LIVE UPDATES
Editorial

Një vjeshtë e rëndë përpara

8 Korrik 2020, 09:29 Nga DOSJA
Një vjeshtë e rëndë përpara

1.

Kosovën e pret një vjeshtë e vështirë, në kohë paqeje ndoshta më e vështira. Nëse vazhdojnë zhvillimet e kësaj vere, atëherë vendi do të hyjë në vjeshtë me një krizë të thellë shëndetësore e sociale të krijuar nga COVID-19.

Kësaj do t’i shtohet një tronditje politike me konfirmimin eventual të aktakuzave të Gjykatës Speciale. Gjendja do të jetë ndjeshëm më e rënduar me një proces negociator me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja pas një dhjetëvjetëshi joproduktiv dhe pas avanturës trevjeçare të H.Thaçit e A.Vuçiqit për një marrëveshje që do të përfshinte këmbim territoresh dhe këmbim faljesh për krime. Dhe të tëra këto mund të jenë mbi supet e qytetarëve të Kosovës. Qeveria e tanishme nuk ka legjimitet të mjaftueshëm politik për t’u ballafaquar me cilëndo prej këtyre sfidave, lëre më me të gjitha bashkë.

Për ta ndërlikuar situatën edhe më, asnjëra prej sfidave që do ta godasin Kosovën gjatë verës, e do të ndihen më së shumti në vjeshtë, nuk do ta presë radhën e vet, që të gjitha do të përplasen me vendin me teket e veta dhe në të njëjtën kohë. Në garën e sfidave, udhëheqja e Kosovës, në pushtet e në opozitë, do të gjendet në situatën në të cilën e gjeti veten kryeministri Hoti dje. Në momentet kur ai takohej me presidentin Macron për të biseduar rreth rifillimit të negociatave me Serbinë, gjendja e pandemisë COVID-19 duket si të ketë dalë jashtë kontrollit dhe ka gjasa ta ngarkojë aq sistemin shëndetësor sa ta rrezikojë kolapsin e tij.

2.

Nëse vazhdon me këtë ritëm pandemia e koronavirusit, Kosova do të ballafaqohet me së paku tri grupe problemesh. I pari grup është shëndetësor dhe me këtë ritëm të progresionit, sistemi shëndetësor çfarë e kemi pasur deri më tani do të shembet. Në studimin e bërë nga MTI (Instituti i Masaçusetsit për Teknologji) në 84 vende të botës del se për çdo të sëmurë të identifikuar me koronavirus janë edhe dymbëdhjetë të paidentifikuar. Në rastin e Kosovës i bie që të jenë dyzet mijë të infektuar, të cilët për shkak të mungesës së testimit nuk janë të identifikuar si të tillë dhe janë shumëzues të shpejtë të virusit në tërë vendin. Për më tepër, dy hamendësimet pranverore, se virusi do të dobësohet nga temperaturat e larta e rrezet ultraviolete verore apo se shoqëritë do të fitojnë ‘imunitetin e tufës’ dolën të mos e ndalin pandeminë. Jo, rrezet ultraviolete nuk e kanë dobësuar virusin dhe jo, nuk ka imunitet të tufës; virusi paraqitet edhe për së dyti tek ata që e kanë kaluar një herë.

Grupi i dytë i problemeve është i dimensionit social, me pyetjen e parë që e ka në kokë çdo prind: a do të fillojë mësimi në banka shkollore në shtator, gjegjësisht fakultetet në tetor? Me këtë ritëm të infektimit, mund të ndodhë që përgjigjja të mos jetë pozitive. Karantinimi dhe mësimi online ka implikacione dhe kosto të mëdha sociale dhe ekonomike.

Dhe, pra, grupi i tretë i problemeve, ai ekonomik. Tremujori i dytë i këtij viti do të jetë një rënie spektakulare të ekonomisë të cilën Kosova e ka përjetuar vetëm gjatë tre muajve të bombardimit të vitit 1999. Edhe vera do të ketë ngadalësim të ritmeve sociale dhe ekonomike dhe është lehtë e parashikueshme që përkundër dërgesave të remitancave nga diaspora, ulja e madhe e kërkesës të shfaqet me numra negativë të rritjes ekonomike. Nëse ky ngadalësim vazhdon edhe në ditën e parë të fillimit të shkollave, atëherë rënia ekonomike do të jetë e paprecedentë.

3.

Lehtësia me të cilën gjatë pranverës së këtij viti kriza rreth COVID-it u zëvëndësua në listën e përparësive nga negociatat Kosovë-Serbi duhet të jetë për brengë e për mësim. Gjatë pranverës u rikomponua skena politike dhe qeverisëse e vendit për një ngarendje surreale për në Washington. Tash, gjatë verës, në momentin e shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në Kosovë, vendin e përparësisë së vëmendjes sërish përpiqen ta marrin negociatat, kësaj here me ndërmjetësim evropian, e me vendndodhje në Bruksel.

Për dallim prej atyre të Washingtonit, që sipas ish-këshilltarit për siguri kombëtare Bolton, mund të ishin kurorëzim i një projekti këmbimesh territoriale dhe këmbim krimfaljesh të inicuar nga A.Vuçiq dhe H.Thaçi, këto të Brukselit janë në një përpjekje për rifillim. Pra, më shumë se çdo gjë, janë një rishpallje ceremoniale se po fillon një fazë më serioze e ‘dialogut’, faza përfundimtare.

Nëse është kështu, atëherë Kosovës po i jepen disa javë, më së shumti dy muajt e verës, për të konsoliduar një mendim se si do të procedojë më tutje me negociatat dhe me çfarë forme të forcimit të legjitimitetit politik. Dy prej disa formulave të deritanishme – “nuk do të negociojmë këtë dhe atë apo se nuk ka rëndësi kush negocion se në fund edhe ashtu do të votojë Kuvendi”- nuk pinë më ujë, nëse kanë pirë ndonjëherë. Javët në vijim do të formësojnë kontekstin dhe parimet negociatore, dhe do të jetë me rëndësi parësore çfarë do të jetë tryeza e bisedimeve dhe kush do të ulet në të.

4.

Edhe po të mos mjaftonte me kaq, vendi mund të ballafaqohet me ngritjen, tashmë të konfirmuar, të akuzave ndaj H.Thaçit dhe K.Veselit nga Gjykata Speciale. Një veprim i këtillë do ta trazonte skenën politike në tri drejtime. I pari, me krijimin e një narracioni të ri ndërkombëtar që do të lidhte figura të spikatura të jetës politike me krime, qoftë gjatë luftës, qoftë në periudhën e pasluftës. Për një kohë jo të shkurtër, një proces gjyqësor mund ta vendosë të kaluarën e afërt të Kosovës në një kontekst dukshëm negativ.

Drejtimi i dytë i trazimit ka të bëjë me njërën prej partive më të rëndësishme politike, e cila gjatë një periudhe ishte aq e fortë sa të kishte edhe shërbimin e vet sekret. Largimi eventual i dy prej figurave udhëheqëse të saj do të krijonte një zbrazëtirë në udhëheqje që do të duhet të mbushet. Çfarë do të ishte drejtimi dhe personaliteti i drejtimit të PDK-së doemos do të ndikonte edhe në skenën politike të vendit në tërësi.

Dhe i treti ka të bëjë me nevojën që, në rast të largimit të Thaçit, të zgjidhet Presidentja/Presidenti, që kërkon, sipas aktgjykimit të Kushtetueses, marrëveshje politike madje edhe për prani në sallë të dy të tretave të anëtarëve të Kuvendit.

5.

Kosova nuk e ka luksin të zgjedhë se cilëndo prej sfidave do të adresojë. Madje, edhe po t’i jepej shansi që të merrej me vetëm njërën prej tyre, vendi ka nevojë për më shumë kapacitet qeverisës dhe më shumë legjitimitet politik sesa ka sot.

Pra, që të gjitha këtyre sfidave të vjeshtës do t’u shtohet një gjatë verës: si të hyjë vendi më i forcuar politikisht në atë që do të jetë vjeshta më e rëndë pas luftës së vitit 1999?

Marrë nga Koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial kosova situata politike ne kosove veton surroi kosova situata politike ne kosove veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 6 Korrik 2020, 08:52

A është në rrezik liria e besimit në BE?

TIRANË- Figura kryesore të bashkësive fetare të Evropës u shprehën me shqetësim për vendimin e Komisionit Evropian për të mos pasur më një të ngarkuar të p...

Editorial 2 Korrik 2020, 09:21

Presidencë në kohën e Coronës

GJERMANI- Ndryshimi i presidencës së BE më 1 korrik normalisht nuk do të ishte ndonjë ngjarje e madhe. Që nga themelimi i Komunitetit në 1957, çdo gjasht...

Editorial 1 Korrik 2020, 09:28

Edhe një i mllefosur më shumë

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë shfaqi mllefin dhe mungesën e përsëritur të ndjeshmërisë për KosovënNëse do gjykuar prej deklaratave publike, vizita e krye...

Editorial 1 Korrik 2020, 06:19

Të mos personalizohet historia e Kosovës!

GJERMANI- Në dukje i prerë në fytyrë, por megjithatë me ton të qetë dhe mjaft të kontrolluar, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi iu drejtua përmes një vid...

Editorial 30 Qershor 2020, 11:14

Merkel dhe Macron tregojnë vendosmëri

Pak para fillimit të presidencës gjermane të BE-së, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Francez Emmanuel Macron demonstruan unitet në përballimin e pandemis...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë