Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
I dënuar në Itali për vjedhje me dhunë, arrestohet 25-vjeçari në Durrës
11 Korrik 2019, 14:07Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 25-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim, nën akuzën e vjedhjes me dhunë.
I arrestuari është shtetasi me iniciale, R.T., 25 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Firences e kishte dënuar me ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim për kryerjen e veprës penale ” Vjedhje me dhunë “.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë ”.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Shtetasi R.T., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Firences/Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim për kryerjen e veprës penale ” Vjedhje me dhunë “.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një mjet është përmbysur në rrugë,në vendin e quajtur rrethrrotullimi i lule...
Tiranë- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka paditur qeverinë për heqjen e pasaportave diplomatike dhe kërkojnë rikthimin e tyre. Padia është dorëzuar sot në Gjyka...
Tiranë-Në prangat e policisë ka rënë një 41-vjeçar me iniciale F.I pasi gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.Ai akuzohet për veprat penal...
ELBASAN– Personat që shikoni në fotot e mëposhtme janë dy efektivët që u pezulluan ditën e sotme nga detyra. Eduart Hasani dhe Edvin GjyliSpecialist i Kr...
Tiranë- Në vend është hapur zyra e Europolit, duke forcuar edhe më shumë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE.Në ceremoninë e sotme ishin të pranishëm drejtori ...
ITALI- Një shqiptar në Itali është kthyer në lajmin kryesor të ditës në mediat e vendit fqinj. Vincenco, që ka 2 vite që punon në një fshat në Napoli, ka gjetur...