LIVE UPDATES
Bota

“Nana ka dalë negative në dy teste”, Detaje të reja nga rasti në Pulmologji, familjarët rrëfejnë për gruan që q

14 Shtator 2020, 14:29 Nga DOSJA
“Nana ka dalë negative në dy teste”, Detaje të reja

KOSOVË– Trupi i pajetë i kësaj zonje deri pas orës 10:00 ka qëndruar në dhomën ku ishte e shtrirë, në të cilën kishte pasur edhe pacientë të tjerë. Familja e saj në një rrëfim për Express ka dhënë detaje të dhimbshme rreth gjithë rastit. Ndërsa, QKUK-ja e jep versionin e saj për këtë çështje.

Një trup i pajetë i mbështjellë me një mbulesë të zezë, kishte qëndruar në një dhomë të repartit C, të Klinikës së Pulmologjisë së QKUK-së, për më shumë se 5 orë.

Bëhet fjalë për trupin e një gruaje të moshës 74-vjeçare e cila kishte ndërruar jetë të shtunën pak pas orës 06:00 të mëngjesit.

Familjarët e së ndjerës, në një deklaratë për Express, po e akuzojnë stafin mjekësor të QKUK-së për neglizhencë ndaj këtij rasti. Ata thonë se në dy testime të bëra në Ferizaj, nëna e tyre doli negativ ndaj COVID=19.

“Nana jem ka dalë negative në dy teste. Në Prishtinë ish krim. Aty ish tmerr. Pakujdesi e mjekëve. Nuk interesohen për pacientin. Jam detyrua që në ora 02:00 të natës me e thirrë policinë. Mjeku nuk u ndalke kur donim ta pyesnim. Kur e thirra policinë dolën krejt mjekët. Dhoma 4 me 3, katër pacientë. Nëna më ka vdek mu në ora 6:30 në mëngjes. Ajo deri pas orës 9 ka qëndrua në dhomë. Me vdekë e me e lanë pacientin ashtu.. unë nuk di se çka të them”, ka deklaruar për Express djali i së ndjerës, Përparim Avdyli.

Ata japin versionin e tyre edhe për çështjen e qëndrimit të trupit të kufomës për orë të tëra në shtratin e Klinikës së Pulmologjisë.

Familja: Në Pulmologji u prish lifti: Trupin e nënës nuk kishim nga ta nxjerrim jashtë.

E derisa janë kryer procedurat për lëshimin e trupit të pajetë, në momentin kur familjarët ishin gati për ta marrë turpin e pajetë të 74-vjeçares, në Klinikën e Pulmologjisë nuk punonte lifti.

“Njëherë trupi i nënës ka ndejt aty deri sa i kanë rregullu letrat. Pastaj unë e kam thirë menjëherë atë djalin, një mjeke ma ka gjetë numrin aty. Mandej lifti u prish. U deshtë me pritë ma shumë se një orë për me e tërheq kufomën. Shkallëve poshtë nuk na lenin të zbresim”, deklaron për Express familja e së ndjerës.

Djali i viktimës deklaron se e ka njoftuar edhe policinë rreth këtij rasti.

“Kam thirrë në polici, ata më thanë duhesh me ardhë këtu me e raportua rastin”, deklaron familja.

Mjekët e QKUK-së: Ne e kemi njoftuar Qendrën Operative, pacientja kishte ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për gjithë këtë rast, versionin e vet e ka dhënë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës.  Mjeku kujdestar, Flamur Marku- pulmolog në Klinikën e Mushkërive.

“Nga ajo që jemi njoftu në mëngjes nga ekipi kujdestar për rastin në fjalë në momentin kur pacienti ka ndërruar jetë është njoftuar Qendra Operative dhe kompania e transportit që merren me rastet e dyshimta apo pozitive me Covid 19. Por tek rasti i pacientes, ajo ka qenë në pritje të rezultatit. Akoma nuk ka qenë e konfirmuar me Covid. Telashja ka ndodhë që nuk është bërë me kohë tërheqja e viktimës”, sqaron Marku.

Mjeku sqaron se pacientja kishte shkuar në klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pacientja ka qenë në gjendje të rënde shëndetësore, përkundër terapisë që e ka marrë, ka qenë i pamundur përmirësimi i saj derisa ka ndërruar jetë”, thotë ai duke sqaruar se pacientëve që kanë qenë në dhomë me viktimën u është rekomanduar që ta ndërrojnë dhomën, po ata kanë refuzuar.

“Nuk kemi pasë rast që ka ndodhur kaq shumë të qëndrojnë në një dhomë edhe pacientët e tjerë edhe kufoma e një personi. Ka pas rast kur kufoma ka qëndrua 1 orë ose pak ma shumë, por jo 5 orë”, thotë Flamur Marku.

Kodra: Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë rast.

Ndërkaq, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve e Kosovës ka reaguar për këtë rast. Besim Kodra nga kjo shoqatë, thotë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla.

“Ky nuk është rasti i vetëm i kësaj natyre. Ato kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Janë të papranueshme. Kërkojmë nga SHSKUK-ja, MSH-ja që të ndërmarrin masa ndaj personave përgjegjës. Pacienti ka nevojë për dinjitet. E kufoma ka nevojë për një vdekje të dinjitetshme dhe të mos nëpërkëmbet në dhoma e korridore të spitaleve duke mos e kryer një procedurë që do t’i jepte dinjitet”, ka deklaruar Kodra për Express.

Por për gjithë këtë rast kanë hezituar të flasin gjerësisht nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë kosovare. Por ministri Armend Zemaj, në një konferenë për media është pyetur nga gazetarët rreth këtij rasti. Ai ka thënë se Inspektoriati Shëndetësor është i njoftuar për këtë rast.

Trupi i pajetë i viktimës është varrosur të dielën nga familjarët në fshatin Loskoparë të Ferizajt.

Marrë nga GazetaExpress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ferizaj koronavirusi ne kosove qkuk ferizaj koronavirusi ne kosove qkuk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj