LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndryshimi argumenteve të Gentian Liles për arsyen e dorëheqjes nuk e bindën KPA

21 Janar 2022, 18:51 Nga DOSJA
Ndryshimi argumenteve të Gentian Liles për arsyen e dorëheqjes

GJIROKSTËR- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 23 korrik në mënyrë unanime rrëzimin e ankimit të ish-ndimësit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, Gentian Lile, ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ndëprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj tij. Më 9 dhjetor 2020, KPK vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për Lilen për shkak të dorëheqjes së tij, si dhe t’i ndalojë emërimin në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Lile e ankimoi vendimin e KPK duke kërkuar ndryshimin ose rrëzimin e vendimit të Komisionit. Në ankim ai ka parashtruar argumente të ndryshme lidhur me dorëheqjen e tij nga detyra, që janë gjetur në mospërputhje me ato të paraqitura në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ. Në vendimin e arsyetuar të KPA-së analizohet procedura e ndjekur në Komision në kuadër të rivlerësimit të Liles, që është gjetur e drejtë së bashku me vendimarrjen për ndërprerjen e vetingut dhe për sanksionin 15-vjeçar.

Në ankim, Lile ka pretenduar se dorëheqja e tij nuk ka pasur si qëllim shmangien e vetingut dhe se ka qenë i gatshëm t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit. Ai ka theksuar se arsyeja e dorëheqjes ka qenë mostrajtimi si subjekt rivlerësimi, pasi nuk përfitonte 75% të pagës së gjyqtarit dhe e ka konsideruar këtë fakt në shkelje të të drejtës themelore të garantuar nga Kushtetuta, atë të barazisë së trajtimit financiar.

Lile ka shtuar se vetingu ka si qëllim të largojë nga sistemi ato subjekte që kanë qenë vendimmarrës, ndërkohë që ai nuk ka qenë në pozicion të tillë dhe as në pozicion këshillimi që mund të ndikonte në vendimmarrje. Ai është shprehur se ka qenë një punonjës i thjeshtë gjykate dhe se funksioni si ndihmës ligjor nuk mund të ndikonte në funksionimin e shtetit të së drejtës, në pavarësinë e sistemit të drejtësisë apo në humbjen e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi.

“[…]Trupi gjykues vëren se subjekti i rivlerësimit ka parashtruar shkaqe të ndryshme që e kanë çuar në paraqitjen e kërkesës për dorëheqje nga detyra. Konkretisht, në kërkesën drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KLGJ-së dhe Institucionit të Presidentit, subjekti Gentian Lile rendit si shkak arsyet familjare, ndërsa në ankimin e paraqitur pranë Kolegjit, ngriti si pretendim mostrajtimin e duhur financiar gjatë ushtrimit të detyrës si ‘ndihmës ligjor’”, konstaton Kolegji.

Megjithatë, Kolegji çmon se nuk ka rëndësi arsyeja e dorëheqjes nga detyra, por verifikimi i vullnetit të tij të pavesuar për t’u larguar nga ushtrimi i funksionit që e bën subjekt rivlerësimi.

Nga verifikimi akteve ka rezultuar se dorëheqja është shqyrtuar fillimisht nga KLGJ, që me vendim të datës 21 tetor 2020 ka vendosur ndërprjen e marrëdhënieve në shërbimin gjyqësor të ndihmësit ligjor të Liles për shkak të dorëheqjes. Ky vendim nuk është kundërshtuar në rrugë gjyqësore nga ana e subjektit të rivlerësimit.

Lidhur me pretendimin e Liles se nuk ka shfaqur në asnjë moment vullnet për t’iu shmangur apo për të ndërprerë procesin e rivlerësimit dhe se sanksioni për ndalimin e rikthimit të tij në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme është penalizues, trupi gjykues mban në konsideratë jurispudencën e deritanishme të Kolegjit.

“[…]Vullneti për të mos iu shmangur procesit të rivlerësimit, sipas përcaktimit në dispozitat kushtetuese dhe në ligjin nr. 84/2016, shprehet vetëm nëpërmjet qëndrimit në detyrë dhe përfundimit të procesit të rivlerësimit”, vëren KPA dhe shton se subjekti në kërkesën për dorëheqje i është referuar pikërisht nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku parashikohet dhe sanksioni.

“Në këto kushte, subjekti i rivlerësimit i kishte të qarta pasojat dhe efektet juridike që do të sillte dorëheqja e tij nga detyra[…]”, citohet në vendim.

Po ashtu, është rrëzuar edhe pretendimi se ndaj tij nuk mund të zbatohet sanksioni 15-vjeçar, pasi nuk ka qenë në pozicion vendimmarrës dhe as në pozicion këshillimi që mund të ndikonte në vendimmarrje. KPA thekson se është përcaktuar se të gjithë këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësit ligjorë pranë gjykatave administrative dhe ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme do të rivlerësohen ex officio, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët.

“Për sa kohë që subjekti i rivlerësimit ka qenë në funksionin e ndihmësit ligjor në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 84/2016, dhe ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion përgjatë procesit të rivlerësimit, gjen vend edhe zbatimi i pikës së dytë të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, e cila përcakton ndalimin e subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar si gjyqtar, prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokuror i Përgjithshëm apo Inspektor i Lartë i Drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare”, konkludon KPA dhe ka vendosur të rrëzojë ankimin e Liles duke lënë në fuqi vendimin e KPK.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentian lile kpk gentian lile kpk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj