LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndërtimi dhe industria mbështetëse kanë pritshmëri pozitive në vendin tonë

24 Janar 2021, 06:41 Nga DOSJA
Ndërtimi dhe industria mbështetëse kanë pritshmëri

SHQIPËRI- Në vitin që lamë pas, pavarësisht se pandemia përkeqësoi ekonominë e Shqipërisë, sektori i ndërtimit ishte një ndër ata që nuk u prek nga kriza. Tirana tashmë është kthyer në një kantier ndërtimi dhe aktiviteti i ndërtuesve pritet të jetë i garantuar edhe për disa vite të tjera.

Në 2020-n, ndërtimi u tkurr me 11.6% me bazë vjetore në tremujorin e parë, i ndikuar më shumë nga tërmeti. Më pas, sektori e mori veten, duke u zgjeruar me 2.8% në tremujorin e dytë dhe gati 17% në të tretin, duke u bërë një faktor kryesor në rritjen ekonomike për këtë periudhë.

Aktiviteti i sektorit të ndërtimit pritet të zgjerohet edhe më shumë për vitin 2021. Parashikimet e ndërtuesve janë optimiste. Hajredin Fratari, ndërtues, shpjegon se vazhdimi i punimeve për projektet e nisura garanton punë për disa vite rresht për kompanitë.

“Në Tiranë janë hapur shumë kantiere ndërtimi për zona rezidenciale. Në shumicën prej tyre ka përfunduar faza e parë e punimeve, që përbën 20% të totalit të volumit të projektit. Pra llogaria është shumë e thjeshtë. Përfundimi i punimeve do të kërkojë edhe 2-3 vite kohë. Po ashtu në Tirana janë të shumta kullat (ndërtime shumëkatëshe) që kanë nisur dhe pritet të përfundojnë. Nga realizmi i këtyre projekteve aktiviteti i sektorit pritet të rritet edhe për këtë vit”, pohon Fratari.

Ndërtuesit presin që sektori të marrë hov dhe nga rindërtimi, planet e të cilit u shtynë për këtë vit për shkak të pandemisë, por dhe projektet infastrukturore në këtë vit zgjedhor.

 Prodhimi i mobilieve do të rritet 20%

Prodhimi i mobilieve ishte nga të paktët që më 2020, përgjithësisht nuk u prek nga pandemia. Pas përfundimit të karantinës, me hapjen e ekonomisë, operatorët kryesorë të tregut pohuan se kërkesa për mobilie vërshoi dhe sektori arriti të rikuperonte menjëherë humbjet nga izolimi i COVID-19. Ilir Linza, administrator i FPM (Fabrika e Prodhimit të Mobilieve), thotë për “Monitor” se shitjet e gjithë sektorit pritet të zgjerohen edhe për këtë vit.

Ecuria e sektorit në tërësi të mobilieve për 2021 pritet të jetë pozitive dhe operatorët e tregut parashikojnë një rritje mesatare prej rreth 20%. Arsyeja është rritja e kërkesës në tregun vendas dhe eksportin e mobilieve, e cila do të vazhdojë të zgjerohet edhe për këtë vit”. Shitjet e kompanisë për 2020, pavarësisht krizës së COVID-19, ishin 10% më shumë se në 2019. Arsyet për rritjen e xhiros, sipas përfaqësuesit të FPM, ishin hapja e dyqanit të katërt në Shkodër (në vitin 2019, kompania kishte 3 dyqane, në Vlorë, Elbasan dhe Tiranë) dhe shtimi i klientëve që kryejnë blerje të rregullta.

Edhe për kompaninë “Trin mobileri”, parashikimet për shitjet në 2021 janë optimiste. Vjet në pandemi, shitjet ishin 10% më tepër se në 2019 edhe për këtë sipërmarrje. “Arsyet e rritjes janë zgjerimi i sektorit të ndërtimit, ndërsa individët me të ardhura mesatare dhe të larta nuk i anuluan kërkesat e planifikuara për mobilim shtëpie apo ambiente shërbimesh për biznes. Shitjet në treg të kompanisë janë të ndara: 90% nga prodhimi dhe 10% nga importi”, siç shpjegoi më herët për “Monitor”, inxhinieri i kompanisë, Dritan Cacaj.

Edhe kompanitë e tregtimit të pajisjeve hidrosanitare dhe të pllakave ishin ndër të paktët operatorë që në 2020-n përjetuan periudhën e artë të shitjeve. Kompanitë kryesore në Shqipëri “Delta” dhe “Brunes”, deri në fund të tetorit, raportuan rritje të kërkesës krahasuar me 2019-n.

Zgjerimi i hidrosanitareve arriti deri 30% më shumë se në 2019-n, siç ishte rasti i operatorit “Billa”, ndërsa shitja e pllakave mbeti e pandryshuar. Qasja e kësaj kompanie është e lartë për 2021, me rritje rreth 22% krahasuar me vitin e kaluar. Shitjet e sektorit të pajisjeve hidrosanitare dhe pllakave në 2020-n u forcuan nga konsumatori familjar, i cili nuk i ndërpreu shpenzimet për pajisje në raste dëmtimesh apo rinovimi.

Për kompani të tjera, si “Sinani”, që tregton produkte në zonat rurale, kërkesa ra 30% krahasuar me 2019, për shkak të moskthimit të emigrantëve në Shqipëri nga bllokimi i lëvizjeve me jashtë (kjo tendencë në 2020, u shfaq më tepër në rrethe dhe zonat rurale). Vazhdimi i investimeve në hotele e nxiti kërkesën për pajisjet hidrosanitare dhe pllaka rreth 17% në pandemi. Ndërsa kleringu mbeti forma kryesore e blerjeve për 80% të ndërtuesve.

Vit i mirë për sektorin e tullave, zgjerohen kapacitetet prodhuese

Ndërtimi ishte i vetmi që nuk i ndjeu efektet e pandemisë në nivelet që vuajtën sektorët e tjerë të ekonomisë. Përkundrazi, kantieret vijuan të ishin aktivë edhe në muajt e kufizimeve. Situata ka ndikuar pozitivisht tek industritë e lidhura me të, siç është edhe ai i prodhimit të tullave. Ilda Baraj, nga kompania “KID-ALB”, pohon se njëfarë efekti e ka pasur edhe procesi i rindërtimit, por ai më shumë u ndie në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar, kur edhe pati një aktizivim të projekteve. Efekti më dominues pritet këtë vit. Por si ka qenë prodhimi dhe kërkesa për sektorin e tullave?

“Sa i takon prodhimit, kemi qenë në kapacitet 100% gjatë gjithë kohës. Edhe gjatë shpërthimit të pandemisë, në muajt e parë, pavarësisht se ishte e vështirë, arritëm të merrnim leje dhe të mbanim prodhimin me tre turne, duke respektuar masat e kërkuara.

Sa i takon pjesës financiare, fillimi i vitit 2020 ishte pak i ngadaltë, ndërkohë që, shitjet në kohën e pandemisë dhe kufizimeve pësuan një rënie me 31.5%. Kërkesa u rimëkëmb më vonë, por diferenca mes vitit 2019 dhe atij 2020 është 15% ulje. U vu re rritje e shitjeve për disa artikuj me 15-20% nga muaji qershor kur u hoqën kufizimet, e cila vazhdon edhe sot. Për ta ilustruar mund të them se në 6-mujorin e parë, ne shisnim 65% të prodhimit, sot shesim 110% të prodhimit ditor. Për ne si kompani, 2020-a mund të cilësohet një vit i suksesshëm por ka pasur edhe problematikat e tij.

Nuk duhet të harrohet rritja progresive e çmimeve që kanë shënuar lëndët bazë, sidomos energjia dhe koksi, pasi argjilën e kemi tonën. Këto kanë sjellë edhe rritje të kostos së prodhimit për njësi. Ne e kemi ngritur si shqetësim edhe pranë shoqatave të biznesit, që të shihet hapësira për të bërë ndërhyrje në disa elemente, në mënyrë që produkti final të dalë me çmim konkurrues. Dy projektligje të diskutuara lidhen me akcizën, por ende nuk ka diçka të finalizuar” – pohon Baraj.

Lidhur me 2021, ajo nënvizon se parashikohet të jetë një vit i mirë, pasi në funksion pritet të hyjë edhe një fabrikë e re me kapacitet prodhues të konsiderueshëm dhe teknologji moderne, duke iu përgjigjur kërkesës që aktualisht kalon prodhimit ditor.

“Sa i takon vitit 2021, ne parashikojmë rritje si nga ana e vëllimit në prodhim, ashtu edhe në shitje. Kemi një rritje të lehtë të çmimit për njësi, si efekt i energjisë dhe koksit. Aktualisht po shesim më shumë se prodhimi ditor. Duke pasur parasysh dinamikën e zhvillimeve në vend, kemi investuar në një fabrikë të re, që hyn në prodhim së shpejti.

Gjithçka ka përfunduar dhe mbeten pak gjëra për ta vënë në funksion të plotë e për të dalë në prodhim. Është me një linjë moderne dhe teknologji që edhe në Ballkan nuk haset, ku linja e prodhimit do të bëhet me robotë” – shprehet Baraj.

Pandemia nuk e lëkund “çimenton”, rindërtimi dhe infrastruktura japin optimizëm

Të dhënat e fundit të INSTAT, mbi ecurinë e ekonomisë në 9 muaj të vitit 2020, treguan se sektori i ndërtimit ishte në tendencë të kundërt me gjithë sektorët e tjerë. Rritja e këtij të fundit në tremujorin e tretë të 2020 ishte 8.7% në raport me tremujorin e njëjtë të një viti më parë. Vrulli i ndërtimit është ndier gjatë gjithë vitit, ku me sy të lirë mund të shquash kantiere pafund të aktivizuar dhe ndërtesa që përfundojnë në kohë rekord.

Edhe industritë e zinxhirit të lidhura me ndërtimin duket se nuk janë lëkundur nga pandemia. Një prej tyre është ajo e çimentos. Në intervistën e përvitshme, “Antea Cement” pohon se në vitin 2020, shitjet ishin në të njëjtat nivele si në vitin 2019 dhe rënia e lehtë në kohën e mbylljes, u rikuperua gjatë vitit. Edhe për vitin 2021, pritet që sektorët e lidhur me ndërtimin të kenë ecuri të mirë, mbështetur nga projektet e infrastrukturës dhe programi i rindërtimit.

Si ishte viti 2020 për sektorin ku operoni, duke pasur parasysh situatën e pandemisë?

Viti 2020, si për të gjithë sektorët dhe shoqëritë, pa dyshim edhe për ne ka qenë i mbushur me sfida e sidomos në aspektin e vijimit të operacioneve në mënyrë të sigurt për shëndetin dhe sigurinë e punonjësve dhe partnerëve tanë. Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, niveli i prodhimit dhe shitjeve ka qenë në të njëjtat nivele me vitin 2019, ku ngadalësimi i muajve të parë të pandemisë është rikuperuar në pjesën tjetër të vitit. Gjithashtu, shoqëria ka eksportuar në të njëjtat nivele të vitit paraardhës sipas kërkesës që ka pasur në vendet ku shoqëria eksporton.

Pavarësisht COVID-19, sektori i ndërtimit në vend vazhdoi normalisht gjatë karantinës dhe më vonë. A e keni ndier këtë vazhdimësi të aktivitetit të këtij sektori? Po nga rindërtimi a ka pasur reflektim në rritje të kërkesës?

Viti 2020 është karakterizuar nga një kërkesë konstante për produktet tona, duke pasur një ngadalësim në muajt e parë të pandemisë, dhe për t’u rikuperuar në muajt në vazhdim të vitit. Në lidhje me rindërtimin, kërkesa për produktet tona ka qenë relativisht e ulët për vitin 2020, reflektuar kjo dhe nga faza e projekteve të rindërtimit ku volumi më i madh pritet të jetë në vitin në vazhdim.

Çfarë problematikash apo tendencash keni hasur në sektor gjatë këtij viti, nëse ka pasur të tilla?

Në lidhje me problematikat, një e tillë e mbartur ndër vite mbetet efekti rëndues i taksave indirekte mbi lëndët djegëse të ngurta të përdorura në këtë industri. Kjo jo vetëm që nuk ka krijuar kushtet e përshtatshme, por nga ana tjetër, edhe e ka penguar këtë industri dhe produktet vendase të zhvillohen si produkte konkurruese në tregjet ndërkombëtare, duke pasur parasysh që eksportet janë dhe do të jenë gjithmonë pjesë vitale e ekonomisë shqiptare në tërësi, si dhe faktit se industria e çimentos është nga eksportuesit kryesorë në vend.

Në lidhje me problematikën sa më lart, duhet thënë se taksat indirekte të vendosura mbi lëndët djegëse të përdorura në industri, krijojnë një disavantazh të madh midis prodhuesve vendas dhe atyre të huaj, të cilët nuk rëndohen me taksa të tilla në vendet e tyre. Ky disavantazh ndihet në mënyrë të konsiderueshme, si në eksport ashtu dhe brenda vendit, në raport me mallrat e importit.

Si e parashikoni vitin 2021 për sektorin, duke pasur parasysh që ende ka paqartësi për situatën e pandemisë?

Perspektiva për vitin 2021 duket të jetë ngushtësisht e lidhur me ritmet që do të shfaqë ekonomia vendase, si dhe ecuria e situatës së pandemisë. Vlen për t’u theksuar që projektet infrastrukturore, si dhe projektet e rindërtimit, do të jenë faktorë të rëndësishëm që do të ndikojnë kërkesën për produktet tona. Pavarësisht këtyre, shoqëria jonë është e përgatitur që të vijojë operacionet, duke pasur, përparësi shëndetin dhe sigurinë e punonjësve dhe partnerëve tanë. Po ashtu, është e angazhuar të vazhdojë të furnizojë klientët brenda dhe jashtë vendit.

Marre nga: Monitor 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia ne shqiperi ekonomia ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 20 Janar 2021, 07:24

A mund të bëhet Leku monedhë zyrtare e Kosovës?

Është thënë disa herë se Kosova mund të bëjë si valutë zyrtare Lekun e Shqipërisë. Madje, lideri i Vetëvendosje Albin Kurti, që drejtoi qeverinë për disa m...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj