LIVE UPDATES
Aktualitet

Publikimi i ‘Stop’ për ngacmimin nga homoseksualët, Aleanca LGBT: Të nisin hetimet

3 Nëntor 2021, 12:16 Nga DOSJA
Publikimi i ‘Stop’ për ngacmimin nga homoseksualët,

TIRANË– Aleanca LGBT në Shqipëri ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas videove të bëra publike mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ ‘Stop’, ku disa persona të këtij komuniteti u regjistruan teksa ngacmonin seksualisht të rinjtë kalimtarë. Në deklaratë thuhet se komuniteti është i shqetësuar ndaj instrumentalizmit të qëllimshëm të komunitetit LGBTI+. Ata shprehen se mediat po tentojnë të nxisin dhunë dhe urrejtje ndaj komunitetit të tyre. Aleanca ka rikujtuar flajët e thëna nga moderatorët e emisionit ‘Stop’, Sajmir Kodra dhe Gentian Zenelaj, duke i cilësuar si thirrje të hapura për veprime të dhunshme dhe nxitje të urrejtjes nacionale që vendosin në rrezik paqen publike. Sipas tyre, kjo është forma klasike e manipulimit të së vërtetës dhe e shndërrimit të një rrethane në shantazh, për arsye nga më të ndryshmet.

DEKLARATA E PLOTË:

“Aleanca LGBTI+ dhe Pro LGBT reagojnë me shqetësim ndaj instrumentalizmit të qëllimshëm të komunitetit LGBTI+ për të disatën herë nga media si një tentativë për të nxitur urrejtje dhe dhunë ndaj një grupimi njerëzish. Ngacmimi dhe dhuna seksuale duhet të hetohen dhe dënohen maksimalisht nga institucionet përkatëse dhe jo të manipulohen, inskenohen dhe instrumentalizohen nga media në dëm të komuniteteve vulnerabël. Ditën e djeshme, në emisionin STOP të transmetuar në televizionin Klan, veprat penale të konsumuara janë disa dhe të gjitha kanë subjekt moderatorët e këtij emisioni, Z. Sajmir Kodra dhe Z. Gentian Zenelaj. ‘’I bej një thirrje shumë qytetare, atyre të Rrugës “Bardhyl”, këtyre çunave që herë pas here dhe rrihen a vriten me njëri tjetrin. Nuk mundemi dot vetëm një javë të vetme ta kemi javën për të pastruar Tironën? Edhe, dilni si sportista me biçikleta a me patina knej nga këto rrugët, dilni dhe sistemoni edhe kthehuni prap në jetën tuaj rutinë. Është shumë vështirë me i dhën biçikletës me pistoletë në brez, -shprehet gazetari Gentian Zenelaj. Sigurisht që është zgjedhja juaj, por unë ju neveris deri në vdekje, më quani dhe homofob nëse doni, nuk ma ni fare cepi -vazhdon gazetari Sajmir Kodra”. Fjalitë cituara më sipër, pa asnjë ndryshim nga ato që u thanë në emisionin e djeshëm, janë thirrje të hapura për veprime të dhunshme dhe nxitje të urrejtjes nacionale që vendosin në rrezik paqen publike. Këto thirrje urrejtjeje kundër disa pjesëtarëve të popullsisë, qofshin apo jo autorë të ndonjë krimi, kërkojnë dhe nxisin përdorimin e dhunës dhe të veprimeve arbitrare ndaj disa personave, duke vendosur në rrezik rendin kushtetues shqiptar, sipas neneve 223 dhe 266 të Kodit Penal. Sipas komunikimit që kemi pasur, një i ri 28 vjeçar, pjesëtar i ndrydhur i komunitetit LGBTI+, i cili është frekuentues i rregullt i ambienteve ku janë bërë filmimet, është personi që në kronikën e ditës së djeshme hiqet si një student që ka rastisur në ambientet e Liqenit Artificial ose siç e quan ndryshe Sajmiri, ‘’agjent i tij dhe i emisionit që drejton’’. Sjellja e personit në fjalë është sjellja e dikujt që e njeh komunitetin dhe e përdor këtë taktikë për të futur në kurth individë të tjerë, që nuk do të kishin kurrë kurajo të bënin avancime të tilla, nëse nuk do të ishin në një ambient të perceptuar si të sigurt. Shfrytësimi i personave vulnerabël të çdo komuniteti për të nxitur e orkestruar situate të stisura nuk është gazetari e nuk mund të jetë kurrë në të mirën e publikut. Kjo është forma klasike e manipulimit të së vërtetës dhe e shndërrimit të një rrethane në shantazh, për arsye nga më të ndryshmet. Sot, na duhet kthjelltësi për të ndarë viktimën nga dhunuesi, pasi në një realitet ku dhunues bëhet media me status kombëtar, çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të pretendojë se është viktimë e dhunuesit. Në një klimë intimiduese që po përdoret nga personazhe me pushtet fetar e mediatik, për të montuar urrejtje ndaj komunitetit LGBTI+, përpjekjet agresive për të futur në shoqërinë shqiptare politikën e frikës dhe dhunës, nga të cilat vendi ka 30 vite që është shkëputur, janë veç mjete për të mbajtur nën thundrrën e injorancës shoqërinë tonë. Frika si mjet politik nuk ka më vend në Shqipërinë e vitit 2021. Debati kulturor duhet ndarë nga ai ligjor, e në asnjë rast nuk duhet bërë në mënyrë të dhunshme. Tërheqim vëmendjen e institucioneve të drejtësisë dhe Prokurorisë, të ndjekin me seriozitet maksimal rastin e fundit dhe të marrin vendime të drejta, duke dënuar çdo vepër penale, pa dallim autori.”

Në emisionin investigativ ‘Stop’, mbrëmjen e djeshme u publikuan video të ngacmimeve seksuale që homoseksualët bëjnë ndaj të rinjve (meshkuj) te Liqeni i Tiranës. Në videot e bëra publike, tregohej se pas Universitetit Politeknik, në zonën e Liqenit, të panjohur me prirje homoseksuale, u dalin para dhe i ngacmojnë seksualisht duke i imponuar të kryejnë marrdhënie.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzuesi tek liqeni aleanca lgbt abuzuesi tek liqeni aleanca lgbt

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi