Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
KORÇË- Gazetari Mentor Kikia ka publikuar videon e një fermeri në Korçë, i cili me lot në sy tregon se ka prerë të gjitha mollët, pasi nuk shiste dot prodhimin. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme fermeri qan me ngashërim dhe tregon se për arsye ekonomike i janë larguar nga Shqipëria dhe dy djemtë e tij.
“Këtë bahçe që shikoni ju, me 30 lekë e kam dorëzuar, me thasë. Më ikën dy djemtë (qan)…. nga të vete unë, si do bëj nuk e di.”, shprehet fermeri duke qarë.
Ndërkohë gazetari thekson se kjo video tregon krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi, dhe i bën thirrje qeverisë që të “hedhë sytë” nga fermerët.
Postimi i plotë:
Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në Janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot prodhimin. Dy djemte i kane ikur, ne pamundesi per te jetuar me te ardhurat e tokes, duke e lene vetem. Çdo vit, mediat shfaqin skena që tregojnë sesi përfundojnë nëpër kanale e lumenj mollë, patate, qepë, domate e shalqinj.
Pasoja: Krizë ekonomike dhe braktisje masive e fshatrave dhe vendit nga rinia. Në programet e partive dëgjojmë vetem premtime për subvencione apo rimbursime për hekura e plastmas serash. Qeveria i nxit të bashkohen në kooperativa që ti eksportojne prodhimet. Vetëm kaq ama. Vetem i keshillon!
Po përse nuk ndodh kjo? Nga se vuan sot bujqësia jonë? Shërbimi veterinar e agronomik është mizerabël. Mungesë totale kontrolli për cilësinë e pesticideve. Mungestë tolate kontrolli për importin e fidanëve dhe farërave. Mungesë totale kontrolli për plehrat kimike. Asnjë lloj kërkimi shkencor në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. Mungesë totale konsulence për organizimin dhe tregjet. Shteti është dorëhequr tërësisht nga ky mission.
Pasojat: Një bujqësi ende primitive. Produkte jo cilësore për shkak të mungesës së shërbimeve cilësore dhe konsulencës shkencore. Fuqi konkuruese zero, duke qenë dekada larg edhe nga vendet fqinje. Politikanët, kur janë në opozitë, shkojnë nëpër fshatra, u puthin duart fshatarëve dhe akuzojnë qeverinë. Por kur vijnë në qeveri, i harrojnë. Tani, ju në qeveri e ju në opozitë, merreni këtë burrë që qan dhe degjojeni natë e ditë, për të kuptuar se kriza nuk është thjeshtë krizë ekonomike, por një dramë e madhe me përmasa kombëtare.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Të afërmit e Lefter Zhidrus kanë nisur vajtimin një ditë pas ekzekutimit të këtij të të fundit. Familjarët e 71-vjeçarit, që u ekzekutua dje nga...
ELBASAN– Pas ekzekutimit të 71-vjecarit Lefter Xhidru, nga forcat RENEA ditën e djeshme në Elbasan, grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes s...
ELBASAN– Floresha Zhidru, 41-vjeç, ish-bashkëshortja e fundit e Lefter Zhidrus që u ekzekutua një ditë më parë nga forcat RENEA ka lëshuar akuza të forta...
TIRANË– Meteorologu Hakil Osmani ka sjellë parashikimin e motit për ditët në vijim. Në një lidhje në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, Osmani u shpreh ...
ELBASAN- Trupi i 71-vjeçarit, Lefter Zhidru ndodhet ende në morgun e spitalit të Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se asnjë nga familjarët nuk...
LAÇ- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Fushë/Krujë- Laç. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë tre makina. Siç...
BULQIZË– Dy persona, vëllezër, janë vënë në pranga pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se në kuadër të k...