Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Nënpresidenti i SHBA Mike Pence hapi një sesion të përbashkët të Kongresit për të çertifikuar zyrtarisht fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke mos pranuar kërkesën e Presidentit Donald Trump që ai të refuzojë në mënyrë të njëanshme votat elektorale.
Aleatët e zotit Trump në Kongres ndërmorën një përpjekje të fundit për të zhbërë humbjen e tij në zgjedhje, në një seancë që mund të zgjasë përtej mesnatës.
“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë”, u tha Presidenti Trump mijëra mbështetësve të mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë në lëndinën e quajtur Elipsi.
“Ne kurrë nuk do të pranojmë. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk mund të pranosh humbjen kur është fjala për vjedhje,” tha ai.
Presidenti Trump ushtroi përsëri presion ndaj nënpresidentit Pence që të përpiqej të përmbyste rezultatin.
Ndërkohë, në një deklaratë të mërkurën, zoti Pence tha se ai ndan shqetësimet në lidhje me “integritetin” e zgjedhjeve, por ai nuk mund të pranojë ose refuzojë votat elektorale në mënyrë të njëanshme.
Kushtetuta nuk i jep nënpresidentit Pence kompetencën për të përmbysur në mënyrë të njëanshme rezultatet e zgjedhjeve, por ai është nën presionin e zotit Trump për ta bërë këtë.
“Është gjykimi im i peshuar se betimi që kam bërë për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën nuk më lejon të pretendoj autoritet të njëanshëm për të përcaktuar se cilat vota elektorale duhet të numërohen dhe cilat jo”, tha ai në deklaratë.
Ai tha se do të bënte detyrën e tij për të garantuar se shqetësimet në lidhje me zgjedhjet do të dëgjohen në mënyrë “të drejtë dhe të hapur”.
“Kur lindin mosmarrëveshje në lidhje me zgjedhjet presidenciale, sipas Ligjit Federal, janë përfaqësuesit e popullit që shqyrtojnë provat dhe zgjidhin mosmarrëveshjet përmes një procesi demokratik,” tha zoti Pence, i cili po kryeson një sesion të përbashkët të Kongresit për çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Hapi rutinë dhe përgjithësisht ceremonial që normalisht do të zyrtarizonte fitoren e demokratit Joe Biden, këtë radhë është kthyer në një provë të besnikërisë së republikanëve ndaj Presidentit Trump. Mbi 100 ligjvënës besnikë të presidentit po e sfidojnë procesin e çertifikimit.
Procesin e sfiduan të parët ligjvënësit e Arizonës, të cilët bënë që ndalej numërimi i votës.
Refuzimi i tyre u prit me brohoritje nga republikanët e tjerë dhe me një shprehje pakënaqësie nga ligjvënësit demokratë në sallë.
Sipas rregullores, çdo kundërshti mund të debatohet deri në dy orë; po ashtu duhet kohë që të numërohen votat në secilën Dhomë. Si rezultat, kjo ceremoni zakonisht e shkurtër, pritet të kthehet në një seancë të tejzgjatur.
Gjatë seancës së nisur në Senat për votat e Arizonës, udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McOnnell tha se “Votuesit, gjykatat dhe shtetet e thanë fjalën e tyre. Të gjithë folën. Nëse ne e vëmë veten mbi to, kjo do ta dëmtonte republikën tonë përgjithmonë.”
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Protestat në Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar të dhunshme. Kryebashkiakja e Uashigtonit, Muriel Bowser, pasi ka lajmëroi vendosjen e shtetrrethimit 24-o...
SHBA– Joe Biden është zyrtarisht presidenti i 46-të i SHBA-së! Pas më shumë se tetë orësh, Kongresi Amerikan certifikoi fitoren e kandidatit demokrat, Biden, du...
SHBA- Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump ka dalë nga fjala e tij. Më parë në një postim në Twitter, Trump ka paralajmëruar të gjithë personat që prote...
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje situatën që është krijuar nga protestuesit në godinën Capitol në Uashington DC të S...
SHBA- Disa policë kanë mbetur të plagosur në protestën që po zhvillohet në SHBA, në mbështetje të Donald Trump.Media britanike CNN, shkruan se disa policët e pl...
SHBA– Videoja që po shikoni tregon momentin kur një nga protestuesit në SHBA, qëllohet me armë zjarri. Siç shihet edhe në pamje, gruaja që ndodhej mes di...
SHBA– Pamje pikante vijnë nga SHBA-ja. Protestuesit dhe mbështetësit e Donald Trump janë futur edhe nga dritaret në Kongresin e SHBA-së.Videoja virale tre...
Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka reaguar mbi protestën që po ndodh në SHBA. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se këto janë skena të turpshme dhe të...
SHBA- Të paktën dy bomba janë gjetur në ndërtesën e Kongresit nga policia.Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se policia i ka shpërthy...
SHBA– Presidenti në detyrë, Donald Trump u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të tërhiqen nga Kongresi i SHBA-së që e kanë pushtuar prej orësh tashmë.Në një...