LIVE UPDATES
Bota

Nis parakohe fushata e zgjedhjeve lokale në Maqedonin e Veriut

11 Korrik 2021, 19:44 Nga DOSJA
Nis parakohe fushata e zgjedhjeve lokale në Maqedonin e Veriut

MAQEDONIA E VERIUT-Ende pa filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë intensifikuar takimet me qytetarët.

Organizatat joqeveritare, që monitorojnë punën e komunave, thonë se partitë politike në këtë mënyrë po synojnë të konsolidojnë anëtarësinë e tyre.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka afat që deri në fund të gushtit ta caktojë datën e zgjedhjeve lokale.

Këto do të jenë zgjedhjet e shtata lokale, prejse Maqedonia e Veriut ka shpallur pavarësinë më 1991.

Strukturat e partive politike thonë se po organizojnë takime me qytetarët në qytetet e ndryshme maqedonase, pasi, siç thonë, duan t’i dëgjojnë drejtpërdrejt problemet e tyre, në mënyrë që të premtojnë investime në projekte që janë në interes të qytetarëve.

Pjesa më e madhe e ministrave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që vijnë nga Lidhja Social-Demokrate (LSDM), nën moton “Më e mira për komunën tonë”, po promovojnë edhe projekte që janë në kompetencë të pushtetit qendror, si: ndërtimi i kopshteve, sallave sportive e të ngjashme.

Ndërkaq, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE po organizon tubime, ku zyrtarë të lartë po diskutojnë për tema të caktuara dhe, përveç tyre, në këto ngjarje po marrin pjesë edhe ish-zyrtarë të kësaj partie.

Edhe partitë politike shqiptare kanë intensifikuar takimet e tyre me qytetarë, për t’i dëgjuar, siç thonë, shqetësimet e tyre.

Aleksandar Cvetkovski, nga organizata joqeveritare AGTIS, që monitoron punën e komunave, thotë se partitë politike, qoftë ato në pushtet apo në opozitë, kësaj radhe kanë dalë më herët në terren për të fituar votat e qytetarëve.

Sipas tij, duke u bazuar në sondazhe të shumta që sugjerojnë se një numër i madh i qytetarëve nuk pritet të dalin në zgjedhje, për shkak të zhgënjimit me autoritetet komunale, partitë politike kanë vendosur që të dalin më herët në terren, për ta vlerësuar nga afër situatën, në mënyrë që të mund të mobilizojnë anëtarësinë e tyre.

“Premtohet ky ose ai projekt. Madje, shkelen edhe ligjet, sepse po asfaltohen edhe hyrjet në oborre, gjë që është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Por, kjo mendoj se nuk do t’u sjellë shumë dobi partive politike, sepse kjo ka edhe anën tjetër të medaljes – mosrealizimin e premtimeve, që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës në komuna, shërbimet më të mira administrative, shkollat, terrenet sportive etj. E theksoj, kjo nuk do t’u sjellë dobi partive, pasi qytetarët janë të zhgënjyer me punën e kryetarëve të komunave dhe përnjëherë, pak muaj para zgjedhjeve, partitë sërish po dalin në terren”, -thotë Cvetkovski.

Anketa e Qendrës për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan IRI nxori në pah se pjesa më e madhe e të anketuarve nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal, ndërkaq mbi gjysma e të anketuarve thanë se ata nuk janë të kënaqur me punën e kryetarit aktual në komunën ku ata jetojnë.

Në këtë drejtim, profesori universitar, Arsim Sinani, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet e këtyre hulumtimeve janë arsyeja që udhëheqësit komunalë po mbajnë takime me qytetarë, para se zyrtarisht të nisë fushata. Sipas tij, partitë kanë për synim që t’i bindin qytetarët që t’i votojnë.

“Kryetarët aktualë të komunave, pjesa më e madhe e tyre do të synojnë që të vazhdojnë qeverisjen e komunave. Por, më e rëndësishmja është se në këto zgjedhje, qytetarët përmes votës do t’i ndëshkojnë (politikanët), pasi nëse është një kandidat i mirë, nuk do të luajë më rol partia politike, por rol kyç do të ketë besimi i qytetarëve te një person i caktuar, i cili mund t’i bëjë ndryshimet”, thotë Sinani.

Asnjë parti politike nuk ka treguar ende nëse do të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër, pasi thonë se janë duke analizuar ende sondazhet që i bëjnë vetë subjektet.

Sipas Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, fushata për zgjedhjet lokale nis tri javë para zgjedhjeve, ndërsa, sipas ligjeve në fuqi, kushdo që keqpërdor fushatën zgjedhore, përgjigjet para drejtësisë.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksandar cvetkovski arsim sinani talat xhaferi vmro-dpmne zgjedhjet lokale ne maqedonin e veriut aleksandar cvetkovski arsim sinani talat xhaferi vmro-dpmne zgjedhjet lokale ne maqedonin e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj