LIVE UPDATES
Politike

Nesër vendoset për 30 Qershorin, PD: Kolegji s’ka kompetenca mbi presidentin, Rama e ka paracaktuar

23 Qershor 2019, 11:03 Nga DOSJA
Nesër vendoset për 30 Qershorin, PD: Kolegji s’ka kompetenca mbi

TIRANË– Partia Demokratike ka deklaruar se Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të gjykojë dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Në një deklaratë për media, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, është shprehur se dekreti i Metës është në fuqi dhe duhet të zbatohet në të gjithë territorin.

Sipas Kasos, ka vetëm një rrugë për ta gjykuar dekretin e presidentit Meta dhe ajo nuk është tek Kolegji Zgjedhor por tek Gjykata Kushtetuese.

DEKLARATA E PLOTË:

Dekreti i Presidentit të Republikës për anullimin e 30 Qershorit si dita e zgjedhjeve lokale në Shqipëri është botuar në Fletoren Zyrtare. Ai është në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kundër këtij Dekreti nuk ka asnjë ankimin as në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo  nuk ekziston, as në gjykatat e tjera të vendit, përfshirë edhe Kolegjin Zgjedhor.

Edi Rama ka vetëm një rrugë për të shpallur të pavlefshëm Dekretin e Presidentit: ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetutese të Republikës së Shqipërisë.

Rolin dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese nuk mund t’i marrë as Edi Rama, as kamikazët e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, as Kolegji Zgjedhor, siç ka paralajmëruar Kryeministri I votave të vjedhura me krimin.

Edi Rama gënjeu publikisht, kur pohoi për Radio Europa e Lirë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kur aktet e Presidentit të Republikës lidhen me zgjedhjet, këto akte shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor. Praktikisht, ai ka paracaktuar vendimin e Kolegjit.

Edi Rama: “Gjykata kushtetuese e ka dhënë opinionin e vet disa vite më parë dhe ka nënvizuar se aktet e presidentit janë akte individuale, të cilat kur lidhen me zgjedhjet, adresohen në gjykatën përkatëse, që është Kolegji Zgjedhor dhe askund tjetër!”

Ky është një mashtrim që nxjerr zbuluar skenarin e Edi Ramës për të ndërtuar një shtet privat, me institucione private, që marrin vendime në emër të interesave të pushtetit të tij kriminal dhe jo në emër të Republikës.

Kolegji Zgjedhor nuk merr dot në shqyrtim kushtetutshmërinë apo ligjshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës. Edi Rama mund të kontrollojë vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor, mund t’i shantazhojë gjyqtarët e këtij Kolegji me vetting, por nuk e ndryshon dot realitetin se data 30 Qershor nuk është më datë zgjedhjesh lokale në Shqipëri.

Çfarëdo vendimi, nën shantazhin e procesit të vetingut, të marrin nesër anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, asgjë nuk e ndryshon faktin se 30 Qershori është një datë e shfuqizuar nga Dekreti në fuqi i Presidentit.

Kjo vetëm sa thellon bindjen se përsa kohë Edi Rama është Kryeministër, në Shqipëri nuk mund të ketë asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demokracisë dhe ne do të vijojmë pa asnjë hap pas, deri në fitoren e kësaj beteje, që afron Shqipërinë me Europën dhe mbron dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

Presidenti anuloi dekretin e tij për datën e zgjedhjeve të caktuar më 30 qershor. Kryeministri Edi Rama e ka quajtur aktin nul duke përgatitur dokumentat për shkarkimin e tij.  Ndërsa kryeopozitari Lulzim Basha, dhe aleatwt kanw mbështetur vendimin e presidentit Ilir Meta.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kolegji zgjedhor shtyrja e zgjedhjeve lokale kolegji zgjedhor shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj