LIVE UPDATES
Aktualitet

Një nga zyrtarët më të pasur në vend/ Skeda e pasurisë së Vangjush Dakos

13 Maj 2019, 09:29 Nga DOSJA
Një nga zyrtarët më të pasur në vend/ Skeda e

Vangjush Dako u zgjodh kryebashkiak i Durrësit në vitin 2015-të për herë të dytë me 56.98 % të votave nën siglën e Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane. Megjithatë, reputacioni i tij mori një goditje pas publikimit nga BIRN dhe Zëri Amerikës në janar 2019-të të një serie përgjimesh nga dosja hetimore 339 e Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilat hedhin dritë mbi lidhjet e tij me anëtarë të krimit të organizuar si dhe akuza për shit-blerje votash.

Dako i ka mohuar akuzat, por fakti që përgjimet e dosjes 339 janë kthyer në kalë beteje për opozitën e udhëhequr nga Partia Demokratike në protestat e saj për të përmbysur qeverinë e kryeministrit Edi Rama, mund ta kenë bindur këtë të fundit që të mos e rikandidojë në zgjedhjet e 30 qershorit kryebashkiakun në detyrë të qytetit të dytë më të madh në Shqipëri.

I diplomuar në vitin 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Tiranës, përpara se të bëhej kryebashkiak Dako ka pasur një karrierë të ndarë midis biznesit dhe drejtimit të enteve publike vendore. Pas diplomimit ai ka punuar për një periudhë të shkurtër në ndërmarrjen e shfrytëzimit të ujërave në qytetin e Durrësit dhe më pas si administrator i kompanisë ‘3-D’, e cila ka operuar në sektorin e ndërtimit. Në vitin 2001-2002, Dako është emëruar në krye të policisë ndërtimore për qarkun Durrës dhe në vitet 2004-2005 ka drejtuar zyrën e hipotekës, përpara se të zgjidhej kryebashkiak në vitin 2007.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të vendit në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kryetari i bashkisë Durrës deklaron një pasuri familjare në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2004 – si regjistrues në ZRPP Durrës, prej 12.1 milionë lekë. Ndërkohë në vitin e fundit të deklarimit, deri me 31 dhjetor 2017, pasuria e tij e deklaruar familjare kap një vlerë prej 102 milionë lekë, duke regjistruar një rritje vjetore prej afro 8.2 milionë lekë. Shumica e kësaj pasurie është vënë midis viteve 2004 -2007 si pjesë e një investimi në një pasuri të paluajtshme për ndërtimin e një pallati, në një kohë kur Dako nuk ka qenë zyrtar publik.

Pjesa më e madhe e pasurisë së subjektit përbëhet nga pasuri të paluajtshme në vlerë 84.1 milionë lekë, pasuri të luajtshme në vlerë 3.7 milionë lekë, likuiditete në bankë në vlerë 13.4 milionë lekë dhe likuiditete cash me vlerë 986 mijë lekë.

Gjatë vitet që ka qenë subjekt deklarimi, subjekti ka pasur të ardhura në vlerën 38.8 milionë lekë, nga të cilat 14.9 milionë lekë vijnë nga paga për shkak të funksionit, 5.6 milionë lekë nga paga e bashkëshortes dhe 9.6 milionë lekë nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, nga tw cilat njw vit rezultoi me probleme. Subjekti Vangjush Dako në vitin 2014 nuk justifikon shtesën e pasurisë me burimet e deklaruara në shumën 86,202 lekë (në këtë analizë nuk janë përfshirë shpenzimet e konsumit familjar për periudhën).

Përveç kontrollit aritmetik-logjik, BIRN ndërmori dhe një analizë cilësore të deklaratave të kryebashkiakut Dako për të identifikuar flamuj të kuq.

Nga analiza cilësore e deklaratave rezulton gjithashtu se subjekt në deklarimin Para Fillimit të Detyrës 2007, deklaron se të ardhurat ndër vite janë pasqyruar në faqen konfidenciale të formularit të deklarimit.

Në vitin 2007, subjekti ka deklaruar pallat 11 katësh me sipërfaqe totale 3,640 m2 me vlerë 72,000,000 lekë, por nuk ka të dhëna për burimin financiar të investimit të bërë për ndërtimin e këtij pallati. Detyrimi ndaj personave me të cilët është lidhur kontratë për prenotim apartamenti është në vlerën 80,000,000 lekë, dhe sipas vetëdeklarimit, të gjitha këto detyrime do të shlyhen me dorëzimin e apartamenteve personave porositës mbas regjistrimit të kontratave të shitjes.

Në vitin 2015 dhe 2017 janë lidhur një sërë kontratash shkëmbimi, mes një trualli + ndërtesë që subjekti ka pasur në pronësi kundrejt 7 apartamenteve në plazhin e Durrësit. Dako gjithashtu ka shkëmbyer një apartament të vitit 1994 me sipërfaqe 120 m2+garazh me një apartament 245 m2. Subjekti ka shkëbyer gjithashtu një ndërtesë tjetër + truall me një sipërfaqe toke në fshatin Xhavzotaj prej 4950 m2. Në vitin 2016 djali i subjektit ka deklaruar blerje aksione 35% në shoqërinë ‘Arctic Group’ sh.p.k, me burim krijimi borxhi i dhëne nga xhaxhai, në shumën 966,000 lekë.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pasuria e vangjush dakos vangjush dako pasuria e vangjush dakos vangjush dako


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj