LIVE UPDATES
Aktualitet

Në kurthin e panikut, në dyqanet e Tiranës po shitet me racione

12 Mars 2022, 18:12 Nga DOSJA
Në kurthin e panikut, në dyqanet e Tiranës po shitet me racione

TIRANË- Nga Megi Iskurti- Çmimet e larta të ushqimeve, rezervat ushqimore dhe pakot e miellit ishin kryefjala e një vale diskutimesh mes shitëses dhe dy klientëve në marketin “Diambe”, aty ku ishte afishuar një njoftim i cili u diktonte atyre vetëm një numër të përcaktuar të produkteve bazë të shportës që ata mund të blinin.

Në listën e ushqimeve të vendosura njëra poshtë tjetrës ishin mielli, makaronat,orizi, sheqeri dhe vaji, praktikisht produktet më të domosdoshme. Klientëve që futeshin në market dhe përballeshin me njoftimin, në fillim u lexohej pikëpyetja në fytyrë. Mandej mes zërave të tyre dëgjohej nëpër dhëmbë i njëjti togfjalësh: krizë dhe luftë.

Shitësja, e bezdisur si dukej nga pyetjet e të gjithë klientëve që kishin bërë të njëjtin reagim që nga momenti i afishimit të njoftimit, u përgjigj gati mekanikisht: “Siç e shihni në njoftim, nuk mund të blini më shumë se produktet e specifikuara. Është kohë krize dhe secili duhet të blejë një numër të caktuar që qytetarët të mos dynden por edhe të teprojë për të tjerë që duan të blejnë”, tha dhe nxitoi të kalonte në kasë disa produkte ushqimore mes të cilave nuk mungonte as vaji dhe as mielli.

Njëra prej tyre e cila sapo kishte hyrë në market iu drejtua sërish asaj duke e pyetur se përse duhej të vendosnin një njoftim të tillë dhe kush e ndalonte të blinte sa të donte për aq kohë sa ajo do të paguante për ato produkte.

Reagimi nga ana tjetër ishte përsëdyti mekanik: “Unë jam vetëm një shitëse që kaloj produktet në kasë. Nuk marr vendime”.

Nga diskutimet e klientëve kuptohej që kriza e Ukrainës ka hyrë tashmë në xhepat e tyre. Ankimet për çmimet e larta nuk mungonin as kësaj here.

Qytetare në supermarket duke shikuar për produkte

“Me këto njoftime po na ngjallni më keq panik. As në fillimet e pandemisë nuk ishte gjendja kështu. Nuk mbaj mend të na kushtëzonin në numrin e produkteve që do të blinim. Për mendimin tim, një letër e tillë të nxit më shumë për të bërë blerje e për t’u dyndur se sa për të mos u dyndur. I bën njerëzit të mendojnë që mbase kriza është më e thellë nga se duket”, tha për Gazetasi.al një e moshuar tek po kërkonte produktet mes rafteve.

Situatat përsërisnin njëra-tjetrën, nga ai market, në një tjetër. Një njoftim gati gati i ngjashëm ishte vendosur edhe në kasën fiskale të një tjetri. Dyqan i vogël lagjeje. Shitësi rrëfen për Gazetasi.al se vetë situata në tregje i ka konfuzuar këto kohë.

Nuk e dimë a ka apo nuk ka rezerva. Një herë na thonë që ka gjendje, një herë që nuk ka. Çmimi i miellit sa vjen dhe rritet. Ne pamë që edhe markete të tjera po vendosin njoftime të tilla”, tha ai duke shtuar se nëse qytetarët blejnë më shumë pako mielli, e blejnë më lirë sepse e marrin me shumicë ndërsa nëse blejnë më pak në dyqanet e lagjeve, e blejnë me çmimin aktual dhe shitësit përgjithësisht dalin më të fituar.

Megjithatë, ai sërish e orientonte bisedën drejt faktit se është e trembur për situatën e tregjeve në Shqipëri, sidomos atë të tregut të miellit duke qenë se vendi ynë importon nga Rusia një sasi të konsiderueshme.

Nga një vëzhgim që bëri Gazetasi.al në pika të tjera supermarketesh nëpër Tiranë nuk pa ende njoftime të tilla në masë por kishte dhe prej tyre që nuk e përjashtonin si mundësi.

“Nëse e bëjnë dy supermarkete, fillojnë dhe veprojnë njëjtë edhe të tjerët. Ne për momentin nuk kemi bërë ende njoftime të tilla por situata vështirë duket. Njerëzit vetëm këto kërkesa kanë. Raftet e miellit, makaronave dhe vajit zbrazen në moment. Ndaj prandaj mendoj që po detyrohen supermarketet të marrin masa të tilla. Nëse përhapet, besoj që do e vendosin edhe tek ne një njoftim të tillë”, tha për Gazetasi.al një punëtore që po stivonte ushqimet në disa rafte, nga “Shans Market”.

Gazetasi.al kontaktoi edhe me Çlirim Xhemollarin, drejtorin e rrjetit të “Alb Market” i cili tha se për momentin nuk e sheh gjendjen aq kritike sa të vendosë një njoftim të tillë. Pushtimi rus i Ukrainës e ka prekur ekonominë shqiptare në shumë fronte por kategoria e ushqimeve është ajo ku ndihet më tepër vala e rritjes së çmimeve por dhe vështirësitë në zinxhirin e furnzimit.

Rritja atipike që është ndjerë këto ditë thuajse në të gjithë produktet, ka ngjallur shqetësim dhe revoltë tek një masë e madhe qytetarësh. Rritja e çmimeve për të gjithë artikujt, por sidomos për artikujt e domosdoshëm si vaji dhe buka, rrezikon të çojë në varfëri gati 37% të popullsisë në vendin tonë.

Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare tregoi se në vitin 2019, mbi 37% e individëve në Shqipëri nuk e përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit. Gjithashtu treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2019 është 23.0%.

Marrë nga Gazeta SI

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet çlirim xhemollari kriza ushqimore shitjet e ushqimeve çlirim xhemollari kriza ushqimore shitjet e ushqimeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj