LIVE UPDATES
Bota

“Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”, qindra fotosh fëmijësh të varur në mur, viktimat e luftës së Kosov

10 Qershor 2019, 11:52 Nga DOSJA
“Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”,

Kosovë- “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë!” Ky është titulli i një ekspozite të re, që është hapur së fundmi në Prishtinë. Me anë të saj përkujtohen më shumë se 1000 fëmijë të vrarë gjatë luftës në Kosovë, me fotografi dhe histori, si dhe sende personale. Xhaketa të vogla dhe këpucë, djepe të foshnjave ose lodra, me të cilat kanë luajtur fëmijët janë për t’u parë në këtë ekspozitë.

Prindërit e viktimave i kanë mbajtur këto gjëra të tyre deri më sot, si kujtim për fëmijët e tyre të vrarë. Ejup Çaraku nga fshati Poklek që ndodhet në afërsi të Prishtinës humbi katër anëtarë të familjes gjatë luftës. Dy djemtë e tij, Hasanin (12 vjeç) dhe Beratin (13 vjeç), gruan e tij Baftijen (30 vjeçe) dhe gruan e vëllait të tij Mihrijen (47 vjeçe). Të gjithë u vranë gjatë luftimeve. Kjo ekspozitë është shumë domethënëse për të, sepse kështu viktimat e luftës nuk i lihen harresës. “Unë e vlerësoj këtë ekspozitë si ide. Është mirë, sepse dikush mendon për fëmijët tanë dhe se diçka është bërë për t’i kujtuar ata. Ne ndjehemi të lehtësuar, edhe pse e dimë, se kjo nuk do t’i kthejë gratë dhe fëmijët tanë “, shprehet Çaraku.

Edhe fëmijët e Mejreme Kelmendit u vranë gjatë luftës. Është e dhimbshme të mbahen mend detajet e vdekjes së bijve të saj Besimit dhe Haxhiut, thotë ajo.Të dy ishin vetëm 12 dhe 10 vjeç. “Në këtë ekspozitë mund të shihni batanijen, me të cilën i kam mbuluar fëmijët e mi, dhe do të ishte më mirë nëse ato plumba do më kishin goditur mua, jo fëmijët e mi, kështu që nuk do të kisha për të parë fotot e tyre në këtë ekspozitë”, thotë ajo.

Në ekspozitë hyjnë shumë vizitorë nga Evropa

20 vjeçari Albin Morina, nëna e të cilit gjatë luftës në Kosovë ka ardhur si refugjate, ka ardhur posaçërisht për këtë ekspozitë në Kosovë. “Unë vetë e humba babanë tim në luftë. Nëna ime ishte shtatzënë me mua dhe unë nuk munda ta takoja dot as edhe njëherë të vetme. Është patjetër e mirë të kesh një ekspozitë të tillë për të parë se çfarë kemi përjetuar ne në luftë dhe të gjorët fëmijë të pafajshëm që kanë vdekur, edhe pse ata nuk kishin asnjë faj. Kjo të prek”, thotë Morina.

“Deri më sot, nuk ka asnjë memorial apo ditë përkujtimore për të kujtuar fëmijët që kanë humbur jetën”, thotë Dea Dedi nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Kosovë, e cila e organizoi ekspozitën. Gjithsej 1,024 fëmijë u vranë gjatë luftës, sipas të dhënave të qendrës. Ndërsa 109 fëmijë ende janë të zhdukur.

“Që të mos ndodhë përsëri”

“Ne mendojmë se është e rëndësishme që fëmijët, të cilët u vranë ose u zhdukën në luftën e Kosovës të mos harrohen. Prandaj kontaktuam familjet e tyre për të marrë informacione për fëmijët, dhe u thamë atyre për ekspozitën dhe dëshirën tonë për të bërë diçka për t’i kujtuar ata. Familjet ishin shumë bashkëpunuese dhe të gatshme për të na ndihmuar dhe mbështetën idenë tonë.”

Gjetja e rrobave, gjërave shkollore ose vizatimeve të fëmijëve nuk ishte e lehtë, thotë Lea Dedi. Shumica e gjërave janë djegur ose kanë humbur në luftë dhe për shumë prindër kanë mbetur vetëm kujtimet. Përkujtimi i fëmijëve të vrarë është i rëndësishëm: “Njëzet vjet pas përfundimit të luftës, ne si shoqëri duhet të merremi me atë që ky vend ka përjetuar në mënyrë që kjo të mos ndodhë përsëri”. Ekspozita do të jetë e hapur deri në maj të vitit 2020 në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni lufta e kosovës viktimat në luftën e kosovës lufta e kosovës viktimat në luftën e kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj