LIVE UPDATES
Bota

‘Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz’

7 Tetor 2021, 12:29 Nga DOSJA
‘Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz’

GJERMANI- Ka evenimente, ku si gazetar duhet të shkosh, sepse do të raportosh. Por jo për këtë akt ceremonial (fjala është festimin e 60-vjetorit të marrëveshjes së pranimit të punëtorëve turq në Gjermani me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, 05.10.) Marrëveshja e pranimit të fuqisë punëtore e nënshkruar mes Gjermanisë dhe Turqisë është edhe pjesë e historisë së jetës sime. Kur im atë në shtator 1969 erdhi si punëtor i ftuar (gastarbeiter) në Gjermani fillimisht më la mua, gjashtëmuajsh dhe nënën në vendlindje. Plani i tij ishte të punonte vetëm pak vite, të fitonte ca para dhe të kthehej sërish. Por gjithçka rrodhi ndryshe, dhe pa familjen nuk bëhej. Më 18 prill 1970 unë erdha bashkë me nënën në Berlin. Ky qytet do të bëhej qyteti im.

“Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz”

Kopshtin, shkollën, studimet të gjitha këto i përmbylla një ditë me sukses, ndoshta sepse nuk e kam harruar kurrë një mesazh të tim ati. “Ti duhet të punosh dy herë më shumë se gjermanët!” Këto ishin fjalët e tij. Vërtet, kam punuar shumë. Por në shoqërinë gjermane të shumicës më duhej shpesh justifikohesha për suksesin, madje edhe ta mbroja. Megjithëse mund të them, se pavarësisht prindërve të mi, që sot do t’i fusja në “shtresën e paarsimuar”, unë nuk jam rritur në një botë paralele. Mua m’u dha rekomandimi për të vazhduar gjimnazin dhe nuk kam pas vetes një “histori getoje”. Ndoshta kam pasur shumë fat me mësuesit e mi, që më kanë trajtuar njësoj si nxënëset e nxënësit e tjerë.

Ne kërkuam fuqi punëtore, por erdhën njerëz.” Kjo fjali e njohur e shkrimtarit, Max Frisch nga viti 1965 preku një nerv atë kohë. Këtë fjali e citoi edhe presidenti gjerman në fjalimin e tij në ceremoninë e festimit të nënshkrimit të marrëveshjes dhe kujtoi, se Max Frisch që atëherë e kishte kuptuar, se politika e punësimit e viteve 60-të dhe 70-të ishte dritëshkurtër.

Ata na quajtën “të ftuar”, por unë dhe prindërit e mi u bëmë fqinjë. Ky 60-vjetor duhet të na sjellë në mendje brezin e parë të punëtorëve të ardhur që e bënë këtë vend atdhe të tyre. Një fjalë e urtë turke thotë, “atdheu nuk është aty, ku ke lindur, por aty ku e ke barkun plot”. Dhe ky vend është Gjermania.

“Një shënim në anë nuk i jep meritën e duhur kontributit të tyre”

Në një moment të fjalimit të presidentit gjerman, më duhet ta pranoj, m’u mbushën sytë me lot. Steinmeier tha, se “historia e punëtoreve të punëtorëve të ftuar meriton vendin e duhur në librat tanë shkollorë dhe në kulturën tonë të kujtesës; një shënim në anë nuk i jep meritën e duhur kontributit të tyre. Kur ne t’i rrëfejmë historitë e tyre, si pjesë integrale të historisë së kësaj Republike, të këtij vendi, atëherë do të kuptojmë edhe historinë e të gjithëve.” Me të drejtë.

Kur shkruaj këto rreshta, më bie ndërmend im atë dhe nëna, që njësoj si koleget dhe kolegët e tyre gjermanë tek Siemens duhet të përmbushnin normën e punës. Po, prindërit e mi nuk duhet të jenë një shënim diku anash. Prindërit e mi dhe të gjithë punëtorët e ardhur nga Turqia, Italia, ish-Jugosllavia, Greqia, Spanja, Portugalia, Vietnami apo Angola janë pjesë e historisë gjermane. Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre, që Gjermania të jetë sot ajo që është: e fortë, me diversitet, fantastike. Ata duhet të zenë vend në librat e historisë së Gjermanisë. Pikërisht për këtë ishte kaq e rëndësishme kjo ceremoni, për të na kujtuar gjithmonë për atë se çfarë kanë bërë për këtë vend njerëz si prindërit e mi. Brezi i dytë, i tretë dhe i katërt i të ardhurve kanë lindur shumica në Gjermani. Megjithkëtë shumë prej tyre duhet ende të tregojnë se përshtaten këtu. Ende atyre u lihet të kuptohet, se nuk janë të mirëseardhur. Këto kohë duhet t’i përkasin së shkuarës. E këtë duhet ta kuptojnë edhe ata që jetojnë gjithmonë me të shkuarën. Ne jemi këtu dhe do të qëndrojmë. Do të qëndrojmë, që ky vend, i cili është edhe atdheu ynë të bëhet më i mirë.

Unë e kam vendin në mesin e kësaj shoqërie, dhe ashtu si e kërkon presidenti Steinmeier, do ta mbaj këtë vend. Ne të gjithë do të formësojmë këtë shoqëri, sepse është edhe shoqëria jonë. Ne i përkasim këtij vendi. Si të gjithë ata, prindërit e të cilëve erdhën në Gjermani si fuqi punëtore./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emigrantet ne gjermani erkan arikan frank-walter steinmeier max frisch emigrantet ne gjermani erkan arikan frank-walter steinmeier max frisch

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj