LIVE UPDATES
Politike

Nga kondicionerët te mobilimi! Shpenzimet e Kuvendit për 2022, 200 mijë USD për lule

17 Mars 2022, 13:45 Nga DOSJA

Kuvendi i Shqipërisë ka parashikuar për këtë vit një shumë afro 450 mijë dollarë për të instaluar në sallën e seancave plenare një sistem ngrohjeje dhe kondicionimi. Ligjvënësit janë të pakënaqur me kushtet aktuale të sallës ku zhvillohen seancat plenare. Gazeta “Panorama” ka siguruar planin e detajuar të shpenzimeve për vitin 2022. Në këtë dokument thuhet se aktualisht salla ku mbajnë fjalimet deputetët ka vetëm kondicionerë dhe nuk bëjnë ventilimin e ajrit. Sipas relacionit të planit të shpenzimeve, ajri në sallë është i kontaminuar ndaj duhet një investim i ri.

“Salla e seancave plenare, me një sipërfaqe 1200 m2 , me ambiente zyra për pritje, zyra për mbledhje, ambiente gazetarësh etj., me pjesëmarrje prej 180-200 vetë në çdo seancë, nuk ka sistem ngrohjeje, ftohjeje dhe ventilim ajri. Aktualisht, janë instaluar vetëm kondicionerë, të cilët mund të krijojnë deri diku kushte normale, por nuk arrijnë parametrat higjienike teknike dhe shëndetësore në trajtimin e ajrit, biles ka prezencë të kontaminimit të ajrit. Në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Ndërtimit janë përcaktuar fazat për projekt-idenë e deri në llogaritjen e një preventivi të vlerës së plotë të projektit”, thuhet në dokumentin përkatës.

SHPENZIMET PËR MOBILIMIN E ZYRAVE

Një tjetër zë i shpenzimeve të Kuvendit është edhe mobilimi dhe arredimi i zyrave. Për këtë pjesë, Kuvendi, për vitin 2022 parashikon të shpenzojë 27 milionë lekë të reja ose afërsisht 270 mijë dollarë.

“Nëpërmjet qendrës së vizitorëve, Kuvendi do të shtojë e diversifikojë shërbimet edukuese që i ofrohen publikut. Qendra e vizitorëve është planifikuar të ketë sallë kryesore dhe recepsion, bibliotekë, sallë për aktivitete me fëmijë e të rinj, sallë serveri etj. Të gjitha këto duhet të mobilohen me pajisjet e nevojshme”, sqarohet në planin e detajuar të shpenzimeve të buxhetit të Kuvendit. Për këtë vit është rritur edhe zëri i shpenzimeve për punonjësit e Kuvendit të Shqipërisë. Për vitin 2022, institucioni i Kuvendit ka parashikuar paga për 25 persona më shumë se vitin e kaluar. 7 prej tyre janë ekspertë këshillues në kabinetin e kryetares së Kuvendit.

“Për vitin 2022 është miratuar një numër prej 434 punonjës (deputeët, staf politik dhe staf administrativ). 25 më shumë se në vitin 2021. Krijimi i Institutit Parlamentar shoqërohet me një rritje në numër punonjësish prej 9 vetë. Shtesa tjetër konsiston në shtimin me 7 këshilltarë që përbëjnë grupin e ekspertëve të kabinetin e kryetarit të Kuvendit, nga 4 këshilltarë në dy grupet e mëdha parlamentare, 3 punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Marrëdhënieve me Jashtë dhe 3 asistentë për zëvendëskryetarët e Kuvendit”, shkruhet në dokumentin e siguruar nga gazeta “Panorama”.

Por, duket se edhe institucioni i Kuvendit nuk i ka shpëtuar gjobave për pushime të padrejta nga puna. Në planin e shpenzimeve parashikohet se për vitin 2022 Kuvendi do të shpenzojë rreth 120 mijë dollarë për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës. Ndërkohë, dokumenti në fjalë paraqet edhe shpenzime të tjera të detajuara që gjenden në tabelën e mësipërme në këtë artikull si për shembull buxheti që është planifikuar për mbulimin e udhëtimeve jashtë shtetit të ligjvënësve shqiptar afro 550 mijë dollarë.

Rreth 200 mijë dollarë, për lule dhe dhurata

Veç shpenzimeve për investimet të ndryshme kryesisht në teknologji, për kondicionerët dhe mobilizimin e zyrave, Kuvendi ka menduar edhe për dhurata dhe për lule. Sipas dokumentit të planit të shpenzimit vjetor, parashikohet se do të harxhohen rreth 200 mijë dollarë për lule, flamurë e dhurata të ndryshme për delegacione dhe aktivitete.

“Shpenzime të tjera si dekore, flamurë, lule dhe materiale shtypshkronje: 5.400.000 lekë; Shpenzime për pritje, përcjellje, dhurata: 15.000.000 lekë; Shpenzime të shërbimit të IT-së për mirëmbajtje sisteme elektronike: 65.000.000 lekë; Nga ku vetëm për mirëmbajtjen e sistemit të votimit elektronik në sallën e Parlamentit shpenzohen 10.000.000 lekë të reja ose 100 mijë dollarë; Ndërsa për mirëmbajtjen e sistemit audiovideo, Kuvendi ka parashikuar një buxhet për vitin 2022 prej 15 milionë lekë të reja ose 150 mijë dollarë.”, shkruhet në faksimilen e Kuvendit./PANORAMA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise shpenzimet e kuvendit kuvendi i shqiperise shpenzimet e kuvendit


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj