Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Në mbështetje të refugjatëve ukrainas/ Jill Biden udhëton drejt Rumanisë dhe Sllovakisë
2 Maj 2022, 05:51Nga DOSJA
SHBA– Zonja e Parë Jill Biden do të udhëtojë në Rumani dhe Sllovaki këtë javë në mbështetjeje për familjet e zhvendosura ukrainase të detyruara të ikin nga gjakderdhja dhe dhuna në vendin e tyre në vazhdën e pushtimit rus. Sipas një njoftimi nga Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë, Biden do ta përdorë gjithashtu udhëtimin për t’u takuar me anëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të stacionuar jashtë shtetit, si dhe me zyrtarë të nivelit të lartë qeveritar në të dy vendet, njofton CNN.
Zonja e Parë do të largohet nga Uashingtoni për në Rumani të enjten, duke u ndalur fillimisht në bazën ajrore Mihail Kogalniceau të premten, ku do të takohet me anëtarët e shërbimit përpara se të niset për në kryeqytetin Bukuresht të shtunën. Biden do të zhvillojë takime me anëtarë të qeverisë rumune, si dhe me punonjës të ndihmës humanitare. Pas Polonisë, Rumania ka parë fluksin më të madh të refugjatëve ukrainas si rezultat i krizës, me qindra mijëra ukrainas që kaluan kufirin në vend që nga fillimi i luftës tre muaj më parë.
Ajo do të kalojë gjithashtu kohë në Bukuresht me edukatorët që po ndihmojnë në mësimin e fëmijëve të zhvendosur ukrainas.
Biden do të udhëtojë më pas në Sllovaki, ku do të takohet me stafin e ambasadës amerikane përpara se të niset të nesërmen për në Kosice dhe Vysne Nemecke, Sllovaki, për të takuar refugjatët ukrainas dhe sllovakët që kanë hapur shtëpitë e tyre për familjet nga Ukraina. Më shumë se 250,000 ukrainas kanë ikur në Sllovaki, një vend me më shumë se pesë milionë banorë. Ndërsa të hënën, më 9 maj, Biden do të përfundojë udhëtimin e saj duke u takuar me anëtarët e qeverisë sllovake përpara se të niset për në SHBA.
Ky udhëtimi do të jetë udhëtimi i dytë i vetëm jashtë vendit i Zonjës së Parë; në korrik ajo shkoi në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.
(a.b)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
UKRAINË- Sot është dita e 67-të e luftës në Ukrainë, ku disa evakuime janë bërë në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku mendohet se janë bllo...
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se krimet në qytetin Bucha janë të rreme. Larepubblicca shkruan se gjatë një interviste, Lavrov tha se n...
UKRAINË- Tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën në bombardimet ruse në rajonin e Kharkiv të dielën. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Oleg ...
SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi thotë se vizita e një delegacioni të Kongresit në Poloni dërgon një mesazh të pagabueshëm për...
SUEDI- Danimarka dhe Suedia kanë thënë se një aeroplan spiun rus ka shkelur hapësirën ajrore të të dy vendeve. BBC shkruan se të dy po thërrasin ambasadorët rus...
SHBA- Samantha Power, administratore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, tha se kostot e luftës në Ukrainë përfshijnë mungesat globale të ushqimit ...
AFGANISTAN- Udhëheqësi suprem i Afganistanit Haibatullah Akhunzada u shfaq vetëm për herë të dytë që nga marrja e kontrollit të talebanëve në vitin 2016 për t...
SHBA- Çlirimi i Trevor Reed, një i burgosur amerikan i mbajtur nga Rusia, në këmbim të një kontrabandisti rus të dënuar droge, ka treguar se Uashingtoni ...
SHBA- Masat për uljen e kostove të Netflix kanë goditur edhe Meghan Markle. Seriali i animuar i Dukeshës së Sussex “Pearl”, i cili u njoftua se do t...