All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Nis punën Gjykata e Posaçme, KLGJ emëron 18 gjyqtarët e parë që do dënojnë kriminelët dhe zyrtarët e lartë (EMRAT)

19 Dhjetor 2019, 08:57 Nga DOSJA
Nis punën Gjykata e Posaçme, KLGJ emëron 18 gjyqtarët e
All - Paragraf - 1

TIRANË- Pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar ditën e djeshme ka emëruar gjyqtarët që do të jenë anëtarët e Gjykatës së Posaçme. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se pas emërimit të këtyre gjyqtarëve, sot fillon funksionimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuartë dymbëdhjetë gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për të cilët vijon procesi i rivlerësimit kalimtar apo nuk ka ende një vendim përfundimtar për konfirmimin në detyrë”, shtohet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi vendimin për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe disa vendimeve të tjera individuale për sistemimin në pozicion të gjyqtarëve të Gjykatave për Krimet e Rënda, të cilat nga dita e nesërme pushojnë së funksionuari si të tilla. Vendimet e sotme janë një hap i rëndësishëm në  vijueshmërinë e reformës në drejtësi, drejt realizimit të pritshmërive që publiku ka ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor e ndaj sistemit gjyqësor në tërësi.

Me vendimmarrjet e sotme, Këshilli plotëson arkitekturën institucionale dhe mekanizmin kushtetues që e bën luftën e përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe në nivelet më të larta të shtetit, një përpjekje reale dhe të mundshme.

Sipas vendimmarrjes së Këshillit, më datë 19.12.2019, fillon funksionimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPSHPKKO) dhe i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO).

Në vijim, Këshilli vendosi caktimin në pozicion të gjashtë gjyqtarëve në detyrë të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë vijon:

Caktimin e përhershëm të gjyqtares Albana Boksi;

Caktimin e përhershëm të gjyqtares Nertina Kosova;

Caktimin e përhershëm të gjyqtares Saida Dollani;

Caktimin e përhershëm të gjyqtarit Dhimitër Lara;

Caktimin e përhershëm të gjyqtarit Sokol Binaj;

Caktimin e përkohshëm të gjyqtares Nure Dreni, për të cilën vijon procesi i rivlerësimit kalimtar.

Gjithashtu, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuartë dymbëdhjetë gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për të cilët vijon procesi i rivlerësimit kalimtar apo nuk ka ende një vendim përfundimtar për konfirmimin në detyrë, si më poshtë vijon:

Gjyqtare Daniela Shirka;

Gjyqtare Etleva Dede;

Gjyqtare Flora Haredinaj;

Gjyqtare Ilirjana Olldashi;

Gjyqtare Irena Gjokaj;

Gjyqtare Marsela Balili;

Gjyqtare Miliana Muçaj;

Gjyqtar Ardit Mustafaj;

Gjyqtar Bib Ndreca;

Gjyqtar Fran Prendi;

Gjyqtar Klodian Kurushi;

Gjyqtar Sandër Simoni.

Më tej, Këshilli, në kushtet e pushimit së funksionuari të Gjykatave për Krimet e Rënda, vendosi transferimin e gjashtë gjyqtarëve, konkretisht Fehmi Petku, Gjovalin Përnoca, Gurali Brahimllari, Idriz Mulkurti, Dhurata Haveri (të gjykatës së apelit) dhe Luan Hasneziri (i gjykatës së shkallës së parë), pranë disa gjykatave të apelit apo të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, duke filluar nga data 19.12.2019 dhe deri në përfundimin për ata të procesit të rivlerësimit kalimtar përpara Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku në rast të konfirmimit në detyrë nga ky i fundit, gjyqtarëte transferuar gëzojnë të drejtën e zgjedhjes për t’u transferuar në çdo pozicion që do të jetë i lirë në atë moment apo që pritet të bëhet i lirë brenda gjashtë muajve, respektivisht në gjykatat e apelit apo të shkallës së parë me juridiksionin të përgjithshëm.

Në përfundim po për shkak të pushimit të funksionimit të Gjykatave për Krimet e Rënda, Këshilli vendosi edhe transferimin e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda z.Dritan Hallunaj, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, detyrë ushtrimin e të cilës e fillon pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë të Tiranës. Gjatë kësaj periudhe, duke qënë se vijon të ruajë statusin e magjistratit, ky gjyqtar duhet të jetë i caktuar në një pozicion në sistemin gjyqësor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte gjyqesor ngrihet gjykata e posacme reforma ne drejtesi keshilli i larte gjyqesor ngrihet gjykata e posacme reforma ne drejtesi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj