Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Sofisë! Lihet në burg Bujar Leza, qan në gjyq
27 Dhjetor 2021, 10:39Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka miratuar ditën e sotme masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Bujar Lezajn, të dyshuarin si bashkëpuntor në vrasjen e Behar Sofisë. 45-vjeçari ka mohuar akuzat para gjykatësve, teksa mes lotësh ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit e as me të tjera ngjarje të tilla.
“Nuk kam lidhje me vrasjen e Behar Sofisë dhe as me vrasje të tjera. Për pak ditë do të fitoja lirinë”, ka deklaruar ai.
Gjykata e Posaçme e ka lënë 45-vjeçarin në burg pasi sipas prokurorisë ai është personi që ka siguruar armën dhe biçikletën me të cilën u largua nga vendi i ngjarjes autori i vrasjes.
Leza ishte vënë në pranga më herët nga Policia për “Dhunë në familje” dhe masa e sigurisë lëshuar nga Gjykata e Posaçme iu komunikua në ambientet e burgut të Fushë Krujës.
Sipas hetimeve të strukturës antikorrupsion 45-vjeçari, së bashku me të hetuarin tjetër Leonard Xhixha, kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës. Ndaj Lezës rëndojnë akuzat e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim si pjesë e një grupi kriminal.
66-vjeçari Behar Sofia u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë drejt Kodrave të Liqenit. Deri më tani për krimin në fjalë janë vënë në pranga katër persona, Ernejt Shyti, Skënder Vathi, Xhuliano Visha dhe Leonard Xhixha. Sipas hetimeve të deritanishme, ekzekutor është Shyti. Ai rezulton të jetë urdhëruar e paguar nga tre persona të tjerë. Por emri i njeriut që e donte Sofian të vdekur, nuk dihet ende.
TIRANË– Përdorimi i alkoolit mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore që lënë pas edhe viktima. Por, kur vjen puna tek ‘përkëdhelja’...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja foli për skandalin e publikimit të targave ditën e sotme teksa ish...
PEQIN– Dosja.al ju sjell pamje nga vendi ku u vra Albi Bashaliu mëngjesin e sotëm. Mësohet se pikërisht në të njëjtin vend është ekzekutuar dhe 44-vje&cce...
SHKODËR – Në territorin e Prefekturës së Qarkut Shkodër kanë vijuar reshjet e shiut gjatë gjithë natës, ku në zonat malore kanë rifilluar dhe reshjet...
PEJË – Një atentat me armë zjarri është regjistruar në fshatin Raushiq të Pejës, ku raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar nga të shtënat me...
PORTUGALI– Disa shqiptarë janë arrestuar në Portugali pasi dyshohet se janë përfshirë në trafik lëndësh narkotike. Policia portugeze ka shkatërruar marrëv...