LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndodh dhe kjo! Gjyqtari i dosjes 184 përjashtohet se “zbatoi ligjin”

2 Nëntor 2021, 21:13 Nga DOSJA
Ndodh dhe kjo! Gjyqtari i dosjes 184 përjashtohet se “zbatoi

Seanca e radhës për dy prej të pandehurve të “Dosjes 184” të akuzuar për për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, u shty, pas vendimit të zv.kryetarit të Gjykatës së Dibrës Edvan Veçani, për të pranuar më 30 tetor kërkesën e të pandehurve dhe mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtarit Ardit Kuka.

“Më datë 28 tetor 2021 është parashtruar kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes. Me vendim të datës 30 tetor 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, përbërë nga gjyqtari Edvan Veçani, ka vendosur përjashtimin tim nga kjo çështje”, lexoi Kuka, në fillim të seancës.

Ai tha se kërkesa për përjashtim e tij nga çështja, ndaj ish-drejtorit të Zyrës Arsimore, Drini Gjeci dhe Nuri Medës, ish-Administrator i Njësisë Tomin, ishte pranuar me arsyetimin se ai më herët ka vendosur ndarjen e çështjes dhe ka gjobitur avokatët për mungesat që kishin sjellë vonesë të gjyqit. “Në vlerësimin e trupit gjykues, kjo cilësohet si shkak për paragjykim të çështjes”, tha Kuka.

Ironikisht, ndërsa gjyqtari i deri tanishëm i kësaj pjese të “Dosjes 184”, lexonte vendimin për përjashtimin e tij nga trupa, me pretekstin e njëanshmërisë pasi kishte gjobitur për mungesa avokatët e të pandehurve, të dy mbrojtësit mungonin në sallë. Të pandehurit ishin të pranishëm.

Kuka që tha po gjatë seancës se nuk mund të komentonte vendimin e kolegut. La të kuptohej se ai ishte jo i zakonshëm. “Kjo çështje do të mbahet mend në histori për shumë gjëra, kjo edhe për shkakun e përjashtimit të trupit gjykues. Ky është rasti i parë që unë shoh që një gjyqtar largohet sepse ka zbatuar ligjin”, tha Kuka.

Ai u tha të pandehurve se tani duhej të prisnin shortin, caktimin e një trupe tjetër gjykuese dhe më pas një datë të re për procesin.

Prej fillimit të gjykimit të dy proceseve të lidhura me të ashtuquajturën “Dosja 184” për blerjen e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër në vitin 2016, seancat janë shtyrë vazhdimisht për shkak të mungesës së avokatëve të pandehurve, Petrit Ismaili dhe Gentjan Rumano dhe në disa raste edhe të vetë të pandehurve në këtë çështje. Motivet për shtyrjen e vazhdueshme janë justifikuar me probleme shëndetësore dhe ngarkesë në punë.

Në muajin shtator gjyqtari Ardit Kuka, vendosi gjobitjen e këtyre dy avokatëve për shkak të mungesës në seancat e gjyqit. Njëlloj më 20 tetor edhe gjyqtarja Nertila Kape, e cila po gjykon procesin ndaj të pandehurve Hasan Hoti dhe ish-shefi i komisariatit të Peshkopisë Robert Aga, vendosi gjithashtu gjobitjen e të njëjtëve avokatë me të njëjtin argumentim.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë të pandehurit në manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Dibër në vitin 2016, u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi, ndërsa më 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim. Dosja në qershor të këtij viti u nda më pas në dy pjesë të pandehurit Aga dhe Hoti po gjykohen në një gjyq normal në të cilin pritet të ketë edhe dëshmitarë. Ndërkohë të pandehurit Drini Gjeci, ish-drejtori i Zyrës Arsimore, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre, po gjykohen në një gjyq të shkurtuar.

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardit kuka dosja 184 edvan veçani ardit kuka dosja 184 edvan veçani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj