LIVE UPDATES
Ekonomi

Nafta pa akcizë për fermerët, ekspertët: Nuk zgjidh problemin e konkurrueshmërisë për produktet bujqësore, do krijohen a

15 Tetor 2020, 05:17 Nga DOSJA
Nafta pa akcizë për fermerët, ekspertët: Nuk zgjidh

SHQIPËRI- Në 2021 pritet të nisë zbatimin skema për shpërndarjen e naftës pa akcizë. Eksperti i bujqësisë, Ervin Resuli vlerësoi pozitivisht nismën, pasi ul kostot e shpenzimeve për naftë deri në 60 lekë/litër.

Nga ana tjetër masa pritet të rrisë numrin e NIPTE-ve të fermerëve deri në 100 mijë (nga 48 mijë që janë aktualisht të regjistruar në tatime), por shtimi i kërkesës për shpërndarjen e naftës pa akcizë mund të krijojë abuzime.

“Çdo masë mbështetëse që merret për naftën, energjinë elektrike edhe për inputet bujqësore janë pozitive për fermerin. Nisma e prezantuar është pozitive, por se sa do të realizohet mbetet për t’u parë. Skema të tilla gjithashtu krijojnë hapësira për abuzime dhe rezultoi e tillë në vitin 2005, kur u zbatua për herë të parë.

Në censusin e realizuar në vitin 2011 për bujqësinë, në të gjithë vendin rezultuan të ishin rreth 350 mijë fermerë, ku shumë prej tyre, që u përfshinë si fermerë ishin edhe ata me 1 dynym tokë të  përfituar pas ndarjes nga familja me ligjin nr.7501. Nga të dhënat e terrenit mendoj se fermerë aktive që mbajnë ekonominë e vendit janë rreth 150 mijë, por jo të gjithë janë të pajisur me NIPT. Në tatime janë të  deklaruar 47,000 fermerë dhe 1,000 persona fizikë. Për të përfituar naftë pa akzicë pritet të ketë  rritje të NIPTE-ve të fermerëve deri në 100,000.  Por a do të jetë e aftë Ministria e Bujqësisë të përballojë këtë fluks kërkesash pa pasur abuzime”.

Resuli thekson se skema e re nuk zgjidh problemin e fermerit shqiptar, mungesën e konkurrueshmërisë në produkte krahasuar me vendet e rajonit.  Eksperti i bujqësisë rekomandon zbatimin e skemave të njëjta që zbatohen në vendet e rajonit dhe vendosjen e Shengenit Ballkanik për produktet bujqësore.

“Një fermë me 60 krerë lopë në Kosovë, nga skema e subvencionimit përfiton 80,000 euro. Në Shqipëri e njëjta fermë përfiton subvencionim deri në 500,000 lekë. Me heqjen e akcizës të naftës, mbështetja do të arrijë deri në 10,000 euro. Me këtë mbështetje, si mundet fermeri shqiptar të konkurrojë atë të Kosovës. Në Malin e Zi janë gjithsej 11,888 ferma dhe shteti jep 61 mln euro nga buxheti në mbështetje të bujqësisë. Në Kosovë buxheti për bujqësinë ishte 51 mln euro dhe u rrit edhe me 26 mln euro në pandemi”.

Skema parashikon shpërndarje të naftës pa akcizë, taksë karboni dhe taksën e ndikimit në mjedis. Resuli shprehet se nga heqja e 3 taksave, fermeri do të përfitojë naftë me çmim deri 100 lekë/litër.

“Nafta parashikohet të zhvishet nga tre taksa, si taksa e karbonit, akciza dhe ndikimit në mjedis dhe sipas llogaritjeve nafta për fermerin do të jetë me çmim 90 lekë deri në 100 lekë/litër. Në treg 1 litër naftë shitet me çmim 157 lekë-160 lekë/litër. Kostoja nga heqja e 3 taksave llogaritet të jetë 57 lekë deri 60 lekë/litër. Ndërkohë sot jahtet furnizohen me naftë me çmimin 50 lekë/litër, pasi janë të zhveshura nga 12 taksat që kanë hidrokarburet.  Do të duhej që edhe për fermerin të zbatohej e njëjta nismë.”

Kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë se shpërndarja e naftës do të bëhet për fermerin e regjistruar me NIPT, në bazë të sipërfaqes të deklaruar. Nëpërmjet platforme online, fermeri i pajisur me NIPT duhet të bëjë deklarimin e sipërfaqes së tokës, për të kalkuluar naftën që i nevojitet. Sipas Ramës në total nga skema pritet të përfitojnë 70 mijë fermerë.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi akciza për naftën fermeret akciza për naftën fermeret

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj