LIVE UPDATES
Ekonomi

Njohja e shiptarëve kur nuk kishte rrjete sociale: Jam Beni, do të jem në filan vend, me një banane në dorë

13 Qershor 2021, 20:13 Nga DOSJA
Njohja e shiptarëve kur nuk kishte rrjete sociale: Jam Beni, do të jem

Kishte dhe dikur Instagram, Tik-Tok, Tinder apo dhe emisione që bënin “mblesëri”. Ndryshe nga tani, pak për shkak të pamundësisë, kulturës dhe kohës e pak sepse më parë njerëzit kishin frikë të tregonin veten dhe dëshirat e tyre, këto mundësi njohjeje ekzistonin në mënyrë tjetër. Ndryshe nga disa emisione “njohjeje” të ditëve të sotme, ndoshta me njëmijë e një filtra dhe ndërhyrje, dikur njerëzit njiheshin me njëri-tjetrin me një “Kërkoj një vajzëdjalë për njohje…” dhe me “Do të jem në filan vend, me një banane në dorë”. Për herë të parë në Shqipëri një rubrikë njohjesh është bërë në vitin 1994 nga Botuesi i Gazetës “Intervista” Artan Kristo.

“Indicien e kam marrë në shtypin francez gjatë kohes kur isha atje per studime pasuniversitare dhe mendova se sa të kthehem në Shqipëri do ta bëj”, thotë Kristo.

Ishte një rubrikë ku njerëzit mund të kërkonin dikë që kishin parë diku apo dhe të kërkonin të krijonin një njohje. Mesazhet e para ishin një trillim pasi njerëzit ishin skeptik dhe normalisht ishte dhe koha edhe mentaliteti.

Njoftimi i parë, fals, ishte një njoftim i llojit “Kam parë një vajzë në autobusin e Durrësit…” dhe për çudi, që pas njoftimit te parë kishte tmerrësisht njoftime, kryesisht ishin nga meshkujt që shihnin femra në rrugë apo ambiente të ndryshme dhe i kërkonin në gazetë.

“Femrat gjithmonë kanë pasur ndrojtje dhe ishte diçka që lidhej edhe me mentalitetin e asaj kohe dhe u desh të bëhej i njëjti “rreng” dhe për femrat”.

U deshën 2 njoftime false që pastaj të shkruanin dhe femrat. “Pas muajit të parë, ne nuk bëmë asnjë njoftim shtesë sepse kishim aq shumë sa nuk mund t’i përballonim dot”, thotë Kristo.

Në një javë postieri çonte një karton të mbushur me letra.

Bëhej njohja dhe ishte momenti i takimit. Duke qenë se nuk kishin celularë, “u shpik” një mënyrë për t’u dalluar. Njerëzit thonin “do jem me një banane në dorë” dhe kishte raste kur dilnin dhe katër persona me banane në dorë, kjo tregon ndoshta dhe mungesën e një skenari.

Pastaj filluan të futeshin numrat dhe njerëzit linin numrat siç sot lënë një dm, follow, add.

“Kishim shumë frikë t’i nxirrnim numrat sepse dikush mund të kishte inat dikë dhe ekzistonte mundësia që të dërgonte numrin e dikujt për ti bërë keq”.

U bë një listë shumë e gjatë numrash dhe Kristo me gazetarët vendosën ti verifikojnë të gjithë numrat. Ishte një vajzë që rrinte katër orë në ditë vetëm që të verifikonte numrat.

Pse e bëri Kristo një rubrikë të tillë?

Për të tërhequr lexuesin dhe për të ndihmuar njerëzit. Ishte një mënyrë për të tërhequr lexuesin dhe aq shumë u bë kjo sa, “pa dëshirën time, Gazeta “Intervista” u identifikua me këtë rubrikë”. Ishte një ndihmë sepse nuk kishte asnjë vend apo dhe mënyra ku mund të njiheshin njerëzit, ishin më të mbyllur.

Kishte të moshuar që dërgonin letra dhe siç tregon Kristo, po të lexoje një letër të një të moshuari ishte një kënaqësi më vete.

Njohjet funksiononin për aq kohë sa ka pas raste që “na sillnin dhe llokume apo vinin pas shumë vitesh që ishin të martuar dhe na thonin se janë njohur te Gazeta”.

Kishte njerëz që jua linin letrat gazetashitësve apo dhe shkonin tek zyra për ta dërguar vetë. Ishte një rubrikë që emancipoi lexuesin, i bëri më të hapur dhe më të komunikueshëm dhe ishte një rubrikë sociale, një nevojë për atë kohë.

Komuniteti LGBTI gjithnjë e më shumë po fiton të drejta edhe në Shqipëri. Por para disa vitesh këto persona kishin të fshehur orientimin e tyre seksual në skutat më të thella dhe “gjetën strehim vetëm tek letrat”.

“Kemi qenë të parët që kemi botuar lajmërim për homoseksualët dhe kishte shumë reagime njerëz që thoshin “s’keni turp, pse i botoni e gjëra të tilla”, thotë Kristo

Ishte bombë për njerëzit por më pas kishte goxha të tjerë homoseksualë që ndoqën të njëjtën linjë dhe Kristo shprehet krenar se i kanë ndihmuar. Ishte hera e parë që flisnin, kishin mundësi të “bënin jetën që donin”.

Një shembull është dhe historia që Kristo e kujton edhe sot edhe pse kanë kaluar vite. “U bëmë kuriozë sepse na vinte shpeshherë një letër e shkruar bukur, e rregullt dhe një zarf i mbyllur bukur. Dukej se ishte dikush”, thotë Kristo. Letra përmblidhej në këto fjalë: “Jam një zotëri, kërkoj të lidhem me një djalë të ri…”.

Kutia postare e “Intervistës” ishte ngjitur me derën e redaksisë dhe Kristo thotë se një ditë ai e kishte rastisur ” zotërinë misterioz”. Ai kishte parë dikë të veshur me kostum, kapele, të shkurtër. E kishte ndjekur, e kishte parakaluar dhe i kishte prerë rrugën. Kishte kthyer kokën për ta parë, por “zotëria misterioz” e kishte hequr kokën nga ana tjetër për të mos u njohur.

“Bëra sikur nuk e pashë por ishte një person publik, i cili në kohën e komunizmit ka qenë në rang ministri. Një nga pesë figurat më aktive në jetën politike, 67-vjeçar, një njeri shumë i mirë, një familjar shumë i mirë dhe ishte homoseksual”, kujton Kristo.

Ishte diçka që e bënte nga halli sepse në atë kohë përveç se ishte e pamundur të njiheshe me dikë, ai ishte person publik.

Kishte gjithashtu dhe femra që e përdornin rubrikën për prostitucion. Aq sa shkonte dhe policia që mendonte se Kristo është i lidhur me to por kur shikonin numrin e madh të njoftimeve e kuptonin se ishin vetë njerëzit që dërgonin njoftime, pa ndërhyrjen e askujt. “Ishin nga të gjitha rangjet, duke nisur nga pleq pensionist që kërkonin nuse e deri tek ato me post”, thotë ai.

Kur kaloi njoftimi në celular u shtua më shumë fluksi. Kishte njerëz që blinin numër dhe e mbanin vetëm për të bërë njoftime në Gazetë dhe ishin mesazhe me plot gabime por kurrë nuk janë rregulluar, nuk ka pasur asnjë filtër sepse përveç se nuk kishin kohë për të gjitha njoftimet, mesazhet duhet të dilnin si vinin. Tani ka më pak fluks. Në fillim 99% donin nuse dhe burra ndërsa tani është e kundërta, tani kërkojnë dashnore dhe dashnorë me kërkesa të llojit “Ky është numri im, bëni vetëm zile ose telefononi deri në orën 20:00…”. Kjo rubrikë vazhdon akoma dhe tani të gjithë kërkojnë vetëm dashnore.

Kur nuk kishte skenare televizive, njohjet bëheshin me një njoftim, një gazetë dhe një banane…

GAZETA Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale njohja e cifteve njohja e cifteve


Sondazh

Poll
Ekonomi 11 Qershor 2021, 05:57

Raporti i kredive me probleme ulet bie me 7.88%

TIRANË– Raporti i kredive me probleme shënoi një tjetër rënie të lehtë për muajin prill. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muaji...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj