LIVE UPDATES
Aktualitet

‘S’do të toleroj askënd’/Nano i rreptë me drejtuesit e mjeteve: Ja kush duhet të ndëshkohen

12 Prill 2022, 14:52 Nga DOSJA
‘S’do të toleroj askënd’/Nano i rreptë me

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, së bashku me drejtorin e Departamentit për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, zhvilloi me drejtuesit e Policisë Rrugore në qendër dhe në qarqe, një mbledhje analizuese të rezultateve të tremujorit të parë të vitit 2022, si dhe për prioritetet e tremujorit të dytë të këtij viti. Në mbledhjen e sotme, Nano tha se të gjithë efektivët në terren duhet të fokusohen tek drejtuesit e mjeteve, nga të cilat vijnë pasojat fatale. Ndërsa u hoqi vëmendjen tek mënyra e komunikimit me drejtuesit e mjeteve, duke kërkuar nga uniformat blu që të jeni sa më dinjitoz në komunikim dhe në veprime me qytetarët.

Do të organizohet puna, duke kombinuar me patrulla civile, me mjete të pauniformuara dhe duke përdorur të gjitha mjetet logjistike, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që nuk përdorin rripin e sigurimit për vete dhe pasagjerët, të atyre drejtuesve që përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë. Të jeni sa më dinjitoz në komunikim dhe në veprime me qytetarët, por edhe me shkelësit e Kodit Rrugor, arma juaj është ligji dhe etika e sjelljes. Nuk do të toleroj askënd që shpërdoron këto parime dhe dëmton imazhin e Policisë, si dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit. Së fundi, përfitoj nga rasti që të falënderoj të gjithë ata që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të falënderoj mijëra e mijëra qytetarë që çdo muaj denoncojnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe jo vetëm, si dhe sinqerisht i ftoj qytetarët që të jemi së bashku në çdo sfidë që është në interes të sigurisë së jetës së tyre,”-tha Nano ndër të tjera.

FJALA E PLOTË:

Vlerësoj punën dhe angazhimin e gjithsecilit në arritjen e këtyre rezultateve, duke shpëtuar 12 jetë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke shënuar një ulje me 12% të aksidenteve rrugore me pasoja ose 38 aksidente me pasoja më pak, si dhe një rritje të forcës ndëshkuese për shkelësit e Kodit Rrugor, përmes vendosjes së 74.000 masave administrative më shumë, kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Njëkohësisht vlerësoj punën e mirë të Policisë Rrugore të Tiranës, në drejtim të goditjes së rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, ku vetëm nga Policia Rrugore e Tiranës janë evidentuar mbi 50 raste këtë tremujor. Pavarësisht rezultateve inkurajuese të këtij tremujori, kërkoj nga të gjithë ju dhe nga vartësit tuaj, angazhim më të madh, duke e përqendruar punën tuaj në ato problematika të cilat sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Nga ana juaj, unë do të kërkoj një reagim emergjent për ndryshimin e situatës së qarkullimit rrugor në vend dhe do të kërkoj që sot, hartimin e një plani masash këtu në qendër, nga Departamenti për Sigurinë Publike dhe deri ditën e nesërme, njohjen e të gjithë stafit tuaj, me detyrimet e këtij plani dhe në datën 14, fillimin e zbatimit të planit në të gjithë vendin. Do të fokusohemi në shkeljet e drejtuesve të mjeteve, nga të cilat vijnë pasojat fatale. Do të organizohet puna, duke kombinuar me patrulla civile, me mjete të pauniformuara dhe duke përdorur të gjitha mjetet logjistike, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që nuk përdorin rripin e sigurimit për vete dhe pasagjerët, të atyre drejtuesve që përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë. Të evidentohen dhe të ndëshkohen të gjithë ata drejtues mjetesh që përdorin fenelina dhe sinjale zanore, në kundërshtim me Kodin Rrugor, që riveshin xhamat me qese plastmasi, që përdorin targa të huaja apo që u ka mbaruar afati i përdorimit, ata drejtues motomjetesh që nuk përdorin kaskën mbrojtëse, si dhe ata drejtues mjetesh që nuk u japin përparësi këmbësorëve apo parkojnë në tortuar a vende në të cilat nuk lejohet parkimi, cilëtdo qofshin këta, qytetarë apo punonjës të Policisë. Të nisni në çdo qark fushata sensibilizuese, duke bërë pjesë nxënësit e shkollave dhe mediat, për të sensibilizuar drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, pasi nga analiza e aksidenteve rrugore rezulton që në shumë raste janë fajtorë edhe këmbësorët, të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Informoni qytetarët nëpërmjet mediave lokale dhe qendrore, që Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim të rrisë sasinë e gjobave, por ka një qëllim të vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe kjo është shumë e rëndësishme, pasi qëllimi ynë është destinacioni i sigurt për çdo përdorues rruge. Të jeni sa më dinjitoz në komunikim dhe në veprime me qytetarët, por edhe me shkelësit e Kodit Rrugor, arma juaj është ligji dhe etika e sjelljes. Nuk do të toleroj askënd që shpërdoron këto parime dhe dëmton imazhin e Policisë, si dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit. Së fundi, përfitoj nga rasti që të falënderoj të gjithë ata që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të falënderoj mijëra e mijëra qytetarë që çdo muaj denoncojnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe jo vetëm, si dhe sinqerisht i ftoj qytetarët që të jemi së bashku në çdo sfidë që është në interes të sigurisë së jetës së tyre.

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano policia rrugore gledis nano policia rrugore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj