E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
SERBI– Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq qëndron më 2 dhe 3 nëntor për një vizitë zyrtare në Serbi me ftesë të kryeministres serbe, Ana Brnabiq. Ai pritet të takohet edhe me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serbë. Krahas kryeministrit Krivokapiq delegacioni që do të vizitojë Serbinë përbëhet edhe nga këshilltarët e tij si dhe nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Serbi. Në njoftimin për shtyp thuhet, se vizita në Beograd do t’i shërbejë forcimit të marrëdhenieve bilaterale, avancimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit të përgjithshëm. “Vizita paraqet mundësi që të theksohet rëndësia e stabilitetit dhe e sigurisë në rajon si dhe forcimi i integrimit përmes mekanizmave të Procesit të Berlinit, me të cilat forcohet perspektiva e Ballkanit Perëndimor.”
Sfidat prej pandemisë Covid-19
Në kushtet e krijuara nga kriza e shkaktuar nga pandemia Covid-19 kjo vizitë konsiderohet si një rast i mirë për të zhvilluar bisedime për tejkalimin e sfidave shëndetësore, ekonomike dhe të tjera, të shkaktuara nga pandemia, me të cilat ballafaqohen të dy shtetet.
Përkrahje për fazën e re të bisedimeve Beograd-Prishtinë
Në njoftimin për shtyp thuhet, se gjatë vizitës delegacioni nga Mali i Zi synon t‘i japë përkrahje qeverisë së Serbisë për fazën e re të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në pritje që ato të intensifikohen dhe të rezultojnë me zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
Po ashtu është planifikuar që delegacioni malazez të takohet me zyrtarët më të lartë të Serbisë, e theks i veçantë do t’i kushtohet forcimit të lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimit për të cilin ekziston një potencial i madh. “Në këtë drejtim rëndësi do t’u kushtohet projekteve, të cilat kanë për qëllim avancimin e strukturës rrugore, që është kusht kryesor si për rritjen e qarkullimit të njerëzve ashtu edhe për bashkëpunimin e përgjithshëm ekonomik dhe atë në fushën e turizmit”, thuhet në njoftimin për shtyp. Pala malazeze pritet t’u propozojë zyrtarëve të Serbisë që në të ardhmen bashkëpunimi në fushën e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë së ujërave, turizmit, bujqësisë dhe degëve të tjera me interes të përbashkët, të realizohet çdoherë kur është e mundur përmes mekanizmave të bashkëpunimit rajonal, si Procesi i Berlinit./DW/
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
GLASGOW- Është në fakt një projekt i arsyeshëm: Me ndihmën gjermane, në Ruandë po instalohen furra të ndryshme ekologjike. 90.000 prej tyre janë tashmë në ...
HAGË – Në gjyqin ndaj ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafës në Dhomat Speciale në Hagë ka nisur dëshminë e tij dëshmitari i pestë. Ai ka qenë p...
BOSNJE HERCEGOVINË– Anëtari serb i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, njoftoi se ai së shpejti do të dërgojë ligje në parlamentin e...
SELANIK– Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së martës në Selanik, teksa një kamion tërhoqi zvarrë një çikliste. Nga informacionet e...
AFGANISTAN– Të paktën 19 persona u vranë dhe 50 u plagosën kur dy shpërthime me armë zjarri kanë goditur spitalin më të madhe ushtarak në Kabul të martën....
KOSOVË– Ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur në takim komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-...
GREQI– Vrasja e Kaficas mbetet ende në vemëndje të mediave greke pas përfundimit të hetimeve.Sipas Protothema, është e dyshimtë që të mos ketë prova shke...
BOSNJË – HERZEGOVINË – Përfaqësuesi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, ka paralajmëruar se v...
GLASGOW– Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres patën një moment të sikletshëm gjatë k...
BOSNJE HERCEGOVINË- Përfaqësuesi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje ka paralajmëruar se vendi është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpër...