LIVE UPDATES
Bota

Navalny konfirmon problemet shëndetësore: Askush nuk kujdeset, nëse sëmuresh vdes

26 Mars 2021, 21:18 Nga DOSJA
Navalny konfirmon problemet shëndetësore: Askush nuk kujdeset,

RUSI- Politikani opozitar Aleksei Navalny ka konfirmuar se është duke u përballur me dhimbje të forta të shpinës dhe se “asgjë” nuk është bërë në këtë drejtim nga autoritetet e burgut. Ai ka thënë se është paralajmëruar më parë se nga sëmurja në burg mund të përfundojë me fatalitet.

“Dikur Mikhail Khodorkovsky, që ka qëndruar 10 vjet në burg më ka thënë: Gjëja kryesore është që të mos sëmurësh aty”, ka thënë Navalny përmes një postimi në Instagram më 26 mars, duke iu referuar pronarit të ish-gjigantit të kompanisë së naftës Yukos, i cili ka kaluar një dekadë mbrapa grilave.

Ai është dënuar në dy raste kontroverse.

“Askush nuk do të kujdeset për ty. Nëse sëmureni seriozisht, do të vdisni”, ka cituar Navalny fjalët e Khodorkovskyt.

Navalny, 44-vjeçar aktualisht është në një burg 60 kilometra larg Moskës.

Burgu ky gjendet ai njihet si ndër më të ashprit në Rusi.

Gjendja shëndetësore e kritikut të Kremlinit është kthyer në çështje për diskutim më 24 mars, pasi aleatët e tij kanë thënë se kanë qenë të shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve të burgut të qartësojnë gjendjen e tij.

Më 25 mars, gruaja e Navalny i ka kërkuar Kremlinit që ta lirojnë burrin e saj, në mënyrë që ai të trajtohet nga mjekë “që ai u beson”, derisa burgimin e tij e ka konsideruar “hakmarrje personale” të presidentit rus, Vladimir Putin.

Të njëjtën ditë, avokatët e Navalnyt e kanë takuar atë dhe kanë raportuar se ai është në gjendje “jashtëzakonisht të pafavorshme”, për shkak të dhimbjeve në shpinë dhe këmbën e djathtë.

Ndërkohë, Nabila Massrali, zëdhënësja shefit për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian Josep Borrell, i ka konsideruar “shqetësuese” raportimet për gjendjen shëndetësore të Navalnyt.

“Autoritetet ruse duhet t’i japin Navalnyt qasje në kujdes shëndetësor dhe t’iu japin qasje avokatëve ta takojnë atë”, ka thënë Massrali, duke shtuar se BE-ja vazhdon të bëjë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm dhe pa kushte.

Navalny është ndalur në aeroportin e Moskës në muajin janar, pak pasi ka arritur atje nga Berlini, ku është shëruar nga çka laboratorët perëndimorë e kanë konsideruar agjent nervor të kategorisë Noviçok. Ai është sëmurë në gusht të vitit 2020.

Navalny ka thënë se tentimi për vrasjen e tij është urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin, pretendon që kundërshton Kremlini.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkon lirimin e Navalnyt
Një gjykatë në Moskë ka dënuar atë në muajin shkurt, duke thënë se në kohën sa ka qenë duke u shëruar në Gjermani, Navalny ka shkelur rregullat e një dënimi me kusht, që lidhet me përvetësim. Përkrahësit e Navalnyt besojnë se padia ndaj tij është e motivuar politikisht. Atij i është shqiptuar dënimi me burg prej 2 vjetësh e gjysmë.

MARRË NGA REL 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexei navalnay alexei navalnay

Sondazh

Poll
Bota 26 Mars 2021, 20:11

SHBA, më shumë të rinj me ankth nga pandemia

SHBA– Një numër më i madh të rinjsh në Shtetet e Bashkuara thonë se ndihen në gjendje ankthi ose depresioni gjatë gjashtë muajve të fundit të pandemisë, n...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj