LIVE UPDATES
Aktualitet

Negociatat sekrete: Si lobuan “bosët” për të hequr taksën e qumështit pluhur

9 Nëntor 2021, 13:15 Nga DOSJA
Negociatat sekrete: Si lobuan “bosët” për të hequr

TIRANË– Paraditen e 2 nëntorit 2021, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u paraqit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për të prezantuar parashikimet e paketës së re fiskale, duke njoftuar një taksë të re. 100 lekë për litër, do të vendoset për qumështin pluhur si masë për të mbështetur prodhimin vendas dhe fermerët shqiptarë.

“Futen 1 mijë ton qumësht pluhur në vit, referuar vitit 2019, pasi viti 2020 ka qenë vit pandemik. Me taksën 100 lekë për litër, futen në buxhet rreth 100 milionë lekë në vit”, tha ministrja për të mbështetur kështu edhe shtimin e kësaj takse përballë deputetëve në Komision. Kur deputeti socialist Erion Braçe e pyeti ministren nëse ishte konsultuar me gupet e interesit ky propozim, përgjigja që mori ishte pozitive, por që iu hodh poshtë menjëherë nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi. Ky i fundit kërkoi që një analizë të plotë për efektet që sjell taksa e re.

Me kërkesën e Shalsit, pronarët e fabrikave të qumështit dhe nënprodukteve të tij, të cilët janë përdorues, kërkuan heqjen e taksës për qumështin pluhur. Mesa duket se ministrja kishte gënjyer.

Gazetari Adriatik Doçi, zbuloi nga disa indicie se Komisioni i Ekonomisë kishte zhvilluar një seancë me bisedime me përfaqësuesit e kompanive të qumështit në datën 4 nëntor 2021. Por kësaj herë në një takim të fshehtë dhe pa praninë e mediave. Megjithatë takimi u konfirmua nga ish-ministrja e Financave, Anila Denaj. Rreth orës 15:00 të datës 4 nëntor 2021, pas mbledhjes që nuk u bë publike, Anila Denaj shkruan: Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave zhvilluan konsultime me grupet e interesit për paketën fiskale 2022. Vlerësuam propozimet e përfaqësuesve të shoqatave të biznesi; Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Shoqata e Prodhuesve dhe Përpunuesve të Mishti dhe Qumështit, Industrinë e Përpunimit të Qumështit…

Por përse nuk u vendos mbledhja që të ndiqej nga të gjithë qytetarët? Përfaqësuesit e Kuvendit e justifikuan mospublikimin e mbledhjes në faqen e Kuvendit si mbledhjet e tjera, me pretendimin se bisedimet kishin qenë informale. Mesa duket tregëtarët e qumështit në Komisionin e Ekonomisë kishin bërë një tjetër kërkesë:  Vendosja e taksës 100 lekë për kg për qumështin pluhur jo vetëm që nuk i vjen në ndihmë fermerëve shqiptarë, por mbyll të gjitha iniciativat e industrisë agropërpunuese që prodhojnë produkte, ku si lëndë e parë është qumështi pluhur. Të përjashtohen nga pagesa e kësaj takse të gjitha fabrikat e përpunimit të produkteve të qumështit apo edhe produktet e tjera për qumësht pluhur, krem qumështi, hirrë qumështi të cilat kanë kartat teknologjike të produktit fundor me përbërje qumësht pluhur.

Gjithë këto ndryshime përveç publikut kapën ‘të surprizuar’ edhe deputetin Erion Braçe, anëtar i Komisionit të Ekonomisë, përmes një postimi në Facebook, shprehu habinë për tërheqjen e Ministrisë së Financave nga taksa për qumështin pluhur. Ndërsa shtoi edhe njeherë se vetë ai nuk ishte dakord për heqjen e taksës.

 “Qeveria është tërhequr nga taksa e qumështit pluhur? Po përse? Dhe ku xhanëm? Qeveria ka dorëzuar në Kuvend ligjin për taksat kombëtare me takse te re për qumështin pluhur. Në Komisionin e Ekonomisë kemi nisur shqyrtimin e tij; Po aty, bëmë një dëgjesë me fabrikat e përpunimit të qumështit; Për herë të parë dëgjova të pohonin se ata përdorin qumësht pluhur në produktet e tyre, por deri në 2 %. Dhe vetëm 2 %, nëse do të vendosej taksa për qumështin pluhur, do të rritej çmimi për produktet e tyre!!! Aty u tha se qumështi pluhur ishte në kartën teknologjike dhe me etikete të miratuar nga AKU! Pra, këta përdorin qumësht pluhur dhe duhet ta kenë të shkruar në etiketë.! Urdhëroni; Shihni etiketën e këtij qumështi dhe këtij kosi!

Këtu thuhet: Prodhuar me qumësht të freskët nga fermat më të mira. Qumësht të freskët, jo qumësht pluhur. Pra këta e përdorin qumështin pluhur, por ne etikete nuk e thonë asnjëherë. Tani ndajeni mendjen; Ose më qumësht të freskët, ose me qumësht pluhur! Kjo është njëra anë. Tani ana tjetër; Nuk di cili është zyrtari i qeverise që është tërhequr nga taksa mbi qumështin pluhur, por i ka patur sytë hapur? Akoma nuk e keni marre vesh qe, qumështi pluhur si produkt përdoret për të përzierë e prodhuar produkte me “qumësht të freskët”, kurse si faturë përdoret për të grabitur shtetin me TVSH?! Si ka mundësi që nuk mendoni pak me gjatë, pyesni, hetoni e gjykoni?!”, shkruan ai.

Pse u ndryshua taksa? A ishte vendosur për të fuqizuar prodhimin vendas dhe fermerët shqiptarë? Çfarë ndryshoi…?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet qumeshti pluhur taksa per qumeshtin pluhur qumeshti pluhur taksa per qumeshtin pluhur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj