LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtuesja i merr pronën dhe e kërcënon: Unë s’kam çarë by**ën për Saimir Tahirin (VIDEO)

9 Korrik 2019, 20:51 Nga DOSJA
Ndërtuesja i merr pronën dhe e kërcënon: Unë

Në emisionin “Stop” janë trajtuar shpesh herë problematikat dhe mashtrimet që ka bërë shoqëria “Brilant sh.p.k”, me administratore dhe ndërtuese Nadire Qinami.

Këtë herë konflikti është mes pronarëve të truallit ku është ndërtuar një pallat dhe ndërtueses Qinami. Në 2008 familja Turku lidhi një kontratë sipërmarrjeje me këtë të fundit. Pronarët i dhanë 403 m2 tokë truall dhe do merrnin 510 m2 ndërtim në pallatin që do të ndërtohej.

“Unë jam trashëgimtari i familjes Turku dhe kemi një pronë prej 403 m2 truall prapa çerdhes nr. 35, këtu në Tiranë. Ne e kemi trashëguar dhe e kemi me certifikatë pronësie që ne vitin 1993. Në vitin 2004-2005 erdhi na takoi Nadire Qinami dhe na tha që donte të ndërtonte pallat aty. Do na jepte ambiente banimi në pallat 510 m2. Në kontratë e ka që të gjitha shpenzimet i merte Nadire Qinami, firma “Brilant”. Ndaj ne ramë dakord”, tregoi denoncuesi.

Por në vitin 2019 Nadirja u mohoi pronarëve dhënien e 70 m2, me justifikimin se ka shpenzuar duke paguar ekspertë e gjyqtarë. Presioni që përdor Nadire Qinami është heqja e ujit dhe e dritave në apartamentet që ka marrë familja Turku, duke iu kërkuar të bëjnë kontratë të re dhe të mjaftohen me 440m2 ndërtim dhe jo 510m2, siç e kishin në kontratën fillestare.

“Ajo po del nga fjala. Thotë nuk ju jap më shumë, vetëm kaq. Por nuk po më lë që të shfrytëzoj dhe këto prona që ma ka dhënë me sipërfaqje 440 m2. Më ul automatin e dritave dhe të ujit. Komunikoj me të dhe më thotë që nuk ju jap dirta nëse nuk firmos që nuk do më shtesë nga ato që të kam dhënë unë. Vetëm 440 m2, jo më shumë”.

Gazetari verifikoi se në të treja apartamentet që janë në pronësi të familjes Turku nuk ka as energji elektrike dhe as ujë të pijshëm. Ndaj njëri prej trashëgimtarëve sëbashku me kamerën e fshehtë të emisionit “Stop” u ballafaquan me ndërtuesen Nadire Qinami.

Familja Turku: Nadire?

Ndërtuesja Nadire Qinami: Sa po ikja.

Familja Turku: Trafik i madh!

Ndërtuesja Nadire Qinami: Tani më dëgjo mua këtu! Aq keq je sjellë dhe aq keq i ke bërë vetes ti! Ke punë, se më ke çuar mua në polici dhe je një bukëshkelës se ti nuk e kishe parë me sy këtë dhe po fillova me gjyqe, 20 vjet ti po u afrove këtu unë do të ha m*** nga të gjithë Tiranës . Unë s’kam çarë b***ën për Saimir Tahirin se më vjen inat! Unë po them hajde, urdhëro, bëj kontratë merru si njeri dhe ti më merr mua e më çon në polici! Jo kam për të marrë 500 m jo… ç’merresh me miletin?! Hajde të bëjmë llogaritë sa më ke dhe sa të kam!  70 metërshin ta kam blerë unë nga shteti. Të gjitha gjyqet t’i kam bërë unë! Vetëm ekspertët kanë marrë 30 milionë lekë. E di këtë apo jo?! Po pse gjyqtarët si i kam paguar unë?! Po si do shkruaj në fletë, për gjyqtarin unë aty?!

Tani për pjesën tënde, do vish do marrësh hyrjet! Unë për shpenzimet që janë bërë për lirimin e pronës, për lejet, për të gjitha, të gjitha shpenzimet për ta kthyer këtë në shesh ndërtimi unë dorëhiqem nga këtu, jam… kaq metra më takojnë. Të t’i bëj këto, mer kontratën e sipërmarrjes, fut qeraxhinjtë, t’i gëzosh! Këta janë vartësit e mi. Këtu i bëj unë atë, i them unë hiqi dritën!

Pronarët e tokës janë drejtuar në polici, ku kanë bërë kallëzim, por vetëm ai i fundit është referuar në prokurori. Gjatë interesimit të emisionit “Stop” për procedurat që ka ndjekur Policia e Shtetit për këto kallëzime, familjari Turku mori një telefonatë kërcënuese dhe ofenduese nga Nadire Qinami.

Familja Turku: Po, Nadire!

Ndërtuesja Nadire Qinami: Dëgjo këtu! Po të pashë tek pallati, mbaje mend çfarë do të bëj!

Familja Turku: Çfarë do më bësh?

Ndërtuesja Nadire Qinami: Po ti s’më provokon dot mua!

Familja Turku: Çfarë provokimi, moj Nadire! Unë jam pronar toke! Çfarë do më bësh?

Ndërtuesja Nadire Qinami: O hajdut! O hajdut! O hajdut! Më vjen mua aty, më provokon! O hajdut, o qelbësirë!

Familja Turku: Unë dua pronën time.

Ndërtuesja Nadire Qinami: O hajdut! O hajdut! O hajdut! Guxo dhe afrohu tek pallati dhe do ta shohësh! Po kë polici do më tregosh ti, mo legen, mo qelbësirë?! Dëgjo këtu! Guxo dhe afrohu tek pallati! Guxo dhe futu brenda! Guxo dhe hajde brenda! Guxo dhe futu aty!

Familja Turku: Çfarë do më bësh?

Ndërtuesja Nadire Qinami: Do ta shikojmë punën tënde!

Familja Turku: Me polici e zgjidhim, me shtet!

Ndërtuesja Nadire QinamiMos më hajde më aty!

Familja Turku: S’e ha dot tokën time ti! Me pak fjalë tokën time nuk e ha dot ti! Po më vrave mua, aty po ke për të marrë tokën time!

Ndërtuesja Nadire QinamiO legen! Ti je një m**t i thatë!

Familja Turku: Do vij unë tani te pallati. Hajde më vrit tani te pallati.

Ndërtuesja Nadire QinamiHajde te pallati! Hajde tani hajdeeeee! Yttt qelbësirë i Zyrasë, more kusarët e m**it!

Tanimë familjes Turku i ngelet të presë se çfarë do të vendosë prokuroria.

Marrë nga tvklan.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja turku nadire qinami saimir tahiri familja turku nadire qinami saimir tahiri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj