Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Një tjetër drejtori e rëndësishme i merret Shkodrës, Voltana Ademi – Ramës: Hiq dorë sa s’është vonë
17 Prill 2019, 16:23Nga DOSJA
SHKODËR- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, akuzon kryeministrin Edi Rama, se pasi largoi dy drejtori të rëndësishme nga Shkodra, tashmë do të largojë një tjetër drejtori. Bëhet fjalë për Drejtorinë Arsimore Rajonale të cilën sipas Ademit, do të kalohet në varësi të Lezhës.
Sipas saj, nuk ka asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë, ndërsa e quan këtë vendim si çmenduri.
Ajo shprehet se as edhe hakmarrja, përmes të cilës po e trajton Shkodrën prej 6 vitesh ky kryeministër, nuk mund të jetë motiv.
“Nuk kam pritur asnjëherë lajme të mira për Shkodrën nga kjo qeveri. Edhe sot, erdhi një tjetër lajm i keq, i shëmtuar, në kufijtë e të pabesueshmes. Shkodra nuk do të ketë më Drejtori Arsimore Rajonale por do të jetë në varësi të Lezhës, ku do të ketë qendrën një nga katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar”, shprehet Ademi.
Në mbyllje të reagimit të saj, Ademi i bën thirrje si Kryeministrit ashtu edhe ministres së Arsimit të tërhiqen nga ky vendim.
“Sa nuk është vonë, i bëj thirrje publike Ministrisë së Arsimit, ministres Shahini dhe vetë kryeministrit Rama: Tërhiquni sa jeni në kohë! Tërhiquni sepse do të ndjeheni të turpëruar përjetë jo vetëm përballë Shkodrës e shkodranëve por edhe Shqipërisë e shqiptarëve kudo ku janë”, – shkruan Ademi.
Postimi i plotë:
Nuk kam pritur asnjëherë lajme të mira për Shkodrën nga kjo qeveri. Edhe sot, erdhi një tjetër lajm i keq, i shëmtuar, në kufijtë e të pabesueshmes. Shkodra nuk do të ketë më Drejtori Arsimore Rajonale por do të jetë në varësi të Lezhës, ku do të ketë qendrën një nga katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.
Së pari flas si ish- pedagoge, atëherë si qytetare e Shkodrës por edhe kryetare e Bashkisë. Kjo qeveri, ky kryeministër, merr përsipër të tejkalojë edhe diktatorin komunist për 45 vite. Edhe pse Shkodra e shkodranët përjetuan persekucionin më të egër në vend, Instituti i Lartë Pedagogjik ishte më cilësori në vend, duke i dhënë arsimit shqiptar mijëra mësimdhënës që u shquan me kontributin e tyre anëkend Shqipërisë.
E sot, kur Shkodra ka një universitet, Edi Rama po i heq Drejtorinë Arsimore Rajonale, duke e kthyer në një zyrë, si ato që sot janë në Pukë e Malësi të Madhe, në varësi të DAR Shkodër.
Unë nuk dua ta shikoj thjesht si çështje krenarie por e cënimit të mundësisë për zhvillim largimin e DAR nga Shkodra. Aq më shumë, kur kjo çmenduri e qeverisë aktuale (sepse nuk mund ti gjej emër tjetër), vjen pasi u larguan edhe dy drejtori të tjera të rëndësishme si ajo e Arkivave dhe e Ujrave.
Një logjikë normale njerëzore, nuk gjen një arsye, një motiv që të justifikojë këtë veprim të qeverisë. As edhe hakmarrja, përmes të cilës po e trajton Shkodrën prej 6 vitesh ky kryeministër, nuk mund të jetë motiv.
Sa nuk është vonë, i bëj thirrje publike Ministrisë së Arsimit, ministres Shahini dhe vetë kryeministrit Rama: Tërhiquni sa jeni në kohë! Tërhiquni sepse do të ndjeheni të turpëruar përjetë jo vetëm përballë Shkodrës e shkodranëve por edhe Shqipërisë e shqiptarëve kudo ku janë.
E në fund, dua t’u kujtoj se nuk mund ta gjunjëzoni Shkodrën! Nuk ia doli komunizimi me diktatorin Enver Hoxha, e nuk do t’ia dalë as neokomunizmi i ditëve të sotme.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ministri i deleguar Gent Cakaj ka folur rreth kërkesës së pralamentit hoalndez për kthimin e vizave për shqiptarët.I ftuar në edicionin infor...
HOLANDË- Qeveria e Holandës ka marrë dje kërkesën e Parlamentit për rikthimin e vizave për shqiptarët, por duket se nuk do marrë asnjë masë kundër vendit t...
TIRANË- Pas vendimit të shumicës së deputetëve në Parlamentin e Holandës, që qeveria të kërkojë në Komisionin Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë, (...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë nesër në orën 12:00 kryesinë e Partisë Demokratike.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar protestat e zhvilluara në zonën e Bregut të Lumit ku edhe po punohet për projektin e Bulevardit t...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjes mes banorëve e policëve tek Bregu i Lumit.Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se ...
TIRANË- Ish kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka akuzuar qeverinë për gjendjen në të cilën është zhytur Shqipëria. Në një postim në Faceb...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ftuar në “News 24” ka folur lidhur vendimit pro të parlamentit holandez për kthimin e vizave pë...
TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar kërkesën e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët. Në një dalje për mediet, krye...
Tiranë- Ish-deputeti PD-së Ervin Salianji është shprehur së fundmi nga selia e PD-së se Shqipëria është një vend tranzit i trafikut të kokainës. Sipas tij në Sh...