6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Ndërsa shumë ndërmarrje, sidomos ato në sektorin e industrisë, si p.sh. në tekstile e këpucë, po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, ka dhe shumë individë, meshkuj apo femra, që zgjedhin vetë të mos punojnë.
INSTAT raporton treguesin e shkallës së inaktivitetit, që përfshin njerëzit në moshë pune, por që janë ekonomikisht joaktivë për një sërë arsyesh, si psh pamundësi për të punuar apo që janë të dekurajuar dhe nuk kërkojnë punë.
Në total, rreth dyzet për qind e popullsisë në moshë pune është joaktive, një tregues që është në nivele të tilla në gati gjithë Ballkanin. Sipas Bankës Botërore, ky një ritëm ky shumë më i lartë krahasuar me vende të ngjashme në BE, ndërsa ky tregues është veçanërisht i lartë për gratë dhe njerëzit me arsim të ulët.
Por, cilat janë qytetet që kanë numrin m ëtë lartë të femrave dhe meshkujve, që janë “dembelë” dhe zgjedhin të mos punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për 2018-n.
Burrat, kryeson Dibra
Ndonëse dibranët njihen si njerëz punëtore, statistikat tregojnë se të paktën te burrat, kjo nuk është dhe aq e vërtetë. Shkalla më e lartë e inaktivitetit te meshkujt në vend është në Dibër, me gati 42% të meshkujve janë në moshë pune (nga 15 deri në 65 vjeç).
Në vend të dytë është Kukësi, që e ka shkallën e inaktivitetit 36%.
Durrsakët njihen si indiferentë, por të dhënat e INSTAT i nxjerrin ata edhe pak “dembelë”, teksa është në vend të tretë për shkallën e lartë të inaktivitetit të burrave, me 35.8%.
Pas Durrësit renditet Tirana, që e ka këtë tregues në nivele pothuajse të ngjashme prej 35.5%.
Më “punëtorët” në 2018-n ishin meshkujt në Shkodër (27.7%), vlonjatët (27.3%) dhe fierakët (25.7%).
Femra shtëpiake në qytetet e mëdha
Inaktiviteti tek femrat është më i lartë në krahasim me meshkujt, pasi gratë zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët.
Këtë luks, duket se e kanë gratë që jetojnë në qytetet e mëdha, ku dhe niveli i të ardhurave për frymë është më i lartë.
Në vend të parë për normën e lartë të inaktivitetit janë gratë që jetojnë në qytetin e Durrësit, ku 56% e atyre që janë në moshë pune (15-65 vjeç) konsiderohen si inaktive nga INSTAT.
Në vend të dytë renditen femrat e kryeqytetit, me 55%.
Më pas renditen gratë e Lezhës dhe të Kukësit, me përkatësisht 51.3 dhe 49.6%.
Ndryshe nga burrat, gratë dibrane renditen tek më punëtoret, pasi kanë një normë inaktiviteti prej 42.7%, të dytën më të ulët në vend.
Nivelin më të ulët të inaktivitetit e mbajnë gratë e Elbasanit, me rreth 37%.
Marrë nga: Monitor
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kuvendi i Kosovës në muajin qershor të vitit të kaluar ka miratuar rezolutën për heqjen e tarifave të roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nga atëherë e de...
TIRANË- Një 25-vjeçare nga Tirana ka ardhur në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 për të rrëfyer dramën e jetës së saj. Pasi njohu nj...
TIRANË– Deri në 1,4 milionë shqiptarë do të votojnë me karta identiteti teknikisht të skaduara në zgjedhjet lokale të qershorit.Ky është numri i kartave el...
TIRANË- Ambasada e SHBA pas daljes së rezultateve për fituesit e Lotarisë Amerikane, ka vijuar me informimin e qytetarëve.Sot në një njoftim në Facebook, a...
TIRANË- Në rrugicat e Dhoksatit, fshat në Gjirokastër, ështëthuajse e pamundur të ndeshesh me ndonjë të ri. Edhe pse popullsia atje ka përjetuar që në vite...
Në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më tështrenjtënë Europë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.5% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër na...
TIRANË- Unë jam Klarenc Lelaj, banoj në Vlorë. Në 4 Janar të 2011-s më ndodhi një ngjarje e rëndë, një fatkeqësi e rëndë… Më fal, më fal… do më falësh”. Nd...
TIRANË- Atëherë kur familja e saj ishin në skajet e mbijetesës, Mimoza rritej me përrallat plot fantazi të babait të saj Aliut. Në një kohë dhe vend tjetër...
TIRANË- Dy muaj para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të ardhurat nga taksat që vjel pushteti vendor kanë shënuar rritje të ndjeshme. Treguesit fiskal të ...
Fillesat e aviacionit në Shqipëri janë të lidhura me organizimin ushtarak të vendit. Në ligjin e vitin 1920 për organizimin e forcave të armatosura përcaktohej ...