Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Në dy dekadat e fundit, është rritur transporti rrugor me autobusë nga Kosova për në shtetet tjera, por janë rritur edhe aksidentet.
Më poshtë ua rikujtojmë katër tragjeditë më të mëdha nga aksidentet më autobusë në 20-vjetëshin e fundit.
2002- Dhjetë të vdekur në kufirin Kosovë-Mal i Zi
Dhjetë persona vdiqën, përfshirë edhe dy fëmijë, si dhe 31 të tjerë u lënduan më 25 korrik të vitit 2002 në kufirin Kosovë-Mal i Zi.
Autobusi me 40 udhëtarë ishte duke udhëtuar nga Ulqini për në Kosovë kur doli nga rruga dhe ra poshtë një kodre. Aksidenti ndodhi në orën 05:00. Kjo ishte tragjedia më e madhe rrugore që nga mbarimi i luftës.
2004 – 15 maturantë vdesin në Shqipëri
Më 14 tetor 2004, në Fushë Arrëz të Shqipërisë, vdiqën 15 maturantë kur u aksidentua autobusi më të cilin maturantët po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri. Autobusi po bartte 49 maturantë kur u rrokullis dhe ra në humnerë. Autoritet thanë se 34 maturantë të tjerë u lënduan, disa prej tyre rëndë.
Të 15 maturantët u varrosën në vendin e njëjtë në qytezën e Malishevës, ndërkohë në Fushë Arrëz është vendosur një pllakë përkujtimore.
Autobusi me maturantë që ra në një humnerë në Shqipëri. 15 tetor, 2004.
2010 – Gjashtë të vdekur në një aksident në Austri
Më 22 shkurt 2010, gjashtë persona nga Kosova vdiqën kur një autobus që udhëtonte nga Prishtina u aksidentua afër Vjenës, derisa po udhëtonte për në Gjermani. Aksidenti ndodhi kur autobusi u përplas me dy kamionë në një autostradë në afërsi të kryeqytetit të Austrisë, Vjenë. Në këtë aksident u lënduan edhe mbi 30 persona, disa prej tyre rëndë. Në aksident vdiqën edhe dy shoferët e autobusit.
2021 – Dhjetë të vdekur në Kroaci
Më 25 korrik 2021, në një aksident në Kroaci mbetën të vdekur dhjetë persona me origjinë nga Kosova derisa po udhëtonin në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë. Mbi 40 persona u lënduan dhe njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Autobusi kishte 67 pasagjerë, përfshirë edhe fëmijë.
Aksidenti me autobus të linjës Frankfurt-Prishtinë në Kroaci. 25 korrik 2021.
Aksidenti ndodhi në orën 06:00, ku dyshohet se nga pakujdesia e shoferit, autobusi doli nga rruga. Policia kroate ka thënë se në kohën e aksidentit shoferin e kishte zënë gjumi. Shoferi është ndaluar nga policia derisa të kryhen hetimet./REL/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
NORVEGJI- Një meteor jashtëzakonisht i madh iu afrua Tokës ditën e djeshme. The Guardian shkruan se meteori kaloi afër Norvegjisë, ku dhe dha një spektakël drit...
KOSOVË– Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ndodhet në Kroaci për t’ju gjendur pranë bashkëatdhetarëve të cilët ndodhen në spital pas aks...
KOSOVË– Ramo Gashi, njëri nga pasagjerët që ishte në autobusin i cili u aksidentua dje duke lënë të të vdekur dhjetë persona ka treguar se ajo ka qen...
KOSOVË– Kompania Deva Tours ka reaguar sërish pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në Kroaci, ku 10 persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lëndu...
KROACI-Shoferi i autobusit i identifikuar si D.L që shkaktoi dje aksidentin tragjik në Kroaci është dërguar sot në pranga në prokurorinë e Kroacisë. Ai u mor në...
IRAN- Protesta të shumta kanë nisur në Iran për shkak të mungesës së ujit. BBC shkruan se protestat e shumta po ndodhin në provincën e Khuzestan, ku mungesat e ...
SHBA– Diplomati amerikan dhe ish-këshilltari për siguri kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka folur për disa nga çësht...
KOSOVË– Sevdail Rrustemi, 46-vjeçar, nga Pakashtica e Podujevës mbeti i vdekur në aksidentin tragjik që ndodhi dje në Kroaci.Së bashku me të udhëton...
KOSOVË– Një aksident fatal ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë pranë fshatit Qubrel.Fatkeqësisht nga aksidenti ku një ...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 14 raste pozitive dhe fatmirësisht asnjë viktimë nga Covid-19.Të dhënat janë publikuar nga Ministr...