LIVE UPDATES
Politike

“Në Vorë fiton bindshëm PS”, VOA: E djathta ka marrë goditje pas përçarjes

6 Mars 2022, 21:15 Nga DOSJA
“Në Vorë fiton bindshëm PS”, VOA: E djathta ka

TIRANË- Në Shqipëri, u shpall në mbrëmje rezultati i parë i votimeve të zhvilluara sot në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit. Në Vorë, ku u realizua votimi dhe numërimi elektronik, ka fituar, sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, kandidati i Partisë socialiste Blerim Shera, me 67.8 përqind, ose 7530. Një rezultat që ka shkuar përtej, atij që partia në pushtet mori gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, ku në këtë bashki kishte arritur 56 përqind. Votimet e sotme janë parë më së shumti si një garë brenda opozitës, mes Partisë Demokratike të kryetarit Lulzim Basha dhe lëvizjes së udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha, se kush gëzon mbështetje më të madhe. Kandidatët e zotit Berisha u përfaqësuan nën emrin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, që zyrtarisht mban siglat e LSI-së dhe Partisë Demokristiane. Shifrat e Vorës tregojnë një dominim të Lulzim Vranës, kandidatit të zotit Berisha, ndaj Ymer Markut, përfaqësuesit të PD-së. Zoti Vrana rezulton të ketë marrë 23.3 përqind (2589 vota) kundrejt vetëm 5.4 përqind (687 vota) në favor të zotit Marku.

Por përtej raporteve brenda opozitës, rezultati tregon një rënie të mbështetjes ndaj saj. Të dy kandidatët e djathtë, nuk bëjnë as gjysmën e votave të marra nga kandidati socialist. Një fakt që dëshmon goditjen e fortë që e djathta shqiptare ka marrë për shkak të përçarjes së saj. E që mund të jetë dhe një ndër faktorët e pjesëmarrjes më të ulët në votimet e sotme, 36.7 përqind nga 54.9 përqind që kishin dalë në 25 prill 2021 në Bashkinë e Vorës.

Procesi i votimit

Gjithsjhka është zhvilluar pa problematika të theksuara, ndërsa pjesëmarrja ka qenë e ulët, 30.33 përqind, sipas të dhënave paraprake në mbyllje të procesit. Në pjesën më të madhe problemet, siç ka bërë të ditur dhe Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, kanë qenë të lidhura me aspekte teknike, funksionimin e kamerave të vëzhgimit, apo pajisjeve të identifikimit elektronik të votuesve, të instaluara në çdo qendër dhe vetëm 15 përqind e të gjitha ankesave ka qenë e lidhur me çështje të administrimit zgjedhor.

Rasti më i zhurmshëm ishte ai i Vorës ku PD pretendoi se anëtarët e PS dhe LSI-së në Komisionin Zonal, KZAZ, kanë refuzuar të emërojnë përfaqësuesit e kësaj force politike në komisionet e qendrave të votimit. Sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili ishte vetë në Vorë, KZAZ është shprehur se i kishte dhënë zgjidhje problemit. Ai tha se në qendrat e vizituara personalisht prej tij procesi i votimit po ecte mjaft mirë. PD megjithatë ka bërë kallzim penal, duke pretenduar se përfaqësuesit e forcave të tjera pjesëmarëse në zgjedhje, po bashkëpunojnë kundër PD-së.

Gjatë ditës pati edhe denoncime për votime familjare në disa qendra në Vorë, ku votimi është elektronik, sikundër më pas dhe numërimi. Megjithatë sipas zotit Celibashi “natyra e problematikave nuk ka qenë e tillë që të ndikojë në procesin e administrimit zgjedhor. Vazhdojmë të vuajmë nga e njejta sëmundje, kur nga arsye ndonjëherë krej banale, komisionerët, vendosen vetë në një lloj konflikti apo diskutimi që nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Dhe në fakt nuk është se kontribuojnë për një administrim më të mirë, dhe ajo problematikë nuk e dëmton administrimin e procesit zgjedhor. Ndonjëherë më duket si një përpjekje për të thënë ca gjëra, për të lënë një shenjë, që në varësi të rezultatit, të themi që unë e kam thënë atë gjë”

Në Shkodër, votimi është anulluar dhe shpallur i pavlefshëm, në tre qendra në zona të thella për shkak të kushteve të motit. Vetëm në përfundim të procesit do të vlerësohet, nëse mungesa e votimit në këto qendra që në total kanë 3300 votuesë, ka ose jo ndikim në rezultat. Kodi zgjedhor përcakton se “nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një ose disa qendra të votimit, dhe numri i zgjedhësve në këto qendra votimi, është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe kandidatit të dytë, atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë njësinë zgjedhore, pra në të gjithë bashkinë”.

Janë pak më shumë se 650 mijë qytetarë me të drejtë vote në të 6 bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet. Por pjesmarrja ka qenë e ulët, ndonëse pati një fluks votuesish lehtësisht të rritur pas mesditës. Pjesëmarrja ka qenë më e lartë në Dibër, mbi 43 përqind dhe më e ulët në Durrës (26.27 përqind) dhe Shkodër (29.11 përqind). Kjo shenjë mungese interesi ishte diçka e pritshme. Së pari, sepse kryebashkiakët që do të zgjidhen nga votimi i sotëm do të kenë një mandat të kufizuar kohor, pasi pranverën e vitit të ardhshëm pritet të zhvillohen zgjedhjet e radhës së pushtetit vendor. Nga ana tjetër, në votim nuk përfshihen këshillat bashkiakë, të cilat janë funksionalë, dhe kontrollohen nga socialistët, duke qenë se në 2019, opozita i bojkotoi zgjedhjet vendore.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj