA KONSTRUKSION sh p k & CURRI shpk. Dhe materialet e ardhura nga Ministria e Bujqesise ne baze te kerkeses time si Deputet me nr protokolli 91 date 8 janar 2021 per tre tendera per blerje lopesh nga kjo Ministri gjate periudhes dhjetor 2016 maj 2017.

Ne tenderin e pare per sistemin e ujitjes sipas relacionit shpjegues eshte planifikuar ujitja e 2800 hektareve toke por ne fakt prej 4 vitesh nuk ujiten as 25 hektare toke. Ne projekt eshte parashikuar marja e ujit nga lumi shkumbin ne fshatin Sulzotaj sepse uji i kanalit te Terbufit eshte uje i kripur nga batica e detit dhe nuk perdoret per ujitje pasi demton çdo bime te mbjelle. Nuk ka asnje tube te shtrire nga lumi shkumbin ne drejtim te pompes se rikonstruktuar ne kanalin e terbufit, pompe e cila nuk eshte ndezur asnjeher nga viti 2017

Gjatesia e linjave te tubave qe duhet te shtrohej sipas projektit duke shtrire linje tubash ne distancen çdo 200 metra pra ne fillim te çdo parcele dhe gjatesi nga fillimi i sipërfaqes prej 2800 hektare te planifikuar per ujitje shkon rreth 5 kilometra gjatesi ne te cilen duhet te shtroheshin per çdo 200 metra gjeresi duhet te ishin mbi 50 km tube i shtrire( minimalja 10 linja paralele ne distance çdo 200 metra her 5 km sejcila linje).

Ne fakt nuk jane shtrire as nje e dhjeta e linjes. Ne projekt thuhet qe ujiten 250 hektare te fshatit Sulzotaj por ne fakt nuk ujiten ne fshatin Sulzotaj asnje meter toke( ky eshte fshati im dhe une si familje kam mbi rreth 5 hektare toke aty). Ne daljen e çdo parcela sipas projektit duhet te kete sahat mates te ujit dhe fatura per çdo fermere qe ujit token nga ky sistem, ne fakt nuk do gjeni asnje fature sepse askush nuk ka ujitur token nga ky sistem.

Perpos Ministrise se Bujqesise si institucion qe ka kryer tenderin dhe ka akorduar keto para ( rreth 6 milion euro) mendoj qe te dyshimte jane edhe autoritetet qe kane nenshkruar marrjen ne dorezim te ketij projekti korruptiv te realizuar sipas afatit qe shpjegon relacioni i ministrise per 8 muaj, pra nga janari- shtator 2017

Si firmerare qe kane mare ne dorezim kete projekt jane drejtoria rajonale e kullim- ujitjes dhe bashkia Divjake

Besoj qe ne nje hetim profesional do te gjeni shume me shume sesa kam parashtruar ne kete material

2- Tenderi i dyte i realizuar ne dhjetor 2016 dhe ne prill 2017 me vlere totale mbi 4.5 milion euro per blerjen e 1912 meshqerrave nga Danimarka eshte nje tjeter abuzim i paster dhe dyshues per korrupsion.

Vlera mesatare e nje meshqerre shkon mbi 3 milion leke te vjetra per koke, vlere e cila eshte tre fish me e larte se çmimi i tregut. Firma fituese eshte e njenjta per te tre lotet edhe pse ne lotin e trete ka patur çmimin me te larte se kompanite e tjera pjesemarrese. Abuzive eshte menyra e shperndarjes se tyre dhe nga informacionet qe kam ju jane dhene per fushaten e vitit 2017 ne qarkun Fier vetem antareve te LSI.

Lopet kane ardhur nga Danimarka dhe eshte shume e lehte per te verifikuar nga dogana faturen qe percakton vleren e zhdoganimit ku eshte percaktuar çmimi i nje meshqere
Po ashtu nepermjet tatimeve mund te vertetohet se si i ka deklaruar ne bilancin financiar kompania Natyral Farming fitimin nga vlera qe ka blere nje meshqerre ne Danimarke sipas fatures qe ka paraqitur ne dogane dhe çmimit qe ka fituar kete tender nga Ministria e Bujqesise.

Bashkalidhur po ju dergoj pergjigjet e ardhura nga Ministria e Bujqesise per te dy tenderat si dhe te gjithe praktike e te dy tenderave qe kane shoqeruar pergjigjen e ardhur ne adresen time si deputet. Per tenderin e pare te sistemit te ujitjtes ne bashkine Divjake keni bashkangjitur shkresen percjellese kthim pergjigje me 4 faqe si dhe akt marreveshjen , kolaudimin dhe marrjen ne dorezim me gjithe materiale teknike 17 faqe te tjera. Pra ne total 21 flete.

Per tenderin e dyte per blerjen e 1912 meshqerrave po ju percjelle bashkelidhur materialin prej 6 faqesh te vene ne dispozicionin tim si deputet pas kerkeses time. Ne total po ju percjelle kalkezimin penal shoqeruar me 27 faqe informacion nga Ministria e Bujqesise per dy tendera.

(a.b;F.M/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edmond panariti murrizi ne spak myslim murrizi vojo bregu edmond panariti murrizi ne spak myslim murrizi vojo bregu

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi