LIVE UPDATES
Aktualitet

Erdogan në Shqipëri! Inaguron Laçin në 554-vjetorin e Skënderbeut, fjala në Kuvend

17 Janar 2022, 06:49 Nga DOSJA
Erdogan në Shqipëri! Inaguron Laçin në 554-vjetorin e

TIRANË– Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ndodhet sot në Shqipëri në kuadër të një vizite zyrtare e cila pritet të zgjasë rreth 13 orë. Një grup qytetarësh me postera me fotot e Erdogan e flamujt e Turqisë u mblodhën në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas aty ku edhe pritën Presidentin që të zbresë nga avioni. Vetë kryeministri Edi Rama ishte gjithashtu prezent në aeroport teksa kishte organizuar edhe një ceremoni zyrtare për pritjen e Erdogan. Kreu i qeverisë shqiptare e priti me përqafime Erdogan dhe e prezantoi me të gjithë zyrtarët shqiptarë që kishin dalë ta prisnin. Vetë Presidenti i Turqisë nuk i dha dorën askujt veç Ramës. Si formë përshëndetjeje ai zgjodhi të vendoste dorën mbi zemër e të tundte kokën në shenjë nderimi. Më pas Erdogan u nis drejt Laçit aty ku inaguroi ndërtimin e 522 njësive banimi të bëra në zonën e Kurbinit në kuadër të procesit të Rindërtimit e dorëzoi çelësat në duart e qytetarëve.

Në orën 13:00, siç edhe ishte parashikuar në axhendë, Erdogan nisi takimin zyrtar me kryeministrin Edi Rama. Fjalën e para e mori kryebashkiakja e Laçit Majlinda Cara e cila e falenderoi Erdogan që iu është gjendur pranë gjatë momenteve të vështira. Pas saj foli kryetarja e Kuvendit Lindita e Nikolla e cila bëri që kryebashkiakja Cara të përlotet në momentin kur i kujtoi se si tërmeti i kishte shkatërruar shtëpinë dhe e kishte lënë jashtë me foshnjën e porsalindur. Vetë Rama përveç falenderimeve ndaj Erdogan tha se ngjan me të në një pikë, që flet shumë edhe kur premton se nuk do ta bëjë atë gjë. Konspirantëve për miqësinë e tij me Kreun e Shtetit turk, Rama u tha se me të e ka bashkuar fakti që kur premton diçka e mban fjalën, ose nuk e premton fare. Shqipëria për Erdoganin sipas Ramës është shtëpia e vëllezërve të tij. Presidenti i Turqisë tha se do të jenë gjithmonë bashkë në momentet e vështira, pavarësisht fatkeqësive natyrore. Ai nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Evropian kur tha se edhe në kohën e pandemisë, Turqia nuk i mbylli kufojtë, ndryshe nga vendet e mëdha. Fjalimet mbaruan me prerjen e shiritit inagurues e zbulimin e sheshit që tashmë mban emrin ‘Recep Tayip Erdogan’.

Në orën 15:00, Presidenti i Turqisë do të firmosë shtatë marrëveshje me qeverinë shqiptare. Në axhendën e Presidentit Erdogan thuhet se në orën 16:00 do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut, ndërsa në orën 17:00 do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë për të mbajtur një fjalë përshëndetëse në nisje të sesionit të ri parlamentar. Pritet që në orën 18:00 ai të niset drejt Rinasit, nga ku do të rikthehet në Turqi. Gjatë gjithë kohës që do të jetë në Shqipëri, Erdogan do të jetë nën ruajtjen e forcave të shtuara të Gardës së Republikës dhe forcave RENEA, të cilat kanë ‘pushtuar’ Tiranën e jo vetëm. Për mbarëvajtjen dhe ruajtjen e sigurisë fizike të Presidentit turk, ka ardhur nga Ankaraja edhe një ekip efektivësh të Gardës së Turqisë dhe shërbimet sekrete, të cilat janë ndarë, një pjesë do të qendrojnë në Laç, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e pozicionuar në Tiranë. Vizita e kreut të shtetit turk ka vënë në gjendje të plotë gatishmërie edhe Policinë e Shtetit, e cila ka marrë masa për bllokimin e disa akseve kryesore rrugore, mes të cilave edhe aksin Tiranë – Durrës, ndërsa ka apeluar qytetarët, të cilët do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të ditës së sotme. Kjo vizitë e Erdogan në këtë 17 janar përkon pikërisht me 554-vjetorin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), simbolin e rezistencës shqiptare ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane në trojet shqiptare dhe më gjerë në Ballkan.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ME VD- Ikën Erdogan, Rama i hidhet në qafë: Të fala zonjës!

Restaurimi i Xhamisë së Et’hem Beut, Erdogan: Gërshërët do t’i marrim me vete

Erdogan: Uroj që deri në Ramazan ta zgjidhim edhe problemin e Xhamisë së Namazgjasë

Premtimi i Ramës: Do restaurojmë dhe Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Rama nervozohet me përkthyesin e turqishtes: Mos ma ndërprit fjalën

FOTO/ Erdogan në makinë, e shoqëron Ministri turk i Jashtëm

VD-Erdogan: Në vizitat e tjera këtu, uroj të merren masa të prera ndaj FETO-s

Puç edhe në Shqipëri? Paralajmëron Erdogan: Edhe këtu do ketë tentativa të ngjashme

VD-Erdogan: S’ka problem të pakapërcyeshëm kur bashkojmë duart me lejen e Zotit

VIDEO- Rama e Erdogan mbërrijnë në Kryeministri për marrëveshjet (Rregullon flokët)

VIDEO- Frikë nga çoku i Erdogan? Rama dorëzon gërshërët e s’pret shiritin

VD-Erdogan ‘Qytetar nderi’ në Kurbin! ZËRI në videon e Ramës: Taksat i ka njësoj?

VD-Shiriti blu/Erdogan: Le ta presim shiritin e kuq! Gërshërët nuk do jepen,bismilah

VD-Iu hoqën maskat për foto, qytetari i flet Ramës në vesh, e ‘shkrin’ së qeshuri

VD-Erdogan merr titullin ‘Qytetar nder i Kurbinit’! Kryebashkiakia: Dha kontribut

Erdogan: Në pandemi shtetet e mëdha u kyçën, Turqia jo, ndihmuam vëllezërit tanë

Dorëzon 522 shtëpi, Erdogan: Vëllai të qëndron pranë kur ke nevojë, jo kur e thërret

‘E kam frikë këtë xhumanin’, batuta e Ramës me përkthyesin bën për të qeshur Erdogan

Tërmeti në Turqi, Rama: Thashë se Erdogan do na harronte, e mban fjalën

Rama ‘injoron’ Erdogan: Fjalimin do e mbyll me Servetin, martoi djalin me shqiptare

Rama tregon pse e ka mik Erdogan: Thonë se i ngjaj në 1 pikë! (Fjala e Profetit)

VD-Humbi shtëpinë nga tërmeti, fjala e Nikollës përlot kryebashkiaken e Kurbinit

Ndërrohet përkthyesi! Rama: E kam frikë ‘xhumanin’, se di si i kthen fjalët turqisht

Ministri turk i Mjedisit, Kurum: Erdhëm të ndihmojmë Shqipërinë e ti shërojmë plagët

Takimi i parë me Erdogan, Rama: Nuk e harroj kurrë! Nuk qeshte, isha i ndrojtur

VD-LAPSUSI në fjalën e ministrit turk: Ne si Turqi do të jemi pranë Turqisë…

FOTOT- Me të shëtiti Ramën në Stamboll, Erdogan sjell ‘Maybach’-un në Tiranë

Vizita e Erdogan jehonë në mediat ndërkombëtare: Rama po i bën presion Evropës

E FUNDIT/ Erdogan vjen në Shqipëri, nis ceremonia zyrtare në Rinas

VD- Grupi polifonik thur vargje për Erdogan: Na u gjend pranë porsi nëna për evlanë

VIDEO/ Rama në Rinas, pret me padurim mbërritjen e Erdogan

Gjithçka gati në Laç! Banorët të veshur me kostume popullore presin Erdogan në shesh

Lagjet e rindërtuara në Laç! Banorët: Këto nuk i ka as Tirana, Erdogan zemërmirë

Shqiptarët i ‘zënë pritë’ Erdoganit në Rinas, mbajnë fotot e tij në duar

FOTOT/ Panorama në Tiranë, flamujt turk valëviten para mbërritjes së Erdogan

Ç’do të firmosë Erdogan në Tiranë, shtatë marrëveshjet

Vizita e Erdogan! Sot ‘BLLOKOHET’ Tirana, akset e pakalueshme (ORARET)

(A.B;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama erdogan ne tirane majlinda cara presidenti i turqisë recep tayip erdogan edi rama erdogan ne tirane majlinda cara presidenti i turqisë recep tayip erdogan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj