LIVE UPDATES
Bota

Në Gjermani uji po pakësohet

23 Mars 2022, 08:06 Nga DOSJA
Në Gjermani uji po pakësohet

Dy të tretat e planetit blu janë të mbuluara nga uji, por më pak se tre përqind e ujit është i pijshëm. Përveç kësaj ai është i shpërndarë në mënyrë shumë të pabarabartë. Sidomos në shumë zona të Afrikës, Lindjes së Mesme, Amerikës Latine dhe Azisë ka mungesë dramatike të ujit. Edhe Evropa po ndjen gjithnjë e më shumë rritjen e mungesës e ujit. Në shumë vende evropiane vitet e fundit ka rënë shumë pak shi, temperaturat janë rritur ndjeshëm dhe verat po bëhen gjithnjë e më të nxehta.

Si pasojë mungesa e ujit dhe thatësirat po kërcënojnë pjesë të mëdha të Evropës. Sipas Copernicus Climate Change Service periudha e thatë do të vazhdojë të përhapet nga Evropa Lindore në të gjithë kontinentin, jo dikur në të ardhmen e largët, por tani.

Humbje e frikshme e ujit edhe në Gjermani

Gjermania, e cila tradicionalisht është e pasur me ujë, po thahet gjithnjë e më shumë. Këtë e tregojnë të dhënat aktuale nga satelitët Grace, të cilat Jay Famiglietti, Drejtor i Global Institute for Water Security në Universitetin e Saskatoon, Kanada, i ka shqyrtuar me porosi të NASA-s dhe Qendrës Gjermane të Hapësirës Ajrore.

“Humbja e ujit në Gjermani është rreth 2.5 gigaton ose kilometra kub në vit. Kjo e bën atë një nga rajonet me humbjet më të larta të ujit në botë,” thotë Famiglietti.

Meqenëse uji në vetëdijen e gjermanëve ka qenë gjithmonë i mjaftueshëm, Famiglietti e ilustron humbjen e madhe të ujit me liqenin më të madh gjerman (me të cilin kufizohen edhe Austria dhe Zvicra): “Thënë me gjuhë të thjeshtë: për 20 vjet Gjermania ka humbur ujë në sasinë e Liqenit të Konstancës. Është jashtëzakonisht shumë ujë”.

Vetëm ditët e shirave nuk mjaftojnë

Ulja drastike e ujit në Gjermani nuk reflektohet vetëm në rënien e niveleve të përrenjve dhe lumenjve. Ajo bëhet e dallueshme dhe nga pakësimi i lagështisë së tokës, që ka rëndësi sidomos për bujqësinë dhe pyjet. Sigurisht, lagështia e tokës ndryshon shumë në varësi të faktit, nëse ka rënë vazhdimisht shi apo ka qenë një periudhë e gjatë thatësie.

“Por kush mendon se disa ditë me shi të dendur do ta rregullojnë gjendjen, e ka gabim: Edhe nëse për një kohë të gjatë bie shi i madh, gjithnjë e më pak ujë arrin në rezervuarët e ujërave nëntokësorë”.

Sepse duhen shumë muaj, që uji i shiut të hyjë nga sipërfaqja e tokës përmes shtresave të ndryshme të tokës dhe shkëmbinjve, dhe që damarët nëntokësorë ujorë të jenë mbushur sërish pas një periudhe të gjatë thatësie.

Graviteti i tokës jep shpjegim

Gjendja e rezervuarëve të ujërave nëntokësore matet nga satelitët GRACE-FO (Gravity Recovery and Climate Experiment Follow On), të cilët masin prej 20 vjetësh luhatjet e gravitetit të tokës, që ndryshon nga përmbajtja e ndryshme e ujit.

Ndërsa malet dhe fundi i detit ndryshojnë fare pak, zhvendosja e sasive të mëdha të ujit përmes avullimit, reshjeve, apo rrjedhjes në det ofron të dhëna të dobishme, që studiuesit mund t’i krahasojnë më pas me rezultatet e matjeve të mëparshme nga misioni GRACE dhe me të dhënat e stacioneve tokësore.“Vlerësimi i të dhënave tregon tendencën negative”, thotë Jay Famiglietti nga Global Institute for Water Security.

Përgjegjës për rritjen e mungesës së ujit, nuk është vetëm ndryshimi i klimës. Sigurisht që rritja e temperaturave shkakton rritjen e avullimit. Edhe përdorimi i pakujdesshëm i ujit në shumë vende do të shtojë mungesën e tij.

Sepse edhe pse uji po bëhet gjithnjë e më i pakët, konsumi prej vitesh po shtohet. Nga njëra anë në familjet private e mbi të gjitha në industri dhe në bujqësinë intensive. Sidomos në verërat shumë të thata të viteve të fundit bujqësia ka ujitur gjithnjë e më shpesh, meqë bimët në fusha po thaheshin. Në disa rajone kjo ka shkaktuar vështirësi të konsiderueshme me furnizimin me ujë.

Masat e nevojshme

Ne mund t`i kundërvihemi mungesës së ujit, për shembull, përmes kulturave bimore më ekonomike, konsumit më të vetëdijshëm apo menaxhimit efektiv të ujit. Gjermania, e cila tradicionalisht është e pasur me ujë, po thahet gjithnjë e më shumë

Ka shumë ide dhe zgjidhje. Për shembull, toka nuk duhet të “mbyllet e vuloset” kudo, ashtu si ndodh në shumë qytete: uji duhet të jetë në gjendje të depërtojë, në mënyrë që niveli i ujërave nëntokësore të rikuperohet. Bujqësia mund të ujitë në mënyrë më selektive dhe të ndotë më pak ujin me plehra. Përrenjtë dhe lumenjtë, të cilët janë drejtuar, mund të natyralizohen përsëri, në mënyrë që uji të mos kullojë shumë shpejt, por të mund të depërtojë gradualisht poshtë. Ujërat e zeza ose uji i kripur mund të përpunohen në ujë të përdorshëm.

Për të gjitha këto opsione në luftën kundër mungesës së ujit ekspertët do të diskutojnë nga data 21-26 mars 2022 në Forumin e 9-të Botëror të Ujit. Ai zhvillohet në Dakar, kryeqyteti i Senegalit, dhe kështu për herë të parë në Afrikën Perëndimore. Në një zonë ku njerëzit ndjejnë prej kohësh pasojat dramatike të mungesës së ujit.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani ulja drastike e ujit në gjermani gjermani ulja drastike e ujit në gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj