LIVE UPDATES
Bota

Ngërçi në Kosovë, duhet patjetër një emër/ Moszgjedhja e presidentit prodhon krizën më të thellë kushtetuese

23 Shkurt 2021, 17:22 Nga DOSJA
Ngërçi në Kosovë, duhet patjetër një emër/

Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk kanë prodhuar një situatë krejtësisht të qartë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Njohësit e Kushtetutës dhe analistët politikë, Visar Morina dhe Albert Krasniqi, thonë se vendi mund të rrëshqasë në një krizë të thellë kushtetuese, në rast se skadon mandati i ushtruesit të detyrës së presidentit dhe Kuvendi nuk arrin të votojë presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Neni 86 i Kushtetutës së Kosovës parasheh që zgjedhja e presidentit të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Vjosa Osmani, që aktualisht është ushtruese e detyrës së presidentit, mund ta mbajë këtë pozitë më së largu deri më 5 maj të këtij viti.

Pika katër e nenit 86 thotë se zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk merr shumicën e votave (61), Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Osmani ka ardhur në këtë pozitë pas dorëheqjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, më 5 nëntor, 2020, kur i është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Skenari që dërgon te kriza

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Visar Morina, thotë se dështimi për të zgjedhur presidentin shkakton krizë të thellë kushtetuese. Sipas tij, pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të mbahet më tepër se gjashtë muaj nga marrja e detyrës.

“Nëse eventualisht, brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet presidenti i Republikës së Kosovës, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të sërishme parlamentare”, thotë Morina për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ky do të ishte një skenar jo i duhur, pasi përbën “manifestim të pastër të mungesës së stabilitetit politik, respektimit të vullnetit politik të qytetarëve dhe demokracisë në përgjithësi”.

Kriza më e thellë kushtetuese, sipas profesorit Morina, mund të shkaktohet nëse skadon mandati i u.d. së presidentit, Vjosa Osmani, dhe nuk zgjidhet presidenti i ri.

“Kushtetuta e Kosovës nuk ofron asnjë referencë normative se cili organ gëzon të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve në mungesë të një presidenti legjitim, në pikëpamje kushtetuese dhe demokratike. Në një situatë të tillë, zgjedhjen sigurisht se do të duhej kërkuar vetëm te një vendim interpretues i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thotë Morina.

Albert Krasniqi, hulumtues politikash në organizatën “Demokraci Plus”, thotë për Radion Evropa e Lirë se në bazë të rezultatit preliminar zgjedhor, asnjë nga partitë nuk do të jetë në gjendje që ta formojë Qeverinë dhe të zgjedhë presidentin.

“Kompromisi në mes të partive politike është i pashmangshëm nëse synohet që brenda kësaj legjislature të re të zgjidhet presidenti dhe të shmanget një vakuum institucional, i cili mund të shkaktohet. Nuk ka kohë për kurrfarë kombinimesh tjera, por edhe kalkulime të partive politike, për të maksimizuar votën e tyre përmes përsëritjes së zgjedhjeve”, thotë Krasniqi.

Krasniqi thotë se situata aktuale është një mundësi e mirë që të zgjidhet një president konsensual, që do t’i përfaqësonte interesat e të gjithëve, e jo t’i shërbejë vetëm një subjekti politik.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43 për qind.

Me këtë rezultat, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 56-57 deputetë në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Për Qeverinë, Lëvizjes Vetëvendosje i duhen 61 vota. Për të nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit, në këtë rast Vjosa Osmanit si kandidate, në votimin e parë nevojiten 80 deputetë të pranishëm në sallë.

A obligohen deputetët që të marrin pjesë në votimin e presidentit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet që fillimisht t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, për t’u thirrur pastaj seanca konstituive e Kuvendit, në të cilën konfirmohen mandatet e deputetëve. Pas kësaj, konfirmohen grupet parlamentare dhe zgjidhet kryetari i Kuvendit, si dhe anëtarët e kryesisë.

Në momentin e përfundimit të këtyre procedurave, institucionet procedojnë me çështjen e mandatarit dhe formimit të Qeverisë.

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe pas publikimit të rezultateve preliminare, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që i ka fituar zgjedhjet, kanë përjashtuar mundësinë që të kenë në koalicion ndonjë nga partitë shqiptare.

Lëvizja Vetëvendosje ka garuar në zgjedhje me Albin Kurtin si kandidat për kryeministër dhe me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

Flamuri i shtetit të Kosovës i vendosur në objektin e Kuvendit të Kosovës, aty ku është e vendosur edhe Zyra e Presidentit. Por, bazuar në rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje duket se do të ketë problem që ta bëjë kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh gjatë seancës në të cilën votohet presidenti.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Visar Morina, thotë se çështja e kuorumit rregullohet me disa nene të Kushtetutës.

“Ka disa nene kushtetuese që rregullojnë këtë aspekt, sikurse është neni 70 i Kushtetutës së Kosovës, i cili përcakton se ‘deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit’ dhe neni 74 që parasheh se ‘deputetët e Kuvendit të Kosovës do të ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe sipas Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së Punës së Kuvendit'”, thotë Morina.

Çështja e qëndrimit në sallë apo jo është theksuar në një vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2011, në kohën kur ishte kontestuar zgjedhja e Behgjet Pacollit në pozitën e presidentit.

Pacollin e kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese, pasi në raundin e parë të votimit, të pranishëm në sallë ishin vetëm 67 deputetë nga 80 sa duhej për të pasur kuorumin e nevojshëm. Përkundër faktit që nuk kishte kuorum, asokohe Jakup Krasniqi, si kryetar i Kuvendit, pas raundit të tretë të votimit, ka konkluduar se Behgjet Pacolli është zgjedhur president i Kosovës.

“Të 120 deputetët e Kuvendit duhet të ndjehen të obliguar sipas Kushtetutës, Ligjit për deputetët, Rregullores së Punës së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes, që të marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Sa i takon situatës së tanishme, profesori i së Drejtës Kushtetuese, Visar Morina, thotë se “refuzimi për të qëndruar në sallë dhe për të votuar, manifeston mungesë të thellë të konsideratës ndaj votuesve dhe patriotizmit kushtetues, të cilit deputetët e Kosovës i janë zotuar me rastin e betimit si deputetë të Kuvendit të Kosovës”.

Aktualisht, nuk ka një datë të saktë se kur do të përfundojë procesi i numërimit dhe rinumërimit të votave, në mënyrë që KQZ-ja ta bëjë certifikimin e rezultateve. Nga ky proces do të varet edhe thirrja e seancës konstituive të Kuvendit, e më pas formimi i Qeverisë, si dhe zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ceshtja e presidentit ne kosove kosove zgjedhjet ne kosove ceshtja e presidentit ne kosove kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje