LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuk i pranoi të futen brenda lokalit, përleshen me sëpata e pistoleta pronari me klientin në Babrru 

21 Janar 2021, 17:06 Nga DOSJA
Nuk i pranoi të futen brenda lokalit, përleshen me sëpata e

TIRANË – Përleshje me sëpata dhe pistoleta në kokë. Kjo është skena e një grindjeje të ndodhur në Babrru, që nuk ka asnjë motiv tjetër veçse refuzimin e pronarëve të lokalit për të pranuar brenda një klient që e konsideronin të padëshiruar.

Përse u përleshën?

“Kam një dyqan dhe ngjitur menaxhoj edhe një bar kafe të vogël”, nisi ta shpjegojë 28-vjeçari D. Ll, incidentin e armatosur mes tij dhe klientit të padëshiruar në kafene. Isha në spital tek ime më, kur më telefonon stafi, më tregojnë se në lokal kishte shkuar një person që po i ofendonte dhe po sillej keq. Shkova menjëherë dhe e pyeta si ishte puna? Kërkoi të hynte në lokal për të pirë kafe, i kujtova se ishte i padëshiruar në biznesin tim. Ky person ishte gjithashtu kushëriri im, por prej kohësh nuk e pranoja në lokal – dëshmon pranë oficerëve i riu.

Ai kishte thënë nuk pyes për njeri dhe fjalë të tilla, dhe kur stafi i ka thënë që nuk duhet të hynte në lokal ai ishte nevrikosur, – rrëfen në vazhdim që pas asaj që ka ndodhur, është gjendur si në far west e po ashtu edhe nën sulmet verbale të sharjeve të S. T, i cili me veprimet e mëpasshme tregoi se ofendimet ishin më e pakta që mund të bënte. Policia thekson se dëshmia e pronarit dhe stafit mbështetet edhe nga kamerat e sigurisë ku i kërkuari shfaqet me pistoletë në dorë duke ua drejtuar të tjerëve.

“S. T kur u refuzua për të pirë kafe shkoi tek motori i tij që e kishte lënë aty afër, mori sëpatën dhe m’u vërsul. Na tha do t’ju çaj kokën, ty dhe vëllezërve, ne arritëm ta ndalonim duke e qetësuar. Por ai me kërcënime shtoi se nuk e linte me kaq dhe u nis drejt shtëpisë së tij”, mësohet të ketë rrëfyer pronari.

Sipas policisë pa kaluar shumë kohë, një vajzë e vogël duke vrapuar i ka njoftuar “po vjen S. T, ka në dorë një pistoletë”.

Policia bën me dije se kallëzuesi së bashku me vëllezërit kanë vrapuar për t’u fshehur pranë uzinës së tankeve për të shpëtuar jetën e tyre. Për të minimalizuar dëmet njëri prej tyre është kujtuar për policinë dhe ka telefonuar për ndihmë. Por teksa të rinjtë janë fshehur në një vend të sigurt, i kërkuari ka vijuar ta shfryjë mllefin me armë duke gjuajtur me pistoletë. Kësaj radhe nën kërcënim është gjendur shtetasi P. Ll që është babai i djemve dhe që me qetësi dhe me lutje ia ka marrë armën nga dora të kërkuarit duke iu lutur që nëse dëshironte ai mund të ulej në kafene dhe ishte i mirëpritur nga stafi.

Burri që e qetësoi S. T mësohet se është personi që më pas ka kryer kallëzimin, teksa policia ka mbërritur për shkak të njoftimit në telefon nga djemtë.

“Djali im ia kapi sëpatën dhe ia hodhi larg, kushëriri ishte i nevrikosur dukej si i pijshëm, u munduam ta qetësojmë dhe i kërkuam të shkojë në shtëpi, por më vonë ai hapi derën e marketit e shtyu me dhunë dhe pashë që në dorën e djathtë mbante një pistoletë. Aty ishte edhe e ëma e tij e të tjerë që nuk i mbaj mend se u trondita psikologjikisht. Ai tentoi të gjuajë drejt meje, e shtyva, ia ngrita dorën lart. Pastaj e qetësova me fjalët; më vrit mua pasi nipat nuk vriten”, dhe pas kësaj fjale ai ma la pistoletën.

Burri tregoi se pas kësaj ngjarjeje në dyqan ka shkuar kasapi i lagjes që i është lutur “ma jep mua pistoletën, pasi S. mund të kthehet dhe në atë gjendje që isha mund të qëlloja. Ia dhashë me qëllim për ta fshehur”, deklaron P. Ll.

Policia shton për Gazetën “Si” se me gjithë këtë situatë horror, ky shtetas është përpjekur ta lehtësojë situatën e të riut që është shpallur në kërkim, duke këmbëngulur se ai nuk kishte gjuajtur me armë. “Ne nuk kemi konflikte me S. T, ai është djemtë e mi janë nipat e babait të S. Policia këmbëngul se nga këqyrja e kamerave në dyqan dallohet se si burri konfliktohet me të riun që mban në dorë një pistoletë, se si disa të tjerë ndërhyjnë për ta neutralizuar mes tyre edhe një grua e moshuar ende e paidentifikuar.

“Në orën 12.09 aty afrohet një këtij shtetasi i afrohet A. K, e merr pistoletën e fut në brez dhe ikën në drejtim të rrugës kryesore”. Policia thotë se kjo ndërhyrje ka ndodhur për të ndihmuar situatën e të riut, pasi ndërkohë afrohen automjetet e policisë dhe nëse arma do ishte gjetur gjendja e tij do ishte rënduar më tej.

Policia ka ndjekur gjurmët e kamerës dhe se ka po shkonte shtetasi A. K që mori pistoletën. “Në shtëpinë me qira ku jeton A. K pamë gjurmë gjaku, kontrolluam dhe nuk gjetëm asgjë, nuk e gjetëm as A. K. Kontrolli i shtëpisë u bë në prezencë të kryeplakut”, thotë një burim për gazetën Si. Pasi nuk e ka gjetur këtë person, por ka administruar njollat e gjakut në banesë dhe një bluzë me gjak, që shton dyshimet se A. K mund të jetë i lënduar, policia e ka shpallur edhe atë në kërkim për përkrahje të autorit të krimit. Sidoqoftë mes një numri të madh personash të pyetur është edhe emri i një gruaje që u shkëmbye me burrin që mori pistoletën për të neutralizuar grindjen e çuditshme.

Marre nga: Gazeta Si

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perleshja ne tirane perleshja ne tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Janar 2021, 15:57

TIRANË- Ministrja Arsimit Evis Kushi, e cila ishte e pranishme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku është marrë vendimi që Universitetet të va...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj