Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim ka deklaruar gjatë fjalës së saj në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ekstradimit mes dy vendeve ka thënë se traktati do të shërbejë për të kapur kriminelët që fshihen pas kufijve, dhe se do të vihet në zbatim shumë shpejtë.
Po ashtu ajo është shprehur sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtar aq më gati do të jetë për të qenë krah vende europiane. Ndër të tjera Kim, deklaroi se SHBA do të jetë krah Shqipërisë duke nxitur punën e SPAK dhe BKH ndërsa theksoi se partneriteti mes dy vendeve do të jetë afatgjatë.
“Është një nder i madh për mua të nënshkruajmë këtë traktat që modernizon atë të 87 viteve më parë në Tiranë. Ishte një kohë kur Shqipëria ishte mbretëri dhe jo republikë. Fushë veprimi është zgjeruar. Ky traktat siguron një tjetër armë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë. Ata do të dorëzohen sipas kushteve të këtij traktati. Sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtar aq më gati do të jetë për të qenë krah vende europiane. SHBA do të jenë krah Shqipërisë. Ne nxisim punën e SPAK në vendosjen e përparësive. Ne po punojmë edhe me BKH në çdo hap të zhvillimit të saj duke ndihmuar në zgjedhjen e më të mirëve. Ndihma që SPAK të funksionojë plotësisht është prioritet për SHBA. Suksesi i SPAK nuk është vetëm ajo që SHBA pret por ajo që meritojnë shqiptarët. Vlerësoj përpjekjet dy palëshe për këtë marrëveshje historike. Partneriteti ynë është jetëgjatë dhe miqësia jonë është e qëndrueshme. Kemi shumë punë për të bërë.”- tha ajo.
Marrëveshja e ekstradimit me SHBA-në përditëson kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të kriminalitetit të dyfishtë. Në marrëveshje përfshihen dhe veprat penale si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një viti ose për një dënim më të rëndë.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni së bashku me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen e ekstradimi...
MAL I ZI– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka marrë masa të reja kufizuese për Shqipërinë.S...
TIRANË– Këshilli Bashkiak i Tiranës, ditën e djeshme ka miratuar listën me 842 familje dhe çifte të reja, të cilat përfitojnë nga programi i kredisë...
TIRANË– Është liruar nga detyra Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqi.Mësohet se vendimi për të shkarkuar konsullin ka a...
KOSOVË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë.Në një postim që ka ...
TIRANË– Firmoset marrëveshja e re e ekstradimit mes SHBA dhe Shqipërisë. Marrëveshja e re u firmos në një deklaratë për mediar, ku të pranishëm ishin ambas...
TIRANË– Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Emiljano Nuhu ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se ka biseduar në telef...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur ditën e sotme me një mesazh në lidhje me çmimin e energjisë elektrike.Basha shkruan se rritja e &c...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta profesori i historisë, Adem Mezini. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i vendit, Ilir Meta i cili e ka...
TIRANË- Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar protesta që u zhvilluar për 7 ditë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i polici...