Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ndryshon lëvizja! ARRSH: Nga 1 Maji rruga e Rinasit bëhet me një sens lëvizje
28 Prill 2022, 10:37Nga DOSJA
TIRANË– Rruga drejt Rinasit do të bëhet me një sens lëvizje. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se nga data 1 Maj lëvizja nga Qafë Kashari- Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq do të bëhet me një sens lëvizje. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.
NJOFTIMI:
Në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar. Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndryshim të qarkullimit!
(A.B)/Dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANE- Biznesmeni italian Francesco Beccheti ka ankimuar vendimin e Gjyaktës së Tiranës që e dënon me 17 vite burg për pastrim parash dhe vjedhje duke shpërdor...
TIRANË– Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka rikofnirmuar mbështetjen e tij ndaj organeve të Vettingut. Në një postim në rrjetet so...
TIRANE– Ministria e Brendshme nuk ka pranuar pushimin e padisë ndaj Partisë Demokratike për akuzat e bëra në vitin 2019 në lidhje me tenderin e Uniformave...
Parku Kombëtar i Butrintit, një nga asetet historike dhe kulturore më të mëdha kombëtare do të mbushet në të ardhmen e afërt me lokale, restorante e hotele. Min...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot dhe përcaktoi si drejtues të përkohshëm të Prokurorisë së Tiranës, imagjistratin e ish-Prokuroris...
DURRES– Policia e Durrësit ka ndëshkuar 1278 shoferë të cilët janë gjetur në shkelje gjatë drejtimit të makinës. Në një njoftim për mediat, PSH sqaron se ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quan Kuvendin e 30 Prillit si tubim që kërkon përcarjen e PD-së. Për gazetar...
KOSOVË- Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka therur me thikë një qytetar pas një konflkti mes tyre. Burri ka pasur lëndime trupore dhe është dërg...
SERBI- Krahasimi që presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë dy rajoneve të Donetsk dhe Luhansk me Kosovën bëri që shumë serbë të shqetësoheshin. Këtë e kanë pas...